Qendra Neuron

Call Directions Contact the practice

Qendra Neuron ✨”Ne ngrihemi duke ngritur të tjerët.”
🧠Shërbime Psiko-Sociale
🗣️Shërbime Logopedike
🧑‍🧑‍🧒Mbështetje për prindër & fëmijë
📩Rezervo👇
📞 +355 69 320 0778

🌿 CHILD-LED THERAPY NË TRAJTIMIN E AUTIZMITSi të kalojmë nga kontrolli i sjelljes te kuptimi i fëmijës? 💚Ju ftoj në një ...
25/10/2026

🌿 CHILD-LED THERAPY NË TRAJTIMIN E AUTIZMIT
Si të kalojmë nga kontrolli i sjelljes te kuptimi i fëmijës? 💚
Ju ftoj në një trajnim profesional 10-javor, ku do të eksplorojmë parimet, strategjitë dhe teknikat e qasjes Child-Led, duke vendosur në qendër iniciativën e fëmijës, komunikimin, lojën dhe mirëqenien emocionale.
✨ Çfarë do të mësoni? • Si të kuptoni sjelljen në kontekst. • Si të ndiqni iniciativën e fëmijës dhe të ndërtoni komunikim kuptimplotë. • Strategji për lojën, ndërveprimin, zhvillimin konjitiv, zhvillimin gjuhësor dhe rregullimin emocional. • Si të krijoni mjedise të përshtatshme dhe kufij të qartë. • Si të bashkëpunoni me prindërit dhe ekipin multidisiplinar. • Si të planifikoni objektivat dhe të vlerësoni progresin me teknika evidence-based.

🎓 Për kë është ky trajnim? Për psikologë, terapistë, logopedë, edukatorë, mësues dhe profesionistë të tjerë që punojnë me fëmijët.

📅 Fillimi: 13 nëntor 2026
💻 Formati: Online
⏳ Kohëzgjatja: 10 javë, 3 orë në javë
📜 Programi përmbyllet me certifikatë.
👩‍🏫 Trajnuese: Dr. Megi Vjerdha
Pedagoge e Pedagogjisë Speciale dhe psikologe klinike, me studime master dhe doktorale në Romë për Çrregullimin e Spektrit Autik.
⚠️ Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar, për të mundësuar një proces trajnimi sa më cilësor dhe ndërveprues.
📲 Për regjistrime dhe informacion:
📞 069 320 0778

Qendra Neuron
"Në ngrihemi duke ngritur të tjerët! " 💚

Zhvillimi i hershëm i fëmijës nuk ndjek rrugë të ndara; dimensionet kognitive, emocionale dhe motorike janë thellësisht ...
21/10/2026

Zhvillimi i hershëm i fëmijës nuk ndjek rrugë të ndara; dimensionet kognitive, emocionale dhe motorike janë thellësisht të ndërvarura.
Në praktikën klinike dhe neuropsikologjike, ky bashkëveprim emërtohet si Psikomotoricitet.

Trupi nuk është thjesht një mjet lëvizës, por instrumenti kryesor përmes të cilit fëmija strukturon mendimin, percepton hapësirën dhe ndërton skemën e tij trupore.

Pse neuropsikologjia dhe terapia e zhvillimit i kushtojnë rëndësi parësore këtë aspekti?

1️⃣ Ndërtimi i Skemës Trupore dhe Orientimit: Përpara se të mësojë konceptet abstrakte (si leximi, shkrimi apo matematika), fëmija duhet të zotërojë orientimin hapësinor dhe lateralitetin (dallimin e të majtës nga e djathta) përmes lëvizjes së vetëdijshme.

2️⃣ Ndikimi në Funksionet Ekzekutive: Koordinimi i motorikës së fine (shkathtësia e duarve dhe gishtave) stimulon zonat kortikale të trurit që lidhen drejtpërdrejt me vëmendjen e qëndrueshme, planifikimin dhe vetërregullimin.

