QKMF "Dr.Vezir Bajrami" Shtime

QKMF "Dr.Vezir Bajrami" Shtime Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from QKMF "Dr.Vezir Bajrami" Shtime, Medical and health, Rruga "Anton Çetta" Nr. 39, Stimlje.

19/08/2026
𝐌𝐢𝐫𝐞̈ 𝐬𝐞 𝐞𝐫𝐝𝐡𝐞̈𝐭 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐚𝐭𝐝𝐡𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈!🗓️ Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Vezir Bajrami” në kuadër të aktivitetev...
12/08/2026

𝐌𝐢𝐫𝐞̈ 𝐬𝐞 𝐞𝐫𝐝𝐡𝐞̈𝐭 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐚𝐭𝐝𝐡𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈!

🗓️ Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Vezir Bajrami” në kuadër të aktiviteteve të saj në shërbim të qytetarëve, organizoi një aktivitet në Sheshin “Ahmet Shtimja”, me moton “Mirë se erdhët bashkëatdhetarë!”

💢 Ky aktivitet kishte për qëllim përcjelljen e një mesazhi të ngrohtë mirëseardhjeje për bashkëatdhetarët tanë që gjatë kësaj periudhe po rikthehen në vendlindje, duke shprehur respektin dhe mirënjohjen për kontributin e tyre.

💢 Gjatë aktivitetit, qytetarët dhe bashkëatdhetarët patën mundësi të informohen dhe të bashkëbisedojnë nga afër me punëtorët shëndetësorë të QKMF-së, duke promovuar kujdesin shëndetësor, ndërgjegjësimin dhe rëndësinë e shërbimeve shëndetësore.

💢 Aktivitetin nga afër e përcollën edhe U.D. Drejtori i QKMF-së, Dr. Ilaz Kadrijaj, dhe Kryeinfermierja, Inf. Mervete Hasani, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për aktivitete të tilla që forcojnë komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve shëndetësore dhe qytetarëve.

🏥 QKMF “Dr. Vezir Bajrami” – Shtime mbetet e përkushtuar që përmes aktiviteteve të ndryshme të jetë sa më pranë qytetarëve dhe të kontribuojë në promovimin e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve.

𝐒𝐇𝐄̈𝐍𝐎𝐇𝐄𝐓 𝐉𝐀𝐕𝐀 𝐁𝐎𝐓𝐄̈𝐑𝐎𝐑 𝐄 𝐓𝐄̈ 𝐔𝐒𝐇𝐐𝐘𝐄𝐑𝐈𝐓 𝐌𝐄 𝐐𝐔𝐌𝐄̈𝐒𝐇𝐓 𝐆𝐉𝐈𝐑𝐈 🗓️ Në kuadër të shënimit të Javës Botërore e të Ushqyerit  me ...
05/08/2026

𝐒𝐇𝐄̈𝐍𝐎𝐇𝐄𝐓 𝐉𝐀𝐕𝐀 𝐁𝐎𝐓𝐄̈𝐑𝐎𝐑 𝐄 𝐓𝐄̈ 𝐔𝐒𝐇𝐐𝐘𝐄𝐑𝐈𝐓 𝐌𝐄 𝐐𝐔𝐌𝐄̈𝐒𝐇𝐓 𝐆𝐉𝐈𝐑𝐈

🗓️ Në kuadër të shënimit të Javës Botërore e të Ushqyerit me Qumësht Gjiri , në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Vezir Bajrami” – Shtime, në ambientet e Klasës së Prindërimit, u mbajt një ligjëratë edukative nga Inf. Elfete Iballi me nënat e reja, me qëllim të promovimit të rëndësisë së ushqyerjes me gji dhe mbështetjes së tyre në këtë periudhë të rëndësishme të jetës.

💢 Gjatë ligjëratës, nënat u informuan për përfitimet e shumta që ushqyerja me gji sjell për foshnjën dhe nënën. U theksua se qumështi i gjirit është ushqimi më i plotë dhe më i përshtatshëm për foshnjën, duke siguruar të gjithë lëndët ushqyese të nevojshme për rritje dhe zhvillim të shëndetshëm gjatë muajve të parë të jetës.

