14/11/2026
DHIMBJA E BELIT DHE MPIRJA E KËMBËS – MOS I NEGLIZHONI!
A keni dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, mpirje, therje apo ndjesi shpimi gjilpërash që përhapen nga vithet drejt këmbës?
Këto simptoma mund të shfaqen si pasojë e problemeve të ndryshme të sistemit muskuloskeletor dhe nervor.
⚠️ Cilët janë faktorët që mund të ndikojnë në shfaqjen e tyre?
▪️ Qëndrimi i zgjatur ulur ose në këmbë.
▪️ Mungesa e aktivitetit fizik dhe mënyra sedentare e jetesës.
▪️ Ngritja e peshave dhe ngarkesat e papërshtatshme fizike.
▪️ Hernia diskale dhe degjenerimi i disqeve ndërvertebrale.
▪️ Irritimi ose kompresioni i rrënjëve nervore (ishialgjia).
▪️ Dobësimi i muskulaturës së trungut.
▪️ Stenoza spinale dhe ndryshimet degjenerative të shtyllës kurrizore.
🩺 Kur duhet të kërkoni ndihmë profesionale?
Nëse dhimbja përsëritet, përhapet drejt këmbës ose shoqërohet me mpirje dhe dobësi muskulore, është e rëndësishme të bëhet vlerësimi profesional për identifikimin e shkakut.
Si ju ndihmon Fizio Gram®?
• Vlerësim funksional dhe fizioterapeutik.
• Terapi manuale dhe ushtrime terapeutike.
• Kineziterapi dhe programe individuale rehabilitimi.
• Trajtim i përshtatur sipas gjendjes dhe nevojave të pacientit.
❗ Mos e trajtoni vetëm simptomën pa identifikuar shkakun!
Shëndeti i shtyllës kurrizore është i rëndësishëm për çdo lëvizje të përditshme.
📍 Fizio Gram® – Viti
Rr. 28 Nëntori, Nr. 35
📞 045 885 518
🌐 www.fiziogram.com
RIKUPERO LËVIZJEN. KTHEHU PA DHIMBJE!