28/10/2026
🎀 Tetori Rozë – Bashkë për ndërgjegjësimin dhe parandalimin e kancerit të gjirit! 💗
Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, zhvilluam një takim bashkëbisedues me mësueset e Shkollës Tonç Gjon Toma në Ragam, ku diskutuam mbi rëndësinë e depistimit të hershëm, kontrolleve periodike dhe vetëkontrollit të gjirit.
Gjatë këtij takimi u theksua rëndësia e informimit dhe ndërgjegjësimit, si hapa të domosdoshëm për kujdesin ndaj shëndetit dhe kapjen e hershme të sëmundjes. Gjithashtu, u nënvizua roli i edukimit shëndetësor në nxitjen e grave për të mos e neglizhuar shëndetin e tyre dhe për të kryer kontrollet e rekomanduara.
💗 Mesazhi ynë është i qartë: Kujdesi për veten është dashuri për jetën!
Le ta kthejmë ndërgjegjësimin në veprim dhe kontrollin e hershëm në një kulturë kujdesi për çdo grua.
🎀 Tetori Rozë – Informohu, kontrollohu, kujdesu për veten!