💢 Gjithashtu, u diskutua roli i tij në forcimin e sistemit imunitar, mbrojtjen nga infeksionet, uljen e rrezikut për sëmundje të ndryshme dhe krijimin e një lidhjeje të fortë emocionale ndërmjet nënës dhe foshnjës.

💢 Pjesëmarrëset morën informacione edhe për përfitimet që ushqyerja me gji ka për shëndetin e nënës, duke përfshirë rikuperimin më të shpejtë pas lindjes, uljen e rrezikut për disa sëmundje dhe ndikimin pozitiv në mirëqenien fizike dhe emocionale.

💢 Në kuadër të ligjëratës u trajtuan edhe tema praktike, si teknikat e duhura të gjidhënies, pozicionimi korrekt i foshnjës, rëndësia e fillimit të hershëm të ushqyerjes me gji, ushqyerja ekskluzive me gji gjatë gjashtë muajve të parë të jetës, si dhe vazhdimi i ushqyerjes me gji krahas ushqimit plotësues sipas rekomandimeve të profesionistëve shëndetësorë. Nënat patën mundësi të parashtrojnë pyetje dhe të marrin përgjigje profesionale për sfidat që mund të hasin gjatë periudhës së gjidhënies.

🏥 QKMF “Dr. Vezir Bajrami” – Shtime mbetet e përkushtuar në organizimin e aktiviteteve edukative që promovojnë shëndetin e nënës dhe fëmijës, duke ofruar mbështetje, këshillim dhe edukim të vazhdueshëm për prindërit.

* 𝐏𝐫𝐨𝐦𝐨𝐯𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐮𝐬𝐡𝐪𝐲𝐞𝐫𝐣𝐞𝐬 𝐦𝐞 𝐪𝐮𝐦𝐞̈𝐬𝐡𝐭 𝐠𝐣𝐢𝐫𝐢 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐢𝐧𝐯𝐞𝐬𝐭𝐢𝐦 𝐢 𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐡𝐞̈𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐭𝐬𝐡𝐞̈𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐜̧𝐝𝐨 𝐟𝐞̈𝐦𝐢𝐣𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐦𝐢𝐫𝐞̈𝐪𝐞𝐧𝐢𝐞𝐧 𝐞 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐞𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈𝐫𝐞̈𝐬𝐢.

Rekomandime për qytetarët për parandalimin e helmimeve nga ushqimi - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovë...
17/07/2026

Rekomandime për qytetarët për parandalimin e helmimeve nga ushqimi - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës

𝐏𝐔𝐍𝐄̈𝐓𝐎𝐑𝐈 𝐃𝐘𝐃𝐈𝐓𝐎𝐑𝐄 𝐏𝐄̈𝐑 𝟏𝟐 𝐁𝐋𝐋𝐎𝐐𝐄𝐓 𝐄 𝐒𝐌𝐂-𝐒𝐄̈🗓️ Punëtoria dyditore me pjesëmarrjen e Zyrtarëve për Cilësi nga Qendrat Kry...
26/06/2026

𝐏𝐔𝐍𝐄̈𝐓𝐎𝐑𝐈 𝐃𝐘𝐃𝐈𝐓𝐎𝐑𝐄 𝐏𝐄̈𝐑 𝟏𝟐 𝐁𝐋𝐋𝐎𝐐𝐄𝐓 𝐄 𝐒𝐌𝐂-𝐒𝐄̈

🗓️ Punëtoria dyditore me pjesëmarrjen e Zyrtarëve për Cilësi nga Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe mentorëve lokalë, paraqiti një mundësi të rëndësishme për avancimin e njohurive dhe harmonizimin e qasjeve në zbatimin e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë.

💢 Gjatë punëtorisë u shtjelluan në mënyrë të detajuar kriteret për secilin prej 12 komponentëve të sistemit, duke mundësuar shkëmbim përvojash, diskutime profesionale dhe identifikim të praktikave të mira ndërmjet institucioneve pjesëmarrëse.

💢 Ky proces kontribuon drejtpërdrejt në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve të kujdesit parësor shëndetësor.

