Spitali i Përgjithshëm Prizren - “prim.Dr.Daut Mustafa”

Spitali i Përgjithshëm Prizren - “prim.Dr.Daut Mustafa” Spitali i parë për nevoja të popullatës në Prizren u hap në vitin 1871 dhe kishte 100 shtretër…

Këshilli Profesional diskuton Planin e Veprimit Institucional 2026–2029Prizren, 25 gusht 2026Sot, në amfiteatrin e spita...
25/08/2026

Këshilli Profesional diskuton Planin e Veprimit Institucional 2026–2029

Prizren, 25 gusht 2026

Sot, në amfiteatrin e spitalit, u mbajt mbledhja e Këshillit Profesional, në të cilën morën pjesë shefat dhe kryeinfermierët e reparteve, si dhe udhëheqësit e njësive.
Në këtë takim, Drejtori Ekzekutiv, MSc. Osman Hajdari, prezantoi Planin e Veprimit Institucional, ndërsa si pikë referimi për hartimin e këtij plani prezantoi tri dokumente: Planin e Punës 2026, Planin Zhvillimor Institucional 2026–2029 dhe Planin e Veprimit Institucional 2026–2029.
“Qëllimi i takimit është prezantimi i strukturës së planit, roli i zbatimit dhe kërkesa për mbështetjen institucionale për fazën e implementimit”, tha Drejtori Ekzekutiv, duke theksuar se plani përmban 5 objektiva strategjike dhe 189 aktivitete.
Objektivat e Planit të Veprimit Institucional përfshijnë: Përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore; Sigurimi i burimeve njerëzore kompetente dhe edukimit të vazhdueshëm profesional; Përmirësimi i infrastrukturës dhe pajisjeve teknologjike;Avancimi i partneriteteve vendore dhe ndërkombëtare dhe Krijimi i shërbimeve të reja dhe avancimi i spitalit në nivel terciar.
Në plan, për çdo objektiv dhe aktivitet është caktuar një ekip ose grup punues specifik, përgjegjës për zbatimin e tyre. Grupet përfshijnë përfaqësues nga niveli mjekësor, infermieror, administrativ dhe teknik i spitalit.
Për çdo aktivitet janë përcaktuar detyrat, afati i realizimit (TM1–TM4, për periudhën 2026–2029), kostoja dhe burimi i financimit.
Grupet punuese përfshijnë: Cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve; Sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë në nivel departamenti; Ngritjen e kapaciteteve dhe grumbullimin e të dhënave;Infeksionet intrahospitalore; Raportet e standardizuara të punës; Kënaqësinë e pacientit dhe matjen e përvojës së pacientit; Komunikimin profesional koleg–pacient–komunitet; Auditet klinike dhe Planin e Kujdesit Infermieror.
Në kuadër të mbledhjes, Drejtori Mjekësor, Dr. Shefki Xharra, prezantoi Dokumentin e Rendit Shtëpiak, ndërsa Drejtoresha e Infermierisë, Burbuqe Gashi, prezantoi Procedurat Standarde të Infermierisë.
Ndërkaq, Drejtori i Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta, MSc. Lumrim Murtezaj, raportoi për fazën e dytë të DDD-së, duke kërkuar bashkëpunim dhe koordinim të përbashkët për realizimin sa më efikas të DDD-së.
Pas prezantimeve, anëtarët e Këshillit Profesional e vlerësuan të rëndësishëm Planin e Veprimit Institucional, duke shprehur gatishmërinë për zbatimin e detyrave dhe obligimeve të përcaktuara, si dhe realizimin e aktiviteteve konkrete.
Mbledhja shërbeu si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të koordinimit institucional dhe angazhimit të përbashkët të të gjithë profesionistëve në zbatimin e objektivave strategjike të institucionit.

11/08/2026

KËRKESË PËR SAKTËSI NË RAPORTIMIN DHE IDENTIFIKIMIN E INSTITUCIONEVE SHËNDETËSORE

Prizren, 11 gusht 2026
Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, duke vlerësuar rëndësinë e informimit të drejtë, të saktë dhe profesional të opinionit publik, u drejtohet mediave, portaleve dhe platformave informative me kërkesën që gjatë raportimit për ngjarje të ndryshme të bëhet identifikimi i qartë i institucionit ku ka ndodhur ngjarja dhe, kur është e mundur, të përdoren materiale fotografike apo filmike që i përkasin lokacionit përkatës.