3️⃣ Rregullimi Emocional: Shpesh, vështirësitë në sjellje, hiperaktiviteti ose ankthi te fëmijët shpërfaqen ose frenohen përmes lëvizjes. Terapia psikomotore ndihmon në kanalizimin e këtyre gjendjeve.

Pediatri ShëndetiMendor ZhvillimiInfantil

📚🦔Leximi dhe konkretizimi: kur përralla kthehet në një përvojë terapeutikeNë një seancë terapeutike me fëmijën, leximi i...
20/10/2026

📚🦔Leximi dhe konkretizimi: kur përralla kthehet në një përvojë terapeutike

Në një seancë terapeutike me fëmijën, leximi i një përralle nuk është thjesht një aktivitet për të dëgjuar një histori. Ai është një mjet ndërhyrjeje që, kur përdoret në mënyrë të strukturuar dhe sipas nevojave të fëmijës, krijon mundësi për të nxitur gjuhën, të kuptuarit, vëmendjen dhe të nxënit përmes përvojës konkrete.

Pse është i rëndësishëm leximi gjatë terapisë?

Përmes leximit, fëmija mund të:

Zhvillojë fjalorin dhe aftësitë e të kuptuarit.

Përmirësojë vëmendjen dhe dëgjimin aktiv.

Mësojë të identifikojë personazhet, veprimet dhe pasojat e tyre.

Zhvillojë aftësinë për të shprehur mendimet dhe emocionet.

Përforcojë të nxënit përmes përsëritjes, pyetjeve dhe ndërveprimit me terapistin.

🦔 Pse e konkretizojmë përrallën?

Në aktivitetin me përrallën “Iriqi që shet gjilpëra”, historia shoqërohet me një material të punuar konkretisht, që fëmija mund ta shohë dhe ta eksplorojë.

Konkretizimi e ndihmon fëmijën të lidhë fjalët me objektet, veprimet dhe përvojat e prekshme. Nëpërmjet kësaj ndërthurjeje, terapisti mund të vëzhgojë kuptimin e historisë, reagimet e fëmijës, aftësinë për të ndjekur udhëzimet dhe mënyrën se si ai përfshihet në aktivitet.

Roli i psikologut

Psikologu e përshtat leximin, pyetjet dhe materialet konkrete sipas moshës, nivelit të zhvillimit dhe objektivave individuale të fëmijës. Qëllimi nuk është vetëm që fëmija të dëgjojë përrallën, por të kuptojë, të ndërveprojë, të shprehë veten dhe të mësojë nëpërmjet një përvoje kuptimplote.

Sepse në terapi, çdo përrallë mund të bëhet një mundësi për të mësuar, për t'u shprehur dhe për t'u zhvilluar.

Referencë shkencore: Dowdall et al. (2020), Shared Picture Book Reading Interventions for Child Language Development: A Systematic Review and Meta-Analysis, revista Child Development

Qendra Neuron
Shërbime psikologjike dhe logopedike

TëNxënitPërmesLojës

Në këto ditë protestash, si të flasim me fëmijët tanë?Fëmijët e vërejnë atë që ndodh përreth tyre. Ata dëgjojnë bisedat ...
17/10/2026

Në këto ditë protestash, si të flasim me fëmijët tanë?

Fëmijët e vërejnë atë që ndodh përreth tyre. Ata dëgjojnë bisedat tona, shohin lajmet dhe ndiejnë shqetësimin e të rriturve, edhe kur nuk i kuptojnë plotësisht ngjarjet.

Në ditë të tilla, ata kanë nevojë për informacion të përshtatshëm për moshën, qetësi emocionale dhe ndjenjën e sigurisë.