🤝 Një falënderim i veçantë shkon për AQH Project si organizatore të kësaj punëtorie, për angazhimin dhe përkushtimin në krijimin e një platforme bashkëpunimi dhe zhvillimi profesional. Mbështetja dhe koordinimi i tyre paraqesin një kontribut të rëndësishëm në fuqizimin e kulturës së cilësisë dhe ngritjen e standardeve në sistemin shëndetësor.

𝐂𝐞𝐫𝐞𝐦𝐨𝐧𝐢 𝐬𝐨𝐥𝐞𝐦𝐧𝐞 𝐦𝐞 𝐫𝐚𝐬𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐩𝐞𝐧𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐭𝐨𝐫𝐞𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐬𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞𝐤𝐧𝐢𝐤.* Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot mir...
04/06/2026

𝐂𝐞𝐫𝐞𝐦𝐨𝐧𝐢 𝐬𝐨𝐥𝐞𝐦𝐧𝐞 𝐦𝐞 𝐫𝐚𝐬𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐩𝐞𝐧𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐭𝐨𝐫𝐞𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐬𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞𝐤𝐧𝐢𝐤.

* Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot mirënjohje, në ambientet e QKMF-së u organizua ceremonia e pensionimit të punëtores së shërbimit teknik, znj. Sabaheta Maksuti, e cila pas afro katër dekadash pune të pandërprerë dhe përkushtimi, përmbylli me sukses këtë detyrë.

* Në këtë ceremoni morën pjesë Kryetari i Komunës së Shtimes Dr. Qemajl Aliu, drejtori i QKMF-së Dr. Ilaz Kadrijaj, kryeinfermierja Mervete Hasani, si dhe kolegë e bashkëpunëtorë të shumtë, të cilët shprehën respektin dhe vlerësimin e tyre për kontributin e çmuar që znj. Maksuti ka dhënë ndër vite.

* Gjatë fjalëve përshëndetëse, u theksua përkushtimi, përgjegjësia dhe korrektësia që e kanë karakterizuar znj. Maksuti gjatë gjithë rrugëtimit të saj profesional. Puna e saj e palodhshme dhe angazhimi i vazhdueshëm kanë qenë një mbështetje e rëndësishme për funksionimin e institucionit dhe një shembull i mirë për gjeneratat e reja të punonjësve.

* Kryetari i Komunës dhe drejtori i QKMF-së e falënderuan për kontributin e dhënë gjatë viteve të shërbimit, duke i uruar shëndet, lumturi dhe një pensionim të qetë e të merituar pranë familjes së saj.

* Në shenjë mirënjohjeje për punën dhe përkushtimin e treguar ndër vite, znj. Sabaheta Maksuti iu nda mirënjohje.

* QKMF-ja i shpreh falënderimet më të sinqerta për kontributin e saj të vyer dhe i uron shumë shëndet, gëzim dhe mirëqenie në kapitullin e ri të jetës së saj.

𝐋𝐢𝐠𝐣𝐞̈𝐫𝐚𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐝𝐢𝐣𝐞𝐬𝐮𝐞𝐬𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐡𝐞̈𝐧𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐃𝐢𝐭𝐞̈𝐬 𝐁𝐨𝐭𝐞̈𝐫𝐨𝐫𝐞 𝐏𝐚 𝐃𝐮𝐡𝐚𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐐𝐊𝐌𝐅🗓️ Në kuadër të aktiviteteve sensibilizues...
01/06/2026

𝐋𝐢𝐠𝐣𝐞̈𝐫𝐚𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐝𝐢𝐣𝐞𝐬𝐮𝐞𝐬𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐡𝐞̈𝐧𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐃𝐢𝐭𝐞̈𝐬 𝐁𝐨𝐭𝐞̈𝐫𝐨𝐫𝐞 𝐏𝐚 𝐃𝐮𝐡𝐚𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐐𝐊𝐌𝐅

🗓️ Në kuadër të aktiviteteve sensibilizuese për promovimin e shëndetit, në sallën e trajnimeve të QKMF-së u mbajt një ligjëratë me punëtorët shëndetësorë me rastin e Ditës Botërore Pa Duhan.

💢 Ligjërata u mbajt nga Dr. Fortesa Mehmeti, e cila trajtoi ndikimin e dëmshëm të përdorimit të duhanit në shëndetin e individit dhe popullatës, duke vënë theks të veçantë në sëmundjet kardiovaskulare, respiratore dhe ato malinje që lidhen drejtpërdrejt me konsumimin e produkteve të duhanit.

