Dr. Ismail Lutolli

  • Home
  • Dr. Ismail Lutolli
Call Directions Website Contact the practice

Dr. Ismail Lutolli Dr Ismail Lutolli Pediater
Subspecialist Dietolog-Nutricionist
Subsp, Hematolog-Onkolog Pediatrik

Dr.Ismail Lutolli ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, specializimin në fushën e Pediatrisë dhe subspecializimin në Dietologi- Nutricionizëm, Hematologji dhe Onkologji Pediatrike dhe ne vazhdim e siper te subspecializimit GastroEntero Hepatologji.

Së bashku me bashkëshorten e tij dr Samira Lutolli (gjinekologe), dr Ismail Lutolli kanë hapur këtë javë poliklinikën Natal, e cila pritet të jetë institucion i sigurtë, nga i cili do të marrim të gjitha ato që janë të nevojshme për rritje dhe zhvillim të shëndetshëm të fëmijëve nga lindja e deri në moshë madhore.

Kjo poliklinikë do të jetë krah i prindërve, në veçanti nënave, atyre që përkundin e rrisin të ardhmen e vendit tonë. Poliklinika ka për synim familje të shëndosha, dhe fëmijë që do kenë rritë të mbarë.

Poliklinika Natal do të jetë një portë ku do të gjeni ndihmë në këto fusha:
• Këshilla dhe ndihmë për gratë shtatzëna - të ngelurit shtatzënë, shtatzani e sukseshme, problemet gjatë rrugës, ndihmë psikologjike dhe profesionale, ndihmë dietologjike të nënave shtatzëna.
• Këshilla dhe ndihmë për fëmijët sapolindur - për t’u këshilluar përkitazi me procesin e ditëve të para të lindjes).
• Këshilla dhe ndihmë për gjidhënjen - 24 orë për çdo nënë që kërkon përkrahje në procesin e gjidhënjes, këshilla dhe ndihmë profesionale.
• Këshilla dhe ndihmë për fëmijët deri në moshë madhore – përcjellje të rritës së mbarë të fëmijëve nga dita e parë e lindjes, procesit të gjidhënjes, ushqimeve gjatë etapave të mëvonshme, receta profesionale, përcjellje të zhvillimit psikomotorik dhe aspekteve të tjera që lidhen me fëmijët.
• Dietologji dhe nutricionizëm - këshilla lidhur me ushqimin e fëmijeve dhe të rriturve në tërë ciklin e jetës si dhe në patologji e semundje te ndryshme. Ky shërbim përfshin dietat profesionale dhe rekomandimin e ushqimeve më të përshtatshme për çdo moshë, fazë dhe situatë shëndetësore.
• Ditari i ushqimit të fëmijëve - këtu do të gjeni receta të verifikuara profesionalisht nga mosha 6-muajshe e deri në moshë madhore, gjithashtu receta për sëmundje të ndryshme dhe gjendje të veçanta që kalojnë nëna dhe fëmijët.
• Përkrahje psikologjike – kontribues në këtë grup janë psikologu dhe psikiatri për fëmijë, të cilët do të shërbejnë për t’i përkrahur familjet e në veçanti nënat dhe fëmijët në rrugën e tyre.
• Përkrahje të problemeve të veçanta të fëmijëve si logoped që do të ndihmojë në problematikën e fëmijëve në të folur, belbëzime dhe probleme tjera legopedike.
• Emergjenca mjekësore – ndihmë përkitazi me shqetësimet tuaja dhe do të ndihmojë në tejkalimin e situatave emergjente të fëmijëve dhe të të rriturve.

08/11/2026
Dr. Ismail Lutolli  është pranë pacientëve çdo ditë të javës, edhe të dielave, me përkushtim të plotë për kujdesin e fëm...
08/11/2026

Dr. Ismail Lutolli është pranë pacientëve çdo ditë të javës, edhe të dielave, me përkushtim të plotë për kujdesin e fëmijëve tanë.
Shëndeti i fëmijëve mbetet gjithmonë prioritet.
Poliklinika NATAL
048 370 370

Nese gjaku i ka dal mire a perjashtohet Leukemia ?
07/11/2026

Nese gjaku i ka dal mire a perjashtohet Leukemia ?

"Rezultate të shkëlqyera, mbi 1400 raste te hemangiomeve të shëruara plotësisht ."Në poliklinikën NATAL vazhdon trajtimi...
05/11/2026

"Rezultate të shkëlqyera, mbi 1400 raste te hemangiomeve të shëruara plotësisht ."

