30/10/2026
Belbëzimi zhvillimor – Pjesa 2 🗣️
Jo çdo moment i mosrrjedhshmërisë në të folur duhet parë me shqetësim, por mënyra si shfaqet dhe si evoluon me kalimin e kohës ka rëndësi.
Në vazhdim të videos së parë, MSc. Armelinda Cane ndalet më konkretisht te belbëzimi zhvillimor dhe te elementët që prindërit duhet të vëzhgojnë në komunikimin e përditshëm të fëmijës.
Qëllimi nuk është ta korrigjojmë vazhdimisht fëmijën, por t’i japim kohë për t’u shprehur dhe të kuptojmë kur është i nevojshëm një orientim profesional.
📩 Nëse keni shqetësime për rrjedhshmërinë e të folurit të fëmijës suaj, kontaktoni Logoped Për Ty për një vlerësim të personalizuar.