Fabiana Deda

Directions

Fabiana Deda 🔹Dermatology, Aesthetic Medicine and Cosmetology

13/08/2026

Terapia me Glutation është trajtimi me i mirë që i kam bërë vetes kohët e fundit 😍

Fabulous Derma Clinic

30/07/2026

Një ditë e zakonshme në Fabulous Derma Clinic 🤍

Pasioni dhe dashuria që kam për punën ma bejnë lodhjen shumë më te lehtë 🥰

Ka një pyetje që ia bëj shpesh vetes…Po sikur të mos e kisha ndjekur ëndrrën time?Ndoshta nuk do ta kuptoja kurrë sa pri...
16/07/2026

Ka një pyetje që ia bëj shpesh vetes…

Po sikur të mos e kisha ndjekur ëndrrën time?

Ndoshta nuk do ta kuptoja kurrë sa privilegj është të zgjohesh çdo mëngjes dhe të bësh me pasion atë që ke ëndërruar që fëmijë.

Çdo herë që marr shiringën në dorë, nuk shoh thjesht një trajtim estetik. Shoh besimin që një pacient ka vendosur tek unë. Shoh vitet e studimit, trajnimet, sakrificat dhe përgjegjësinë që mbart çdo vendim.

Për shumë njerëz mund të jetë “thjesht një injektim buzësh”. Për mua është një procedurë që kërkon njohuri anatomike, përvojë, estetikë, përpikëri dhe mbi të gjitha respekt për individualitetin e çdo pacienti.

Nuk ka rëndësi nëse është pacientja e parë apo e fundit e ditës. Çdo trajtim e filloj me të njëjtin emocion, të njëjtin përkushtim dhe të njëjtin kujdes, sikur të ishte hera e parë.

Dhe ndoshta sekreti nuk është vetëm të duash profesionin tënd… por të mos harrosh kurrë vajzën e vogël që dikur e ëndërronte këtë jetë.

Kjo është arsyeja pse çdo ditë hyj në klinikë me të njëjtin pasion. Dhe shpresoj që kjo të më shoqëroje gjithë jetën time profesionale😍

08/07/2026

Make up ne plazh ❌

Një gabim i madh dhe një dëm që i bëjmë lëkurës!

Copyright RadioTelevizioni Shqiptar

07/07/2026

Jo vetëm fytyra tregon kalimin e kohës…

Qafa, dekolteja dhe duart janë ndër zonat më të ekspozuara të trupit dhe shpesh janë të parat që reflektojnë shenjat e plakjes së lëkurës.

Ekspozimi ndaj diellit, ndryshimet hormonale dhe proceset natyrale të plakjes ndikojnë në këto zona njësoj si në fytyrë, duke sjellë ulje të hidratimit, humbje të elasticitetit dhe ndryshime në strukturën e lëkurës.

Prandaj kemi zgjedhur skinboosterin e trupit OPÉRA DIVA, 10 ml acid hialuronik jo i fryqëzuar dhe lehtësisht i kryqëzuar, i cili hidraton, stimulon rigjenerimin dhe rrit strukturen e lëkurës.

Opéra Diva është një zgjedhje shumë efikase edhe për zona të trupit ku cilësia e lëkurës ndryshon me kalimin e viteve ose pas proceseve hormonale, si shtatzënia.

Zona të tilla si:
- Barku
- Pjesa e brendshme e kofshëve
- Krahët
- Hip Dips

Dr. Fabiana Deda

Rigjenerimi i lëkurës NUK fillon në sipërfaqe. Fillon në nivel qelizor.Polinukleotidet janë një nga molekulat më inovato...
05/07/2026

Rigjenerimi i lëkurës NUK fillon në sipërfaqe.
Fillon në nivel qelizor.

Polinukleotidet janë një nga molekulat më inovatore dhe të avancuara të mjekësisë rigjeneruese, të krijuara për të aktivizuar mekanizmat natyralë të riparimit të lëkurës.

Kjo na jep mundësi t’i përdorim në problematika të ndryshme të lëkurës, jo vetëm në aspektin estetik.

Dr. Fabiana Deda

01/07/2026

Ne Në Shtëpinë Tonë folem per mitet dhe informacionet jo të sakta që qarkullojnë mbi Toksinen Botulinike.
Është e rëndësishme që çdo informacion të bazohet në studime të vërteta, ashtu si çdo injektues duhet të ketë të gjithë informacionin e duhur për efektet anësore që mund të shfaqen, menaxhimin e tyre, marrjen e masave për minimizimin e tyre.

Copyright Në Shtëpinë Tonë Top Channel

22/06/2026
Duart tregojnë moshën po aq sa fytyra.Rezultatet në foto tregojnë rezultatin menjëherë pas injektimit të skinboosterit O...
17/06/2026

Duart tregojnë moshën po aq sa fytyra.

Rezultatet në foto tregojnë rezultatin menjëherë pas injektimit të skinboosterit Opéra Diva, një skinbooster i avancuar që ndihmon në rikthimin e hidratimit të thellë, përmirësimin e spesorit së lëkurës dhe stimulimin e proceseve natyrale të rigjenerimit.

Duart janë një nga zonat e para që humbin hidratimin dhe elasticitetin me kalimin e viteve. Trajtimet rigjeneruese na lejojnë të përmirësojmë cilësinë e lëkurës në mënyrë natyrale.

Dr. Fabiana Deda

09/06/2026

Kënaqësi qëha pjesë e trajnimit mbi APTOS Ellure®, një teknologji inovative që kombinon fuqinë e PLLA-së me komponentë të avancuar për të stimuluar prodhimin natyral të kolagjenit dhe për të përmirësuar cilësinë e lëkurës nga brenda.

Gjatë këtij trajnimi thelluam njohuritë mbi konceptin e “Liquid Threads”, indikacionet klinike, përzgjedhjen e pacientit, protokollet më moderne të trajtimit dhe mbi të gjitha aplikuam atë që mësuam.

Në mjekësinë estetike moderne, qëllimi nuk është ndryshimi, por aktivizimi i proceseve natyrale të rigjenerimit të indeve, për rezultate harmonike, progresive dhe afatgjata.

Investimi në edukim të vazhdueshëm është mënyra më e mirë për t’u ofruar pacientëve trajtimet më të sigurta dhe më inovative.




Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fabiana Deda posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Sponsored

Share

Category