Laboratori i Mikrobilogjisë Klinike "Dreni-Mikrobiolab"-Prizren

  • Home
  • Kosovo
  • Prizren
  • Laboratori i Mikrobilogjisë Klinike "Dreni-Mikrobiolab"-Prizren

Laboratori i Mikrobilogjisë Klinike "Dreni-Mikrobiolab"-Prizren Laboratori "Dreni-Mikrobiolab" është hapur më 15 Nëntor 2007, nga Dr.Fadil A.Kryeziu - specialist i mikrobiologjisë klinike.

Koprokultura është një analizë mikrobiologjike e mostrës së f***sit që ndihmon në identifikimin e baktereve shkaktare të...
20/08/2026

Koprokultura është një analizë mikrobiologjike e mostrës së f***sit që ndihmon në identifikimin e baktereve shkaktare të infeksioneve të zorrëve.

🧫 Salmonella dhe E. coli O157 janë ndër patogjenët e rëndësishëm që mund të shkaktojnë diarre, dhimbje abdominale dhe temperaturë.

🔬 Zbulimi i hershëm ndihmon në diagnostikim dhe trajtim më të përshtatshëm.

18/08/2026
Strishot endocervikale dhe vaginale janë analiza mikrobiologjike që përdoren për të identifikuar bakteriet, candidat dhe...
18/07/2026

Strishot endocervikale dhe vaginale janë analiza mikrobiologjike që përdoren për të identifikuar bakteriet, candidat dhe mikroorganizmat e tjerë që mund të shkaktojnë infeksione të traktit gjenital.

Rekomandohet të bëhen kur kemi:
• Sekrecione vaginale të pazakonta
• Erë të pakëndshme
• Kruarje ose djegie
• Dhimbje gjatë urinimit ose marrëdhënieve seksuale
• Kontroll para ose gjatë shtatzënisë, sipas rekomandimit të mjekut

Tek Dreni Mikrobiolab analizat realizohen me profesionalizëm dhe metoda bashkëkohore, për rezultate të sakta dhe të besueshme.

Na kontaktoni për më shumë informacione: 044 190 877

Gjak okult në f***s - FOB FOB( F***l Occult Blood ) është një analizë që zbulon praninë e gjakut të padukshëm në f***s, ...
13/07/2026

Gjak okult në f***s - FOB

FOB( F***l Occult Blood ) është një analizë që zbulon praninë e gjakut të padukshëm në f***s, i cili nuk mund të shihet me sy të lirë.

Pse duhet të bëhet?
Ndihmon në zbulimin e hershëm të gjakderdhjeve në traktin tretës dhe mund të jetë një tregues për probleme si polipet, inflamacionet e zorrës apo ndryshime të tjera që kërkojnë vlerësim mjekësor.

Zbulimi i hershëm mundëson trajtim më të shpejtë dhe më efektiv.

Kalprotektina është një analizë e feçeve që ndihmon në zbulimin e inflamacionit në zorrë. Ajo përdoret për të dalluar së...
07/07/2026

Kalprotektina është një analizë e feçeve që ndihmon në zbulimin e inflamacionit në zorrë.
Ajo përdoret për të dalluar sëmundjet inflamatore të zorrëve nga çrregullimet funksionale, si sindroma e zorrës së irrituar.

Kur duhet të bëhet?
• Kur keni diarre të vazhdueshme
• Dhimbje barku
• Gjak në feçe
• Dyshim për sëmundje inflamatore të zorrëve
• Për monitorimin e ecurisë së trajtimit

Përfitimet:
• Test jo invaziv dhe i thjeshtë
• Ndihmon në diagnozë të hershme
• Shmang ekzaminimet e panevojshme invazive në shumë raste
• Ofron informacion të vlefshëm për mjekun në vendimmarrje.

Chlamydia është një infeksion seksualisht i transmetueshëm që shpesh zhvillohet pa simptoma, duke rritur rrezikun e komp...
03/07/2026

Chlamydia është një infeksion seksualisht i transmetueshëm që shpesh zhvillohet pa simptoma, duke rritur rrezikun e komplikimeve nëse nuk diagnostikohet në kohë.

Nese nuk trajtohet, mund te çoj në
komplikacione serioze si: Infertilitet, inflamacion pelvik (PID) dhe rritje te rrezikut per shtatzeni
ektopike.

Testimi rekomandohet për individët me kontakte të pambrojtura, praninë e simptomave ose si pjesë e kontrollit rutinë të shëndetit seksual.

Diagnostikimi i hershëm është kyç për trajtim efektiv dhe parandalimin e transmetimit.

Për më shumë informata: 044 190 877

Çfarë është urinokultura?Urinokultura është analiza mikrobiologjike që zbulon bakteriet shkaktare të infeksionit urinar ...
01/07/2026

Çfarë është urinokultura?

Urinokultura është analiza mikrobiologjike që zbulon bakteriet shkaktare të infeksionit urinar dhe përmes antibiogramit përcakton antibiotikun më të përshtatshëm për trajtim.

Urinokulturën duhet ta bëni nëse keni:
• Djegie ose dhimbje gjatë urinimit
• Urinim të shpeshtë
• Dhimbje në pjesën e poshtme të barkut ose shpinës
• Ndjesi të moszbrazjes së plotë të fshikëzës

Mostra preferohet të merret nga urina e parë e mëngjesit, por mund të merret edhe gjatë ditës.

Diagnoza e hershme ndihmon në trajtimin e duhur dhe parandalon komplikimet.

Analizat e urinokulturës realizohen me kujdes dhe saktësi në Laboratorin Dreni Mikrobiolab.

Për më shumë informata na kontaktoni: 044 190 877

Testi për Helicobacter Pylori bëhet në Laboratorin “Dreni - Mikrobiolab”.Ky test është i rëndësishëm për diagnostikimin ...
29/06/2026

Testi për Helicobacter Pylori bëhet në Laboratorin “Dreni - Mikrobiolab”.
Ky test është i rëndësishëm për diagnostikimin e infeksionit që lidhet me problemet e stomakut, si gastriti dhe ulçera.

Për informacione na kontaktoni në numrin: 044 190 877.

Shërbim profesional dhe i saktë laboratorik për kujdesin ndaj shëndetit tuaj.

Urime 17 vjetori i Pavarësisë!
17/02/2025

Urime 17 vjetori i Pavarësisë!

26/11/2024

Ofertë Pune.
Laboratori “Dreni-Mikrobiolab” kërkon punëtore, drejtimi Teknik laborant.
Të interesuarat mund të lajmerohen në laborator, cdo ditë pune nga ora 10:00 deri në ora 12:00 apo në numrin e telefonit 049 190 877.

Address

Prizren
20000

Opening Hours

Monday 07:00 - 19:00
Tuesday 07:00 - 19:00
Wednesday 07:00 - 19:00
Thursday 07:00 - 19:00
Friday 07:00 - 19:00
Saturday 07:00 - 16:00

Telephone

+38344190877

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Laboratori i Mikrobilogjisë Klinike "Dreni-Mikrobiolab"-Prizren posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category