FizioPlus Physiotherapy Center

FizioPlus  Physiotherapy Center Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from FizioPlus Physiotherapy Center, Medical and health, Skenderbeu, Suharekë.

15/07/2026
Me sukses u përmbyll diplomimi në Mjekësi Sportive, pas përfundimit të një programi trajnimi njëvjeçar, i zhvilluar në k...
16/12/2025

Me sukses u përmbyll diplomimi në Mjekësi Sportive, pas përfundimit të një programi trajnimi njëvjeçar, i zhvilluar në kuadër të UEFA-s, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) në bashkëpunim me Shoqatën e Mjekëve Sportivë dhe Fizioterapistëve.

Ky program u drejtua nga Dr. Gianluca Stesina, mjek sportiv i mirënjohur ndërkombëtarisht, ish-mjek i klubeve elitare si Juventus FC, Torino FC dhe institucione të tjera prestigjioze të futbollit evropian. Ishte një kënaqësi dhe privilegj i veçantë të jem pjesë e këtij trajnimi nën udhëheqjen e një profesionisti me përvojë të jashtëzakonshme në mjekësinë sportive të nivelit të lartë.

Programi kontribuoi ndjeshëm në avancimin e njohurive teorike dhe praktike në fushën e parandalimit dhe menaxhimit të lëndimeve, rehabilitimit bashkëkohor të sportistëve, si dhe në thellimin e njohurive në antidoping, nutricion sportiv dhe praktikat bashkëkohore që lidhen me performancën dhe shëndetin e sportistëve, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Këto njohuri dhe kompetenca do të aplikohen drejtpërdrejt në praktikën profesionale në FIZIOPLUS Physiotherapy Center, me qëllim ofrimin e shërbimeve të specializuara, të bazuara në evidencë shkencore dhe standarde të larta profesionale për sportistë dhe pacientë.

Falënderim Federatës Shqiptare të Futbollit, organizatorëve dhe gjithë stafit akademik për realizimin e këtij programi me rëndësi të veçantë profesionale.

Address

Skenderbeu
Suharekë
23000

Telephone

+38349682783

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when FizioPlus Physiotherapy Center posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to FizioPlus Physiotherapy Center:

Shortcuts

Share