Disa këshilla për prindërit:
Dëgjojini me vëmendje. Pyetini çfarë kanë dëgjuar dhe si ndihen. Mos i nënvlerësoni frikërat e tyre. Flisni me fjalë të thjeshta. Shpjegojuni se çfarë po ndodh, pa i ekspozuar ndaj detajeve të frikshme apo informacioneve që nuk janë të përshtatshme për moshën e tyre.
Mos premtoni atë që nuk mund ta garantoni. Në vend të shprehjes “Nuk do të ndodhë asgjë”, mund të thoni: “E kuptoj që je i shqetësuar. Ne do të bëjmë gjithçka që të kujdesemi për ty.” Kufizoni ekspozimin ndaj lajmeve. Pamjet e përsëritura të tensionit dhe dhunës mund të shtojnë ankthin dhe pasigurinë. Ruani rutinën e përditshme. Gjumi, ushqimi, loja, shkolla dhe koha me familjen u japin fëmijëve një ndjenjë stabiliteti.
Jepuni hapësirë emocioneve. Është normale që fëmijët të ndiejnë frikë, zemërim, pasiguri apo të bëjnë shumë pyetje. Mos i detyroni të flasin, por bëjuni të ditur se jeni aty për ta.

Çfarë mund t'u themi fëmijëve?

“Ka disa njerëz që po protestojnë sepse duan të shprehin mendimet dhe kërkesat e tyre. Të rriturit kanë përgjegjësinë të kujdesen që fëmijët të jenë të sigurt. Ti mund të më pyesësh për gjithçka që të shqetëson dhe ne do të flasim së bashku.”

Qendra Neuron
Shërbime psikologjike dhe logopedike

Në këtë Ditë Botërore të Shëndetit Mendor:Pyet një mik se si po kalon me të vërtetë.Të jemi tolerant dhe të butë me vete...
10/10/2026

Në këtë Ditë Botërore të Shëndetit Mendor:

Pyet një mik se si po kalon me të vërtetë.

Të jemi tolerant dhe të butë me veten.

Mos e mbaj çdo peshë vetëm.

Sot dhe çdo ditë tjetër:
Fol, dëgjo dhe mbështet! 🌿

🌱 QENDRA NEURON KËRKON TERAPISTEKërkojmë një terapiste që nuk kërkon thjesht një vend pune, por dëshiron të rritet profe...
25/08/2026

🌱 QENDRA NEURON KËRKON TERAPISTE

Kërkojmë një terapiste që nuk kërkon thjesht një vend pune, por dëshiron të rritet profesionalisht dhe të mësojë bashkë me fëmijët.

Kërkojmë një person që:

🎓 Ka përfunduar studimet në Psikologji ose Pedagogji Speciale
✨ Është e hapur të mësojë dhe të aplikojë qasje bashkëkohore në terapi
🤍 Ka empati të vërtetë dhe di ta shohë fëmijën përtej diagnozës
🎨 Ka kreativitet dhe fleksibilitet në punën me fëmijët
🌱 Ka dëshirë për të zhvilluar vazhdimisht aftësitë profesionale
🤝 Di të bashkëpunojë me ekipin dhe familjen
💡 E kupton se çdo fëmijë ka ritmin, mënyrën dhe historinë e tij

Nëse beson se terapia nuk është thjesht të mësosh një fëmijë të bëjë diçka, por të kuptosh mënyrën se si ai mëson, do të donim të të njihnim.

📍 Qendra Neuron – Shkodër
📩 Për aplikim dhe më shumë informacion, na shkruani në DM ose në nr e kontaktit 0693200778.

Shkruaj Paketë në koment për info!
12/08/2026

Shkruaj Paketë në koment për info!

24/07/2026

Një mundësi për të mos u humbur për ju prindër nga Dr.Megi Vjerdha

24/07/2026

Address

Shkoder
Shkodër
1001

Opening Hours

Monday 09:00 - 20:00
Tuesday 09:00 - 20:00
Wednesday 09:00 - 20:00
Thursday 09:00 - 20:00
Friday 09:00 - 20:00
Saturday 09:00 - 17:00
Sunday 09:00 - 17:00

Telephone

+355693200778

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Neuron posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Qendra Neuron:

Shortcuts

Share

Nearby clinics