13/09/2026
U mbyll me sukses ATLS® Albania Course – Edicioni i 11-të, 11-13 Shtator 2026
Me krenari raportojmë mbylljen e një eventi akademik të nivelit të lartë, i cili bashkoi pjesëmarrës dhe një ekip të përkushtuar profesionistësh, të angazhuar në avancimin e menaxhimit të pacientit të traumatizuar përmes programit ATLS® (Advanced Trauma Life Support).
Kursi u zhvillua në ambientet e Spitalit Universitar të Traumës, Tiranë, si iniciativë ekskluzive e ASTES, duke sjellë në Shqipëri një trajnim të akredituar nga American College of Surgeons (ACS) — i njohur dhe i vlefshëm globalisht.
Nën drejtimin e Prof. Agron Dogjani (Course Director) dhe me kontributin profesional të instruktorëve Edvin Selmani, Amarildo Blloshmi, Alkerta Ibranji dhe Ilir Hasmuca, kursi u realizua me standardet më të larta pedagogjike dhe klinike.
Shprehim falënderime të veçanta për mbështetjen institucionale të Spitalit Universitar të Traumës dhe Departamentit të Kirurgjisë, Universiteti i Mjekësisë — veçanërisht Dr. Edlira Bode dhe Prof. Xheladin Dracini.
Vlerësojmë punën e palodhur të koordinatoreve Erjona Zogaj dhe Eralda Kraja; stafit infermieror mbështetës Edmond Murati, Joana Spaho, Edi Beshiraj dhe Erkan Gjashta; si dhe kontributin e studentëve dhe të ekipit të moulage-ut, nën drejtimin e Gerald & Co.
Tradita vazhdon — ju ftojmë në ATLS® Albania Course të radhës, 20-22 Mars 2027!
Vendet janë të limituara — rezervoni me kohë.
Education