25/04/2023
Si të disiplinoni fëmijën tuaj në mënyrë të shëndetshme
Së pari duhet të dini se dhuna fizike dhe psiqike nuk ndihmon kurrë në disiplinimin e fëmijëve. Madje,këto mund të ndikojnë negativisht në tërë jetën e një fëmije.Dhuna e vazhdueshme ndaj fëmijës mund të shpijë në një mori rezultatesh negative si gjasa më të mëdha të braktisjes së shkollës,depresion,përdorim të drogës,vetëvrasje dhe sëmundje të zemrës.
Duhet të krijojmë një marrëdhënie të shëndetshme me fëmijën, të vendosim kufijë dhe pritje rreth sjelljes së tij.
Ja një praktikë shumë e mirë se si të fillojmë të zbatojmë në praktikë:
▪Planifikoni një kohë për fëmijën.Ajo orë apo ata minuta në ditë janë të rëndësishme në ndërtimin e një marrëdhënie të shëndoshë (bisedoni,lexoni,vizatoni,shetituni etj.).
▪Lavdëroni momentet pozitive.Mos u përqendroni në sjelljen e keqe të fëmijës sepse ai kërkon vëmendje nga ajo sjellje,por lavdërojeni për sjelljet e mira,kjo i bën ata të ndihen të dashur.
▪Caktoni pritje nga fëmija.Është shumë e rëndësishme të vendosni udhëzime të qarta: 'të lutem ,merri të gjitha lodrat tuaja dhe futi në kuti'.
▪Përdorni pasoja të qeta.Nëse fëmija po bën një sjellje të keqe shpjegoni pasojat e asaj sjellje,nëse nuk ndalet ndiqni pasoja në qetësi,por pa treguar zemërim,nëse ndalet jepni lavdërime.Pasojat e qeta janë treguar të efektshme që fëmijët të mësojnë se qfarë ndodh ,kur ata sillen keq.
Luani me fëmijët tuaj të vegjël sepse loja me fëmijët tuaj e rrit zhvillimin e trurit të tyre.
Krijoni një marrëdhënie të shëndoshë me fëmijët më të mëdhenj.