💢 Gjatë prezantimit u diskutua edhe për rëndësinë e parandalimit, këshillimit të pacientëve për ndërprerjen e duhanit, si dhe për rolin e profesionistëve shëndetësorë në promovimin e stileve të shëndetshme të jetesës.

💢 Pjesëmarrësit patën mundësinë të shkëmbejnë përvoja profesionale dhe të diskutojnë mbi strategjitë më efektive për reduktimin e përdorimit të duhanit në popullatë.

💢 Kjo ligjëratë shërbeu si një mundësi e vlefshme për rritjen e njohurive profesionale dhe forcimin e angazhimit të punëtorëve shëndetësorë në luftën kundër duhanit, duke kontribuar në përmirësimin e shëndetit publik dhe ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për pasojat që sjell përdorimi i tij.

𝐀𝐤𝐭𝐢𝐯𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐒𝐞𝐧𝐬𝐢𝐛𝐢𝐥𝐢𝐳𝐮𝐞𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐀𝐦𝐛𝐢𝐞𝐧𝐭𝐞𝐭 𝐞 𝐐𝐊𝐌𝐅-𝐬𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐃𝐢𝐭𝐞̈𝐧 𝐁𝐨𝐭𝐞̈𝐫𝐨𝐫𝐞 𝐏𝐚 𝐃𝐮𝐡𝐚𝐧 🗓️ Me rastin e shënimit të 𝐃𝐢𝐭𝐞̈𝐬 𝐁𝐨𝐭𝐞̈𝐫...
01/06/2026

𝐀𝐤𝐭𝐢𝐯𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐒𝐞𝐧𝐬𝐢𝐛𝐢𝐥𝐢𝐳𝐮𝐞𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐀𝐦𝐛𝐢𝐞𝐧𝐭𝐞𝐭 𝐞 𝐐𝐊𝐌𝐅-𝐬𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐃𝐢𝐭𝐞̈𝐧 𝐁𝐨𝐭𝐞̈𝐫𝐨𝐫𝐞 𝐏𝐚 𝐃𝐮𝐡𝐚𝐧

🗓️ Me rastin e shënimit të 𝐃𝐢𝐭𝐞̈𝐬 𝐁𝐨𝐭𝐞̈𝐫𝐨𝐫𝐞 𝐏𝐚 𝐃𝐮𝐡𝐚𝐧, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare Dr. Vezir Bajrami në Shtime organizoi një aktivitet të veçantë sensibilizues në oborrin e institucionit, duke sjellë bashkë profesionistë shëndetësorë dhe qytetarë, për të promovuar jetesën pa duhan.

🏥 Oborri i QKMF-së u mbush me aktivitete të ndryshme dhe me pjesëmarrës të interesuar për të marrë informacion dhe mbështetje lidhur me lënien e duhanit.

Çfarë shkakton duhani? 🚭

Pirja e duhanit është një nga faktorët më të mëdhenj të rrezikut për shëndetin e njeriut. Ai shkakton dëme të mëdha në trup dhe ndikon negativisht në shumë organe. Ja disa nga problemet kryesore që shkakton duhani:

💔 Sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut
🫁 Sëmundje të mushkërive
😷 Kancer në organe të ndryshme
👶 Rrezik për gratë shtatzëna dhe fëmijët
🦷 Probleme me gojën dhe dhëmbët
🧑‍⚕️ Dëmtime të tjera në trup

🚭 Një kënd i posaçëm këshillimi u vendos për qytetarët që dëshironin të merrnin ndihmë të drejtpërdrejtë për lënien e duhanit. Profesionistët shëndetësor ishin në dispozicion për të ndarë materiale edukative, broshura, rekuizita dhe këshilla praktike për dëmet që shkakton duhani si dhe për dobitë e lënjes së duhanit.

🚭 Aktiviteti përfundoi me një falënderim të veçantë për të gjithë pjesëmarrësit, si dhe një rikujtim që QKMF mbetet gjithmonë e hapur për të ofruar mbështetje për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të ndërmarrin hapa drejt një jete më të shëndetshme.

