10/11/2026
Intermedica ishte pjesë e CONNECT.Albania, kongresit të zhvilluar më 6–7 nëntor në Tiranë, që bashkoi ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë në anesteziologji dhe kujdes intensiv.
Me fokus zhvillimet shkencore, praktikat bashkëkohore dhe sigurinë e pacientit, ky aktivitet krijoi një hapësirë të vlefshme për shkëmbim përvojash dhe diskutim profesional.
Pjesëmarrja jonë pasqyron përkushtimin e Intermedica ndaj edukimit të vazhdueshëm dhe përmirësimit të cilësisë së kujdesit shëndetësor.