Arbenita Bajrami Zejnullahu

Arbenita Bajrami Zejnullahu Zyra për shërbime psikologjike

Sot, në Ditën e Autizmit, le të mos mbetemi vetëm tek fjalët… por tek veprat.Fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre përb...
02/04/2026

Sot, në Ditën e Autizmit, le të mos mbetemi vetëm tek fjalët… por tek veprat.

Fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre përballen çdo ditë me sfida të mëdha – emocionale, sociale dhe financiare. Mbështetja që ata marrin aktualisht shpesh nuk mjafton as për nevojat më bazike, e jo më për terapitë dhe shërbimet që janë jetike për zhvillimin e tyre.

Është koha që të gjithë bashkë – institucione, komunitet dhe prindër – të ngremë zërin për më shumë mbështetje financiare dhe shërbime më cilësore për këta fëmijë.

Sepse çdo fëmijë meriton mundësi të barabarta. Sepse çdo fëmijë meriton kujdes dhe dinjitet.

Psikologe: Arbenita Bajrami Zejnullahu

27/03/2026
09/10/2025

Bazat e personalitetit ndërtohen në fëmijërinë e hershme

Fëmijëria e hershme është periudha më e ndjeshme dhe më përcaktuese në zhvillimin e njeriut. Pikërisht në këto vite formohen themelet e personalitetit, zakonet emocionale, besimi tek vetja dhe mënyra si fëmija do ta shohë botën në të ardhmen.

Prandaj, kujdesi dhe përkushtimi që tregojnë prindërit dhe edukatorët në çerdhe kanë rëndësi jetike. Në duart e tyre ndodhet faza më e brishtë e zhvillimit njerëzor, momenti kur çdo fjalë, çdo përqafim, çdo mënyrë komunikimi ndikon drejtpërdrejt në ndërtimin e karakterit të fëmijës.

Si profesioniste e fushës së psikologjisë, theksoj se kujdesi në çerdhe në moshën e hershme është e domosdoshme të bazohet në dashuri, durim, ndjeshmëri ngase aty formohet personaliteti i fëmijës.

Në çdo shtet, po ashtu dhe tek ne zhvillimi dhe mirëqenia varen nga mënyra se si krijohen dhe shpërndahen vendet e punës. Është e rëndësishme që të krijohen vende të ndryshme pune, që njerëzit të kenë mundësi zgjedhjeje sipas prirjeve, aftësive dhe profesionit të tyre. Kur njerëzit punësohen në vendet e duhura, jo vetëm që ndihen të vlerësuar dhe të motivuar, por edhe kontribuojnë në mënyrë më efektive për shoqërinë.

Punësimet e papërshtatshme shpesh sjellin pasoja: mungesë produktiviteti, pakënaqësi, stres dhe mosfunksionim brenda institucioneve apo komunitetit. Prandaj, është thelbësore që çdo profesionist të ushtrojë detyrën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme, në një ambient ku respektohet etika, ndershmëria dhe profesionalizmi.

“Mirëqenia e fëmijëve është thelbësore për një shoqëri të shëndoshë.”


Arbenita Bajrami Zejnullahu - Psikologe

Apel për prindërit dhe shoqërinë! Rinia jonë po përballet me sfida të mëdha dhe, fatkeqësisht, shpesh po humb rrugën e d...
11/09/2025

Apel për prindërit dhe shoqërinë!

Rinia jonë po përballet me sfida të mëdha dhe, fatkeqësisht, shpesh po humb rrugën e duhur. Vdekja tragjike e një të riu na ka tronditur të gjithëve dhe na ka hapur shumë pikëpyetje për mënyrën se si po i edukojmë fëmijët tanë.

Sot shohim mungesë respekti, mungesë konsiderate e mirësjelljeje te shumë të rinj. Kjo na shqetëson thellë dhe na bën të mendojmë seriozisht për rolin tonë si prindër, mësues dhe shoqëri.

Prandaj, bëj thirrje të sinqertë për të gjithë prindërit:
👉 Të kenë më shumë kontroll dhe kujdes në raport me fëmijët.
👉 Të kalojnë më shumë kohë cilësore me ta.
👉 Të jenë shembull pozitiv në vlera, sjellje dhe komunikim.
👉 T’i udhëzojnë për ndjekjen e rregullt të mësimeve.
👉 Të marrin në konsideratë këshillat që u jepen nga mësuesit dhe psikologët.

Ne si prindër jemi ata që duhet t’i udhëzojmë, t’i këshillojmë dhe t’u japim drejtimin e duhur

E ardhmja e fëmijëve tanë varet nga përgjegjësia jonë sot!

Ngushëllime të sinqerta familjes dhe komunitetit tonë!
Arbenita Bajrami Zejnullahu - Psikologe

06/07/2025

Një thirrje nga përvoja ime si psikologe!

Unë punoj çdo ditë me fëmijë që përballen me sfida të ndryshme zhvillimore dhe emocionale, fëmijë me autizëm, sindromën Down, ADHD, vështirësi në komunikim, apo me zhvillim të vonuar mendor.
Të gjithë ata kanë nevojë për mbështetje të rregullt profesionale, për psikoterapi individuale që u ndihmon të kuptojnë veten, të ndërtojnë aftësi dhe të ndihen të vlefshëm.

Por e vërteta është se shumë prej tyre nuk kanë mundësi ta marrin këtë ndihmë, sepse mbështetja nga shteti është shumë e kufizuar, e pamjaftueshme për nevojat reale të këtyre fëmijëve dhe familjeve të tyre. Janë prindërit ata që çdo ditë përballen me barrën më të madhe, sfidën financiare për të siguruar një shërbim kaq të domosdoshëm për fëmijën e tyre

Psikoterapia nuk duhet të jetë luks. Duhet të jetë një e drejtë për çdo fëmijë që ka nevojë për të.
Ata nuk kanë nevojë për mëshirë, kanë nevojë për qasje, mbështetje dhe mundësi për të ndërtuar jetën e tyre me dinjitet.

Si profesioniste, do të vazhdoj të jem zë për këta fëmijë. Por zëri ynë bëhet më i fuqishëm kur është i përbashkët.

Gëzuar 1 Qershori!
01/06/2025

Gëzuar 1 Qershori!

Të ndihesh mirë nuk është luks, por një detyrë që ke ndaj vetes.
04/05/2025

Të ndihesh mirë nuk është luks, por një detyrë që ke ndaj vetes.

Address

Rruga UÇK-së
Vitina
61000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Arbenita Bajrami Zejnullahu posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category