13/08/2021
Vakcinimi i shtatzënave
Qenra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), në SHBA, si dhe Kolexhi Amerikan i Obstetër Gjinekologëve(ACOG) me rekomandimin më të ri u bëjnë thirrje të gjitha shtatzënave të vakcinohen ndaj Covid19.
Duke qenë se shtatzënat janë më të ndjeshme ndaj infeksionit, si dhe komplikimet e shtatzënisë janë më të mëdha në rast të infektimit, ftohen të gjitha shtatzënat që sa më parë të vakcinohen.
Vakcina jo vetëm që është e sigurtë për shtatzënën por mund të ofroj imunitet edhe për të porsalindurin.
Poashtu nënat gjidhënëse dhe ato që planifikojnë shtatzëninë duhet të vakcinohen.