Kjo kërkesë vjen pas disa rasteve kur, gjatë raportimit për ngjarje të ndodhura në Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF) në Komunën e Prizrenit, janë përdorur pamje nga ambientet e Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”. Një praktikë e tillë krijon paqartësi dhe perceptime të pasakta te publiku lidhur me institucionin ku ka ndodhur ngjarja dhe përgjegjësinë institucionale.

Në këtë kontekst, rikujtojmë se Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare në Komunën e Prizrenit janë institucione të ndryshme shëndetësore, me funksione dhe struktura të ndryshme të menaxhimit. Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është pjesë e SHSKUK-së dhe funksionon në kuadër të sistemit shëndetësor të Republikës së Kosovës dhe nën përgjegjësinë e Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa Qendrat e Mjekësisë Familjare janë nën menaxhimin e Komunës së Prizrenit.

Andaj, kërkojmë që në raportimet e ardhshme të bëhet dallimi i qartë ndërmjet këtyre institucioneve dhe të përdoren, sa herë që është e mundur, pamje autentike që korrespondojnë me vendin ku ka ndodhur ngjarja. Një qasje e tillë kontribuon në shmangien e keqinformimit dhe në ruajtjen e besimit të publikut ndaj institucioneve shëndetësore.

Kjo kërkesë nuk synon kufizimin e lirisë së medias, pavarësisë editoriale apo të drejtës për informim dhe raportim. Përkundrazi, e konsiderojmë atë si një mundësi për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shëndetësore dhe mediave, në interes të informimit sa më të saktë, objektiv dhe të besueshëm të qytetarëve.

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” mbetet i hapur për bashkëpunim dhe komunikim me mediat, me qëllim që informacioni për institucionin dhe veprimtarinë e tij të jetë i qartë, i saktë dhe profesional.

Falënderojmë të gjitha mediat për bashkëpunimin, profesionalizmin dhe mirëkuptimin.

Me respekt,
Drejtoria
Spitali i Përgjithshëm
“Prim.Dr.Daut Mustafa”- Prizren

Prezantohen Procedurat Standarde të Operimit për Kujdesin InfermierorPrizren, 7 gusht 2026Në amfiteatrin e Spitalit të P...
07/08/2026

Prezantohen Procedurat Standarde të Operimit për Kujdesin Infermieror
Prizren, 7 gusht 2026
Në amfiteatrin e Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren u mbajt një takim me kryeinfermierët dhe kryeinfermieret e reparteve, gjatë të cilit ushtruesja e detyrës së Drejtoreshës së Infermierisë, znj. Bubruqe Gashi, prezantoi Procedurat Standarde të Operimit (PSO) për kujdesin infermieror.
Gjatë fjalës së saj, znj. Gashi theksoi se zbatimi i Procedurave Standarde të Operimit përbën një hap të rëndësishëm drejt avancimit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore, rritjes së sigurisë së pacientëve dhe unifikimit të praktikës infermierore në përputhje me standardet profesionale dhe etike.
Ajo vlerësoi rolin dhe përgjegjësinë e kryeinfermierëve dhe kryeinfermiereve në zbatimin e këtyre procedurave, duke i inkurajuar ata që të kontribuojnë përmes përvojave dhe sugjerimeve të tyre në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së kujdesit infermieror.
Në takim mori pjesë edhe Koordinatori i Cilësisë, Esat Qovanaj, i cili prezantoi në mënyrë të detajuar përmbajtjen e PSO-ve, mënyrën e zbatimit dhe rëndësinë e tyre në përmirësimin e standardeve të kujdesit infermieror dhe rritjen e sigurisë së pacientëve.
Ky aktivitet përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e cilësisë së kujdesit infermieror, standardizimin e praktikës profesionale dhe avancimin e vazhdueshëm të shërbimeve shëndetësore në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.

Për herë të parë realizohet në mënyrë të pavarur ekokardiografia transezofageale (TEE)Prizren, 6 korrik 2026Për herë të ...
06/07/2026

Për herë të parë realizohet në mënyrë të pavarur ekokardiografia transezofageale (TEE)

Prizren, 6 korrik 2026
Për herë të parë, në Laboratorin e Kateterizimit të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, ekipi i mjekëve kardiologë realizoi në mënyrë të pavarur dhe me sukses procedurën e ekokardiografisë transezofageale (TEE).

Procedura u krye nga ekipi i Kardiologjisë, në bashkëpunim dhe me mbështetjen e ekipit të Anesteziologjisë, duke u përmbyllur me sukses të plotë dhe pa asnjë komplikim.

