Farmaci ALBI -Fier

Call Directions Contact the practice

Farmaci ALBI -Fier Shendeti juaj eshte prioriteti yne. Jemi ne sherbimin tuaj per te dhene informacione mbi produkte ap

Fytyra jote, rregullat e tua… ne jemi këtu për të të ndihmuar ta mbash lëkurën nën kontroll! 💚Ja 5 gabimet më të shpesht...
03/11/2026

Fytyra jote, rregullat e tua… ne jemi këtu për të të ndihmuar ta mbash lëkurën nën kontroll! 💚

Ja 5 gabimet më të shpeshta që mund të përkeqësojnë irritimin dhe të favorizojnë shfaqjen e akneve:

1. Shtrydhja e akneve ~ Një JO e madhe! Shtrydhja mund të shtojë inflamacionin, të përkeqësojë irritimin dhe të rrisë rrezikun e shenjave në lëkurë.

2. Pastrimi me produkte agresive ~ Produktet shumë të forta mund të dëmtojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke shkaktuar tharje dhe irritim.

3. Anashkalimi i hidratimit ~ Edhe lëkura me tendencë akneike ka nevojë për hidratim. Një hidratues i përshtatshëm ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit dhe të barrierës kutane.

4. Përdorimi i tepërt i përbërësve aktivë ~ Më shumë nuk do të thotë gjithmonë më mirë! Kombinimi i shumë përbërësve aktivë mund të shkaktojë irritim. Lëkurës i duhet kohë të përshtatet.

5. Ndërrimi shumë i shpeshtë i produkteve ~ Ndryshimi i vazhdueshëm i rutinës nuk i jep lëkurës kohën e nevojshme për t’iu përgjigjur produkteve.

Mbaje mend: Lëkura me tendencë akneike nuk ka nevojë për më shumë produkte, por për kujdesin e duhur, vazhdimësi dhe durim. 💚

Ta nisim ditën me një nga produktet më të sh*tura të momentit! 💚Puçrra që shfaqen papritur? Lëkurë me imperfeksione dhe ...
03/11/2026

Ta nisim ditën me një nga produktet më të sh*tura të momentit! 💚

Puçrra që shfaqen papritur? Lëkurë me imperfeksione dhe zona që kërkojnë kujdes të veçantë?

Kur lëkura ka nevojë për një zgjidhje praktike dhe të synuar, SVR Sebiaclear AZ Flash Ampoule vjen në ndihmë.

Një aleat në rutinën e kujdesit për lëkurën me tendencë akneike, për të ndihmuar në përmirësimin e pamjes së papërsosmërive dhe njëtrajtësimin e teksturës së saj.

Sepse kujdesi i mirë për lëkurën fillon me zgjedhjen e duhur!

Ruaje këtë postim për herën tjetër që lëkura jote ka nevojë për pak më shumë vëmendje.

skincareroutine

02/11/2026

Buzët e thata dhe të çara kanë nevojë për kujdes të veçantë.

Youth Lab Lip Balm ndihmon në hidratimin dhe zbutjen e buzëve, duke i lënë ato më të lëmuara, të buta dhe me një pamje të shëndetshme.

Një hap i vogël në rutinën e përditshme, për buzë të kuruara në çdo stinë.

E gjeni në Farmaci ALBI.

skincare

Një prekje delikate, një aromë që të mbetet në kujtesë.Notat e freskëta dhe gazmore të luleve krijojnë një aromë të ndri...
28/10/2026

Një prekje delikate, një aromë që të mbetet në kujtesë.

Notat e freskëta dhe gazmore të luleve krijojnë një aromë të ndritshme, që e bën çdo aplikim një moment të veçantë kujdesi.

Bukuri që vjen nga natyra.95% përbërës me origjinë natyrale, e pasuruar me ekstrakt të lules së jaseminit.Jo komedogjene...
28/10/2026

Bukuri që vjen nga natyra.

95% përbërës me origjinë natyrale, e pasuruar me ekstrakt të lules së jaseminit.

Jo komedogjene, me teksturë të lehtë dhe të mëndafshtë që shkrihet në lëkurë.

Pudër ndriçuese shumëfunksionale, që kap dritën dhe i jep lëkurës një pamje rrezatuese, me përfundim natyral dhe afatgja...
28/10/2026

Pudër ndriçuese shumëfunksionale, që kap dritën dhe i jep lëkurës një pamje rrezatuese, me përfundim natyral dhe afatgjatë.

Për fytyrën dhe trupin.

27/10/2026

Edhe kur duken të pastra, furçat mund të grumbullojnë mbetje produktesh, yndyrë, qeliza të vdekura dhe mikroorganizma që mund të ndikojnë në shëndetin e lëkurës.

🧴 Pse duhet t’i pastrosh rregullisht?

* Për të ulur grumbullimin e papastërtive.
* Për të ndihmuar në parandalimin e irritimeve.
* Për të mbajtur lëkurën më të shëndetshme.

Po kërkon një pastrues të përshtatshëm për lëkurën, që mund të të vlejë edhe për pastrimin e furçave?

Na shkruaj në komente dhe të ndihmojmë të gjesh produktin e duhur.

26/10/2026

15% acid azelaik , sekreti pas ampulës bestseller nga SVR për lëkurën e prirur ndaj akneve.

Mbroni lëkurën e bebit nga tharja që shkaktojnë ndryshimi i temperaturave me koleksionin Nourishing, të krijuar posaçëri...
26/10/2026

Mbroni lëkurën e bebit nga tharja që shkaktojnë ndryshimi i temperaturave me koleksionin Nourishing, të krijuar posaçërisht për lëkurën e thatë.

Formula me ceramide dhe Cold Cream ushqen intensivisht lëkurën, duke ndihmuar në ruajtjen e barrierës mbrojtëse natyrore dhe të butësisë së saj.

Sepse lëkura e bebit meriton kujdes të veçantë, në çdo stinë.

Address

Lagjia Liri, Rruga Jakov Xoxa
Fier

Opening Hours

Monday 08:00 - 21:00
Tuesday 08:00 - 21:00
Wednesday 08:00 - 21:00
Thursday 08:00 - 21:00
Friday 08:00 - 21:00
Saturday 08:00 - 21:00

Telephone

+355682275543

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Farmaci ALBI -Fier posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Farmaci ALBI -Fier:

Shortcuts

Share

Nearby clinics