CardioCare Clinic Rahovec

CardioCare Clinic Rahovec Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from CardioCare Clinic Rahovec, Medical and health, 2 Vëllezërit Gashi, Rahovec.
(1)

DR MILOT DELIU - KARDIOLOG
⏰Orari i punës:

E hënë – E premte: 16:00 – 20:00
E shtunë: 08:00 – 12:00

☎️Tel: +383 49 881 744

Diagnostikë dhe trajtim i sëmundjeve kardiovaskulare.

10/07/2026

Është kënaqësi dhe përgjegjësi e madhe të shoh interesin dhe besimin që po rritet çdo ditë në ordinancën tonë. Vazhdojmë me përkushtim, profesionalizëm dhe kujdes maksimal për secilin pacient

01/07/2026

Ndonjëherë, vetëm disa sekonda bëjnë diferencën.
Një pauzë mbi 2 sekonda u zbulua tek nje pacient i klinikes sonë falë Holter EKG 24-orësh. Një gjetje që mund të mos shfaqet në një EKG të zakonshme, por që mund të jetë shumë e rëndësishme.
A ke bere Holter ndonjehere ?
Holter EKG ndihmon në zbulimin e çrregullimeve të rrezikshme të ritmit, duke mundësuar trajtim në kohë dhe, në raste të caktuara, parandalimin e vdekjes së papritur kardiake.

Holteri vendoset në gjoks me disa elektroda të vogla dhe regjistron pa ndërprerje aktivitetin e zemrës për 24 orë,pacienti gjate gjithe kohes munde te kryej aktivitetet e zakonshme ditore.

09/06/2026

Ne CardioCare Clinic ofrojme diagnostikim te avancuar, trajtim te personalizuar dhe kujdes të vazhdueshem per shendetin kardiovaskular.

Zgjedh sherbimin per ty👇🏼

🔹 Kontrolla të plota të kardiologjisë
🔹 EKG
🔹 Ultrazë i zemrës
🔹 Holter EKG
🔹 Hipertensioni
🔹 Dislipidemia
🔹 Aritmitë
🔹 Valvulopatitë
🔹 Insuficienca kardiake
🔹 Parandalimi i sëmundjeve të zemrës
🔹 Këshillim për stil jetese të shëndetshëm

04/06/2026

Një zemër 80-vjeçare që tregon forcë dhe jetë.
Në ekokardiografi, u pa një zemër me funksion të ruajtur mirë, strukturë të qëndrueshme dhe performancë të shkëlqyer – një shembull i qartë se kujdesi për shëndetin gjatë gjithë jetës jep rezultate të vërteta.

Mosha është vetëm numër, kur zemra vazhdon të punojë me forcë dhe ritëm të shëndetshëm.💙

26/05/2026

Mos prisni që zemra t’ju japë shenja për t’u kujdesur për të. ❤️

Kontrollet e rregullta kardiologjike ndihmojnë në zbulimin e hershëm dhe parandalimin sëmundjeve të zemrës.

Në Cardiocare Clinic kujdesemi për shëndetin tuaj me diagnostikim modern, qasje profesionale dhe përkushtim maksimal ndaj çdo pacienti.

Cdo dite 16:00 - 20:00

+383 49 881 744

Kardiologu i klinikës sonë, Dr. Milot Deliu, mori pjesë në aktivitete profesionale në Utrecht Medical Center dhe në komp...
23/05/2026

Kardiologu i klinikës sonë, Dr. Milot Deliu, mori pjesë në aktivitete profesionale në Utrecht Medical Center dhe në kompaninë Danone Nutricia në Holandë🇳🇱 ku përfitoi përvojë të rëndësishme profesionale dhe njohuri bashkëkohore në fushën e kujdesit shëndetësor.

Shkëmbimi i përvojave dhe trajnimet ndërkombëtare kontribuojnë drejtpërdrejt në avancimin e kujdesit ndaj pacientëve me sëmundje kardiovaskulare, duke sjellë qasje më moderne në diagnostikim dhe parandalim, si dhe duke theksuar rëndësinë e ushqyerjes së hershme për ruajtjen e shëndetit kardiovaskular afatgjatë.

🫀 Këshillim për stil jetese të shëndetshëm, aktivitet fizik dhe kontroll të faktorëve të rrezikutShëndeti i zemrës nuk v...
21/05/2026

🫀 Këshillim për stil jetese të shëndetshëm, aktivitet fizik dhe kontroll të faktorëve të rrezikut

Shëndeti i zemrës nuk varet vetëm nga trajtimi mjekësor, por edhe nga mënyra e jetesës së përditshme.

