29/08/2026
🦠 SËMUNDJA “DORË–KËMBË–GOJË” (Hand, Foot and Mouth Disease)
👶 Një infeksion viral shumë i zakonshëm te fëmijët, veçanërisht nën moshën 5 vjeç.
🔹 Shkaktari: Enteroviruset, më shpesh Coxsackievirus A16 dhe Enterovirus 71.
🔹 Simptomat kryesore:
🌡️ Temperaturë dhe gjendje jo e mirë
👄 Flluska/plagë të dhimbshme në gojë
🖐️ Skuqje ose flluska në pëllëmbë
🦶 Lezione në shputa
🔴 Mund të shfaqen edhe në vithe, këmbë, krahë dhe pjesë të tjera të trupit.
💡 E rëndësishme:
Skuqja nuk kufizohet gjithmonë vetëm në duar, këmbë dhe gojë. Te disa fëmijë mund të përhapet në trung dhe në pjesë të tjera të trupit.
💊 Trajtimi Nuk ka një antibiotik specifik, sepse është infeksion viral.
Trajtimi është kryesisht simptomatik:
✅ Lëngje të mjaftueshme
✅ Ushqime të buta dhe të freskëta
✅ Paracetamol/ibuprofen sipas moshës dhe peshës, kur nevojitet
❌ Antibiotikët nuk ndihmojnë në infeksionin viral.
🧼 Si përhapet?
Përhapet lehtë përmes sekrecioneve të frymëmarrjes, pështymës, kontaktit me flluskat dhe jashtëqitjes.
⏳ Zakonisht kalon vetë brenda 7–10 ditësh.
----
📲 Na ndiqni për më shumë këshilla alergologjike dhe imunologjike
🩺 Dr. Arben Ukimeri
Alergolog & Imunolog
📞 044 432 422
📞 049 19 29 61