Kjo arritje shënon një hap të rëndësishëm në zgjerimin dhe avancimin e shërbimeve diagnostike në fushën e kardiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren. Njëkohësisht, ajo dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të menaxhmentit dhe stafit profesional për ngritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor, zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe ofrimin e shërbimeve bashkëkohore e cilësore për pacientët.

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” mbetet i përkushtuar në avancimin e vazhdueshëm të shërbimeve shëndetësore, duke investuar në zhvillimin profesional të stafit dhe në aplikimin e procedurave moderne diagnostike e terapeutike, në shërbim të pacientëve.

Nderohet Dr. Naser OskaçakPrizren, 3 korrik 2026Në Spitalin e Përgjithshëm "Prim. Dr. Daut Mustafa" në Prizren, të premt...
03/07/2026

Nderohet Dr. Naser Oskaçak
Prizren, 3 korrik 2026
Në Spitalin e Përgjithshëm "Prim. Dr. Daut Mustafa" në Prizren, të premten u mbajt një akademi përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e Dr. Naser Oskaçakut, mjek specialist i kirurgjisë, i cili u nda nga jeta në moshën 66-vjeçare.
Akademia përkujtimore u organizua nën kujdesin e drejtorit ekzekutiv të spitalit, MSc. Osman Hajdari.
Në emër të drejtorit ekzekutiv, Këshillit Drejtues dhe të gjithë punonjësve të spitalit, foli drejtori mjekësor, Dr. Shefki Xharra, i cili vlerësoi punën, angazhimin dhe veprën e Dr. Naser Oskaçakut si një mjek që i shërbeu me përkushtim Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit dhe pacientëve për shumë vite.
"Për dekada me radhë, Dr. Naseri ishte pjesë e pandashme e këtij institucioni. Çdo ditë e jetës së tij profesionale ishte një dëshmi e përgjegjësisë që ndiente ndaj pacientit dhe profesionit që kishte zgjedhur. Ai nuk e shihte mjekësinë si një vend pune, por si një mision, si një thirrje për të qenë pranë atyre që kishin më së shumti nevojë.
Në sallën e operacionit ai punonte me qetësi, siguri dhe vendosmëri. Pas çdo ndërhyrjeje të suksesshme qëndronin vite përvoje, dije të fituara me punë të palodhshme dhe një ndjenjë e lartë përgjegjësie ndaj jetës njerëzore. Për mijëra pacientë ai ishte njeriu që ua ktheu shpresën, ua lehtësoi dhimbjen dhe u dha mundësinë ta vazhdonin jetën pranë familjeve të tyre.
Por madhështia e tij nuk qëndronte vetëm te aftësitë profesionale. Për ata që patën fatin të punonin pranë tij, Dr. Naseri ishte një njeri i urtë, i matur dhe gjithmonë i gatshëm të dëgjonte. Ai dinte të motivonte, të këshillonte dhe të mbështeste kolegët, veçanërisht mjekët e rinj, të cilëve u përcillte jo vetëm njohuri profesionale, por edhe vlerat njerëzore që duhet ta shoqërojnë çdo mantelbardhë.
Në çdo repart ku kalonte, ai sillte qetësi. Në çdo takim me pacientin, ai sillte besim. Në çdo bashkëpunim me kolegët, ai sillte mirëkuptim. Këto janë cilësi që nuk mësohen në libra dhe nuk fitohen me tituj akademikë; ato burojnë nga karakteri i njeriut", tha Dr. Shefki Xharra, duke përfunduar se vepra e tij është pjesë e identitetit të këtij spitali dhe se brezat që do të vijnë do ta njohin emrin e tij si një nga figurat që kontribuan në ngritjen dhe dinjitetin e shërbimit kirurgjik në Prizren.
Për jetën, veprimtarinë profesionale dhe punën e Dr. Naser Oskaçakut në Repartin e Kirurgjisë foli Dr. Shpend Zajmi, i cili vlerësoi lart figurën dhe kontributin e tij, nga vitet '90 e deri në ndarjen nga jeta.
"Dr. Naser Oskaçak ishte ndër mjekët që, me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi, u shërbeu pacientëve dhe institucionit shëndetësor që nga vitet '90, duke mbetur shembull i punës së palodhshme deri në ditët e fundit të jetës. I veshur me mantelin e bardhë, Dr. Naseri e ushtroi profesionin me përkushtim të jashtëzakonshëm, duke e konsideruar mjekësinë si një mision human.
Ai u dallua për gatishmërinë e vazhdueshme për t'i ndihmuar pacientët, duke mos kursyer as kohën e as energjinë, ndërsa me sjelljen e tij njerëzore fitoi respektin dhe besimin e kolegëve, pacientëve dhe të gjithë atyre që patën rastin ta njihnin.
Dr. Naseri e përmbushi me dinjitet misionin e tij deri në fund të jetës, duke lënë pas një trashëgimi të vyer profesionale dhe njerëzore, e cila do të mbetet pjesë e historisë së Spitalit të Përgjithshëm "Prim. Dr. Daut Mustafa", në veçanti e Repartit të Kirurgjisë", pohoi Dr. Shpend Zajmi.
Në emër të familjes falënderoi i biri, Haris Oskaçak, i cili po vazhdon traditën familjare në fushën e mjekësisë.
"Faleminderit që sot jeni këtu për të ndarë me ne dhimbjen për humbjen e babait, por edhe krenarinë që do të na shoqërojë gjatë gjithë jetës. Jam sot para jush për të falënderuar secilin prej jush, veç e veç, për afërsinë, dashamirësinë, bashkëpunimin dhe mbështetjen që i keni dhënë babait tim. Babi e deshi shumë profesionin e mjekut dhe, përkundër sfidave e sakrificave, ia doli. Ai u bë mjek, u bë kirurgu që për më shumë se katër dekada shërbeu për të mirën e qytetarëve të Prizrenit dhe më gjerë. Në emrin tim dhe të familjes sonë, ju them: faleminderit nga zemra secilit prej jush", tha Haris Oskaçak.
Dr. Naser Oskaçak u nda nga jeta më 27 qershor 2026 dhe u varros në varrezat e qytetit të Prizrenit.