🚭 Ky aktivitet i përkushtuar dëshmon edhe një herë rolin e rëndësishëm të QKMF-së në promovimin e shëndetit publik dhe mirëqenies së komunitetit tonë.

𝐉𝐞𝐭𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐦𝐞̈ 𝐬𝐡𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐭𝐬𝐡𝐞̈𝐦 – 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐚 𝐝𝐮𝐡𝐚𝐧!

𝗔𝗸𝘁𝗶𝘃𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶 𝗳𝗶𝘇𝗶𝗸 𝗱𝗵𝗲 𝗽𝗮𝗿𝗮𝗻𝗱𝗮𝗹𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝘀𝗲̈𝗺𝘂𝗻𝗱𝗷𝗲𝘃𝗲 𝗸𝗿𝗼𝗻𝗶𝗸𝗲🗓️ Sot në sallën e trajnimeve të QKMF-së u mbajt ligjërata e radhë...
29/05/2026

𝗔𝗸𝘁𝗶𝘃𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶 𝗳𝗶𝘇𝗶𝗸 𝗱𝗵𝗲 𝗽𝗮𝗿𝗮𝗻𝗱𝗮𝗹𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝘀𝗲̈𝗺𝘂𝗻𝗱𝗷𝗲𝘃𝗲 𝗸𝗿𝗼𝗻𝗶𝗸𝗲

🗓️ Sot në sallën e trajnimeve të QKMF-së u mbajt ligjërata e radhës në kuadër të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional për mjekë, e cila u ligjërua nga 𝐃𝐫. 𝐍𝐮𝐡𝐢 𝐁𝐞𝐪𝐚 me temën: ”𝐀𝐤𝐭𝐢𝐯𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐟𝐢𝐳𝐢𝐤 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐧𝐝𝐚𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐬𝐞̈𝐦𝐮𝐧𝐝𝐣𝐞𝐯𝐞 𝐤𝐫𝐨𝐧𝐢𝐤𝐞”.

💢 Gjatë kësaj ligjërate u theksua rëndësia e aktivitetit fizik si një ndër faktorët kryesorë për ruajtjen e shëndetit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

💢 U prezantuan të dhëna dhe rekomandime profesionale lidhur me ndikimin pozitiv që ka aktiviteti fizik në parandalimin dhe menaxhimin e shumë sëmundjeve kronike, përfshirë hipertensionin arterial, diabetin mellitus, sëmundjet kardiovaskulare, obezitetin, si dhe problemet muskuloskeletore.

💢 Në kuadër të ligjëratës u diskutua edhe për rëndësinë e promovimit të një stili të shëndetshëm të jetesës, duke nxitur aktivitetin fizik të rregullt si pjesë të përditshmërisë së secilit individ.

💢 Po ashtu, u potencua roli i profesionistëve shëndetësorë në edukimin dhe vetëdijesimin e pacientëve për përfitimet afatgjata që sjell lëvizja dhe ushtrimet fizike në ruajtjen e shëndetit.

💢 Aktivitete të tilla në kuadër të ZHVP-së kanë rëndësi të veçantë në avancimin profesional të stafit mjekësor, duke kontribuar në përditësimin e njohurive dhe në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore të ofruara për qytetarët.

𝐔𝐫𝐢𝐦𝐞 𝐟𝐞𝐬𝐭𝐚 𝐞 𝐊𝐮𝐫𝐛𝐚𝐧 𝐁𝐚𝐣𝐫𝐚𝐦𝐢𝐭Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ekipa kujdestare e Shërbimit Emergjent të Qendrës Kr...
27/05/2026

𝐔𝐫𝐢𝐦𝐞 𝐟𝐞𝐬𝐭𝐚 𝐞 𝐊𝐮𝐫𝐛𝐚𝐧 𝐁𝐚𝐣𝐫𝐚𝐦𝐢𝐭

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ekipa kujdestare e Shërbimit Emergjent të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime, ju uron nga zemra paqe, shëndet, harmoni dhe begati në familjet tuaja.

Qoftë kjo festë një ditë e mbushur me mirësi, solidaritet dhe dashuri mes njerëzve.

Address

Rruga "Anton Çetta" Nr. 39
Stimlje
72000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when QKMF "Dr.Vezir Bajrami" Shtime posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share