Në Cardiocare ofrojmë këshillim të specializuar për stil jetese të shëndetshëm, duke ndihmuar pacientët të krijojnë zakone të qëndrueshme për një zemër më të fortë. Kjo përfshin udhëzime për ushqyerje të balancuar, planifikim të aktivitetit fizik të përshtatur sipas gjendjes shëndetësore, si dhe menaxhim të faktorëve të rrezikut si tensioni i gjakut, kolesteroli dhe pesha trupore.

Gjithashtu, vlerësimi dhe ndjekja e rregullt kardiologjike ndihmon në zbulimin e hershëm dhe kontrollin efektiv të faktorëve që ndikojnë në shëndetin e zemrës.

💙 Parandalimi fillon me zgjedhjet e përditshme – kujdesuni për zemrën tuaj sot, për një të ardhme më të shëndetshme.

📞 +383 49 881 744

🫀 Konsulta për parandalimin e sëmundjeve të zemrësSëmundjet kardiovaskulare shpesh zhvillohen ngadalë dhe pa simptoma të...
20/05/2026

🫀 Konsulta për parandalimin e sëmundjeve të zemrës

Sëmundjet kardiovaskulare shpesh zhvillohen ngadalë dhe pa simptoma të dukshme, por mund të parandalohen nëse zbulohen dhe adresohen me kohë. Prandaj, konsulta kardiologjike është një hap thelbësor për kujdesin ndaj zemrës suaj.

Në klinikën tonë ofrojmë vlerësim të plotë të faktorëve të rrezikut si tensioni i lartë i gjakut, kolesteroli, diabeti, stili i jetesës dhe historia familjare. Gjatë konsultës, doktori kryen një analizë të detajuar dhe rekomandon ekzaminimet e nevojshme për të vlerësuar gjendjen e zemrës.

Qëllimi ynë është parandalimi i hershëm, identifikimi i rrezikut dhe udhëzimi i pacientëve drejt një stili jetese më të shëndetshëm, duke reduktuar ndjeshëm mundësinë e sëmundjeve të zemrës në të ardhmen.

❤️ Kujdesi për zemrën fillon me një kontroll të thjeshtë – sot, jo nesër.

📞 +383 49 881 744

🫀 Diagnostikim dhe menaxhim i aritmiveAritmitë janë çrregullime të ritmit të zemrës, ku zemra mund të rrahë shumë shpejt...
19/05/2026

🫀 Diagnostikim dhe menaxhim i aritmive

Aritmitë janë çrregullime të ritmit të zemrës, ku zemra mund të rrahë shumë shpejt, shumë ngadalë ose në mënyrë të parregullt. Cardiac arrhythmia mund të shfaqet me simptoma si palpitacione, marramendje, lodhje, ndjenjë të rrahjeve të çrregullta të zemrës apo në disa raste edhe pa simptoma.

Në klinikën tonë bëjmëdiagnostikim të saktë dhe të avancuar përmes EKG-së, monitorimit Holter 24–48 orë dhe ekzaminimeve të tjera kardiologjike, për të identifikuar llojin dhe shkakun e aritmisë.

Kujdesi i hershëm dhe diagnostikimi i saktë janë kyç për një zemër të qëndrueshme dhe të shëndetshme.

📞 +383 49 881 744

🫀 ValvulopatitëValvulopatitë janë sëmundje të valvulave të zemrës, të cilat mund të ndikojnë në rrjedhën normale të gjak...
18/05/2026

🫀 Valvulopatitë

Valvulopatitë janë sëmundje të valvulave të zemrës, të cilat mund të ndikojnë në rrjedhën normale të gjakut brenda zemrës. Ato mund të shfaqen si ngushtim (stenozë) ose mosmbyllje e plotë (insuficiencë) e valvulave, duke ngarkuar zemrën dhe duke shkaktuar simptoma të ndryshme si lodhje, vështirësi në frymëmarrje, palpitacione ose ënjtje të këmbëve.

Sëmundja e valvulave të zemrës kërkon diagnostikim të hershëm dhe monitorim të kujdesshëm për të parandaluar komplikimet dhe për të ruajtur funksionin optimal të zemrës.

Qëllimi ynë është zbulimi i hershëm dhe menaxhimi i saktë i valvulopative, për një zemër më të fortë dhe jetë më cilësore. ❤️

📞 +383 49 881 744

Address

2 Vëllezërit Gashi
Rahovec
21000

Opening Hours

Monday 16:00 - 20:00
Tuesday 16:00 - 20:00
Wednesday 16:00 - 20:00
Thursday 16:00 - 20:00
Friday 16:00 - 20:00
Saturday 08:00 - 12:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when CardioCare Clinic Rahovec posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share