28/04/2026
Skolioza është një deformim tridimensional i shtyllës kurrizore, ku ajo lakohet në mënyrë anormale në zonën torakale ose lumbare (në formë C ose S) dhe shoqërohet me rrotullim të unazave.
Metoda Schroth është një qasje e specializuar fizioterapie për trajtimin e skoliozës dhe kifozës. Ajo synon korrigjimin 3D të shtyllës kurrizore (para-mbrapa, anash dhe rrotullim), balancimin e muskujve dhe përmirësimin e posturës përmes ushtrimeve të personalizuara.
Në klinikën tonë, çdo pacient trajtohet me programe ushtrimesh të përshtatura individualisht — dhe ndryshimi është i dukshëm! 💪