Në poliklinikën NATAL vazhdon trajtimi sukseshëm i Hemangiomave tek fëmijët nga Dr. Ismail Lutolli , subspecialist i hematologjisë dhe onkologjisë pediatrike.
Rezultatet vazhdojnë të jenë shumë inkurajuese.Mbi 1200 raste me sherim te plote.
Poliklinika NATAL, vend ku fëmijët do të gjejnë tërë atë që duhet për shërimin e plotë të hemangiomës.
Poliklinika NATAL
048 370 370

Një fillim i shëndetshëm për një jetë të shëndetshme. 💙Gjidhënia është shumë më tepër se ushqim. Ajo është dashuri, sigu...
05/11/2026

Një fillim i shëndetshëm për një jetë të shëndetshme. 💙
Gjidhënia është shumë më tepër se ushqim. Ajo është dashuri, siguri, mbrojtje dhe lidhja më e fortë mes nënës dhe foshnjës.
Çdo pikë qumështi të gjirit përmban qindra përbërës të pazëvendësueshëm që ndihmojnë në rritjen, zhvillimin dhe mbrojtjen e foshnjës nga shumë sëmundje. Në të njëjtën kohë, gjidhënia sjell përfitime të shumta edhe për shëndetin e nënës.
💙 Nuk ka qumësht më të mirë se ai i nënës.
💙 Çdo ditë e gjidhënies është një investim në shëndetin e fëmijës.
💙 Edhe kur fillimi duket i vështirë, me mbështetje dhe këshillim profesional, gjidhënia bëhet një përvojë e bukur dhe e suksesshme.
🌸 Le të jetë kjo javë një kujtesë se çdo nënë meriton mbështetje, inkurajim dhe informacion të saktë për t'i dhënë foshnjës së saj fillimin më të mirë të mundshëm në jetë.
📚 Shkolla e Gjidhënies është e para dhe e vetmja shkollë e këtij lloji, e krijuar për t'u ofruar grave shtatzëna dhe nënave të reja informacione të vlefshme, shkencore dhe praktike mbi:
✔️ rëndësinë e gjidhënies;
✔️ teknikat e duhura të gjidhënies;
✔️ zgjidhjen e sfidave më të shpeshta;
✔️ këshilla praktike, duke përfshirë edhe detajet më të vogla që ndihmojnë në një gjidhënie të suksesshme.
🎥 Shikoni videot e Shkollës së Gjidhënies:
🔹 Në Natal Media: https://natalmedia.com/?page_id=135
🔹 Në YouTube: https://youtu.be/n-ZveOaPVu8
🤱 Ndajini këto video me nënat e reja, lehonat dhe gratë shtatzëna. Një informacion i saktë mund të ndryshojë fillimin e jetës së një fëmije.
💙 QUMËSHTI I GJIRIT ËSHTË MË I MIRI!
048 370 370

Një mrekulli e vogël, një dashuri e pafund! 💙Çdo ditë më afër takimit më të bukur! 👶Poliklinika NATAL – Jeta fillon me d...
02/11/2026

Një mrekulli e vogël, një dashuri e pafund! 💙

Çdo ditë më afër takimit më të bukur! 👶

Poliklinika NATAL – Jeta fillon me dashuri! ❤️

Dr.Samire Ademi Lutolli
Gjinekologe - Obstetre

Pershendetje doktor mund te me jepni 1 mendim per kete hemangiome ju lutem si e shihni a kurohet te hiqet plotësisht?MS
27/10/2026

Pershendetje doktor mund te me jepni 1 mendim per kete hemangiome ju lutem si e shihni a kurohet te hiqet plotësisht?MS

"Tronditëse dhe e papranueshme! Vrasja e radhës e një gruaje, kësaj radhe në Vitomiricë të Pejës, është një tjetër alarm...
26/10/2026

"Tronditëse dhe e papranueshme! Vrasja e radhës e një gruaje, kësaj radhe në Vitomiricë të Pejës, është një tjetër alarm i kuq për shoqërinë dhe institucionet tona. Çdo jetë e humbur në këtë mënyrë është një dështim kolektiv që kërkon drejtësi uugjente,nuk ka asnjë arsyetim për dhunën; heshtja dhe mosveprimi vrasin dyfish. Ngushëllime familjes dhe solidarizim i plotë me thirrjet për siguri dhe mbrojtje të jetës së grave!"

Address

Rruga Xhavit Spahiu

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dr. Ismail Lutolli posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Dr. Ismail Lutolli:

  • Want your practice to be the top-listed clinic?

Share