29/06/2026

Njoftim

Më 28.06.2026, rreth orës 01:10, në Shërbimin e Emergjencës të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren janë pranuar dy pacientë, të lindur në vitin 2007, si pasojë e lëndimeve të shkaktuara me mjet të mprehtë.
Njëri pacient ka paraqitur disa plagë në shpinë dhe në regjionin e belit. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme mjekësore dhe radiologjike, si dhe është ofruar trajtimi fillestar i plagëve në Shërbimin e Emergjencës. Pas konsultimit me kirurgun kujdestar, pacienti është pranuar për trajtim të mëtejmë në Repartin e Kirurgjisë.
Pacienti i dytë ka paraqitur një plagë në regjionin e kofshës së djathtë. Pas trajtimit dhe përpunimit të plagës në Shërbimin e Emergjencës, ai është liruar në shtëpi.

Me respekt,

Drejtoria
Spitali i Përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa”-Prizren

Ndahet nga jeta Dr. Naser OskaqakPrizren, 27.06.2026Të shtunën, më 27.06.2026, në moshën 66-vjeçare, është ndarë nga jet...
27/06/2026

Ndahet nga jeta Dr. Naser Oskaqak

Prizren, 27.06.2026
Të shtunën, më 27.06.2026, në moshën 66-vjeçare, është ndarë nga jeta Dr. Naser Oskaqak, mjek specialist i kirurgjisë së përgjithshme.

Dr. Naser Oskaqak ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë së përgjithshme dhe specializimin në Kirurgji, ndërsa nga viti 1990 ka punuar në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.

Dr. Naser Oskaqak ishte një njeri i afërt, kolegial dhe i përkushtuar ndaj profesionit. Gjatë punës në spital, ai i ka kryer detyrat dhe obligimet profesionale me përkushtim, ndershmëri dhe përgjegjësi, gjithmonë në shërbim të pacientëve dhe të gjithë atyre që kishin nevojë për kujdes dhe shërbime shëndetësore.

Menaxhmenti, stafi i Repartit të Kirurgjisë, si dhe të gjithë punonjësit e Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë e tij.

Kujtimi për jetën, kontributin dhe shembullin profesional të Dr. Naser Oskaqakut do të mbetet i përhershëm.

Spitali i Përgjithshëm
"Prim. Dr. Daut Mustafa"
Prizren

Address

Rruga Sheh Emini P. N
Prizren
20000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Spitali i Përgjithshëm Prizren - “prim.Dr.Daut Mustafa” posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Spitali i Përgjithshëm Prizren - “prim.Dr.Daut Mustafa”:

Shortcuts

Share

Category