WHITE STORM - Instituti pēr shēndetin mendor

WHITE STORM - Instituti pēr shēndetin mendor Instituti "WHITE STORM" themeluar për herë të parë në Republiken e Kosovës është një instit

Instituti "WHITE STORM" themeluar për herë të parë në Republiken e Kosovës është një institucion që ofron të gjitha shërbimet në fushën e shëndetit mendor.

14/08/2026

Në White Storm kemi arritur një përmirësim të dukshëm kognitiv, të ndërveprimit neurosjellor dhe, veçanërisht, të sjelljes sociale.

Gjithashtu, fëmija në video, pas përmirësimeve të arritura, ka shfaqur vështirësi të theksuara në artikulim dhe intensitet vokal të reduktuar gjatë fazës së shfaqjes së komunikimit verbal, duke bërë të nevojshëm një vlerësim diferencial, diagnozë diferenciale për apraksisë e të folurit dhe hipofonisë.

Përmes ndërhyrjes terapeutike specifike, sot fëmija arrin të verbalizojë shumicën e fjalëve me zë, brenda kontekstit komunikativ dhe me saktësi artikulimi.

Kodi ynë gjenetik përmban rreth 3 miliardë baza: A, T, C, G.  Vetëm katër ‘shkronja’ të renditura në një gjuhë biologjik...
08/08/2026

Kodi ynë gjenetik përmban rreth 3 miliardë baza: A, T, C, G. Vetëm katër ‘shkronja’ të renditura në një gjuhë biologjike jashtëzakonisht komplekse. Dhe brenda këtij kodi nuk qëndron vetëm ajo që trashëgojmë, por edhe potenciali për mënyrën se si zhvillohemi, përshtatemi dhe funksionojmë. Gjenetika na jep një fillim. Përvoja, mjedisi dhe truri ynë shkruajnë historinë.

29/07/2026

Fillimi i komunikimit te fëmijët me çrregullime neurozhvillimore mund të jetë një rrugëtim i gjatë, kompleks dhe shumëdimensional. Çdo progres kërkon një vlerësim të kujdesshëm të faktorëve që mund të ndikojnë në funksionimin neurozhvillimor dhe një ndërhyrje të individualizuar sipas profilit të secilit fëmijë.

Në White Storm Institute kemi arritur që, përmes një qasjeje të personalizuar dhe të orientuar drejt nevojave neurofiziologjike të fëmijës, të mbështesim zhvillimin e aftësive njohëse, ndërveprimit social dhe komunikimit. Vajza në këtë video, pas një historie të gjatë me diagnoza të mbivendosura, ka shfaqur përmirësime të jashtëzakonshme gjatë procesit terapeutik. Sot ajo verbalizon të gjitha fjalët, ndërsa fokusi i ndërhyrjes vazhdon të jetë zhvillimi i komunikimit spontan dhe funksional.

Çdo fëmijë përfaqëson një profil unik neurozhvillimor dhe çdo progres është rezultat i një qasjeje të individualizuar, të bazuar në vlerësim klinik dhe monitorim të vazhdueshëm.

The emergence of communication in children with neurodevelopmental disorders can be a long, complex, and multidimensional journey. Meaningful progress requires a comprehensive evaluation of the factors that may influence neurodevelopment, followed by an individualized intervention tailored to each child’s unique clinical profile.

At White Storm Institute, we have achieved meaningful clinical progress through a personalized approach focused on addressing each child’s neurophysiological needs. The child featured in this video, following a long history of multiple overlapping diagnoses, has demonstrated remarkable improvements throughout the therapeutic process. Today, she is able to verbalize all words, while the primary focus of intervention remains the development of spontaneous and functional communication.

Every child presents a unique neurodevelopmental profile, and every meaningful improvement is the result of individualized care, comprehensive clinical assessment, and continuous monitoring.

Përtej Fenotipit Sjellor. Perspektiva Longitudinale mbi Kompleksitetin Neurobiologjik të Çrregullimeve Neurozhvillimore ...
25/07/2026

Përtej Fenotipit Sjellor. Perspektiva Longitudinale mbi Kompleksitetin Neurobiologjik të Çrregullimeve Neurozhvillimore

Gjetjet e studimit tonë longitudinal, të realizuar në Institutin e Shëndetit Mendor White Storm, përmes integrimit të biomarkerëve biologjikë, vlerësimeve neurofiziologjike dhe ekzaminimeve të tjera klinike, sugjerojnë se fokusimi ekskluziv në fenotipin sjellor nuk pasqyron plotësisht kompleksitetin biologjik të çrregullimeve neurozhvillimore.

Në kampionin tonë, shumica e rasteve paraqitën karakteristika që mbështesnin përfshirjen e mekanizmave biologjikë në bazën e këtyre çrregullimeve. Këto gjetje sugjerojnë se vështirësitë në komunikim dhe manifestimet sjellore duhet të interpretohen si shprehje klinike të proceseve komplekse neurobiologjike, dhe jo vetëm si probleme të izoluara të sjelljes.

The findings of our longitudinal study, conducted at the White Storm Institute of Mental Health, through the integration of biological biomarkers, neurophysiological assessments, and other clinical evaluations, suggest that an exclusive focus on the behavioral phenotype does not fully capture the biological complexity of neurodevelopmental disorders.

In our sample, the majority of cases presented characteristics supporting the involvement of biological mechanisms underlying these disorders. These findings suggest that communication difficulties and behavioral manifestations should be interpreted as clinical expressions of complex neurobiological processes, rather than solely as isolated behavioral problems.

Further analyses regarding the biological characterization of the sample, methodology, and the complete results of this study will be presented in our upcoming publicatio.


24/07/2026
Ç’rregullimet neurozhvillimore nuk janë vetëm Sjellje! Që nga viti 2014 në Shqipëri dhe nga 2017 në Kosovë, White Storm ...
18/07/2026

Ç’rregullimet neurozhvillimore nuk janë vetëm Sjellje!

Që nga viti 2014 në Shqipëri dhe nga 2017 në Kosovë, White Storm Institute ka shënuar një rrugëtim të pandërprerë në zhvillimin e shkencës së shëndetit mendor dhe neuroshkencës, duke qenë institucioni i parë i këtij profili në të dy vendet.

Përmes kërkimit shkencor, prezantimeve në kongrese kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe punës klinike, kemi kontribuar në avancimin e një qasjeje të bazuar në neuroshkencë, e cila e konsideron autizmin dhe çrregullimet e tjera neurozhvillimore si gjendje komplekse që kërkojnë vlerësim profesional dhe ndërhyrje të individualizuara. Kjo qasje shkon përtej fokusit në simptomat e sjelljes, duke adresuar mekanizmat neurobiologjikë dhe potencialin e trurit për ndryshim përmes neuroplasticitetit.

Gjatë këtij rrugëtimi, kemi pasur privilegjin të shohim shumë fëmijë që, falë ndërhyrjeve profesionale dhe mbështetjes së vazhdueshme, kanë arritur nivele të larta funksionaliteti. Këto histori përfaqësojnë rëndësinë e ndërhyrjeve të hershme, të strukturuara dhe të mbështetura në evidencë.

Jemi krenarë që kemi kontribuar në promovimin e konceptit të neuroplasticitetit si një shtyllë themelore e rehabilitimit neurozhvillimor, duke frymëzuar profesionistë brenda dhe jashtë institutit të ndërtojnë praktikat e tyre mbi parime të mirëfillta neuroshkencore.

Sot, në bashkëpunim me një rrjet të gjerë profesionistësh, po punojmë drejt zhvillimit të protokolleve të reja të diagnostikimit dhe trajtimit, me synimin për të avancuar praktikën klinike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Është inkurajuese të shohim se shkenca po u kushton gjithnjë e më shumë vëmendje çrregullimeve neurozhvillimore, duke hapur rrugë për qasje më të sakta dhe më efektive.

Ju falënderojmë për besimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm.

18/07/2026

Njoftim

Të nderuar,

Ju njoftojmë se Instituti i Shëndetit Mendor White Storm nuk do të ofrojë shërbime gjatë periudhës 01.Gusht.2026 – 09.Gusht.2026.

Të gjitha terminet e planifikuara për këtë periudhë janë në proces të riorganizimit dhe do të zhvendosen në një datë para ose pas kësaj periudhe, në koordinim me secilin pacient.

Nëse rasti juaj kërkon vlerësim ose ndërhyrje brenda një afati të caktuar kohor, ju lutemi të na kontaktoni sa më herët, në mënyrë që të organizojmë ofrimin e shërbimit përpara këtyre datave.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe besimin tuaj.

Kujdesuni për mendjen tuaj.

17/07/2026

Përpunimi shqisor, planifikimi motorik dhe koordinimi.

Qarqet e reflekseve dhe sensorimotorike janë një pjesë e rëndësishme e ndërhyrjeve neurozhvillimore, duke e ndihmuar fëmijën veçanerisht në përpunimit shqisor, planifikimit motorik, kordinim që janë me rëndësi jetike në neurozhvillim dhe gjithashtu ndihmojnë dhe në kontrollin e posturës.

Kur këto qarqe stimulohen në mënyrë të strukturuar profesionale dhe të përshtatur për secilin fëmijë, krijohen kushte më të favorshme për zhvillimin e aftësive funksionale, të komunikimit dhe të të nxënit.

Neurozhvillimi fillon nga bazat. Kur përforcohen bazat, ndërtohen më mirë edhe aftësitë që vijnë më pas.

WHITE STORM

Address

Prizren
20000

Opening Hours

Monday 09:00 - 21:00
Tuesday 09:00 - 21:00
Wednesday 09:00 - 21:00
Thursday 09:00 - 21:00
Friday 09:00 - 21:00
Saturday 09:00 - 21:00

Telephone

+37744185886

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when WHITE STORM - Instituti pēr shēndetin mendor posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to WHITE STORM - Instituti pēr shēndetin mendor:

Shortcuts

Share