Floral Pharma

Call Directions Website Contact the practice

Floral Pharma Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Floral Pharma, Vitamins/Supplements, Kika 2, Tirana.

AntiAge is a pharmacy offering trusted pharmaceutical products, handmade natural remedies, and is the official distributor of DoNotAge supplements in Albania and Kosovo.

11/11/2026

Kreatina është ndër suplementet më të studiuara. Por, përtej asaj që dimë për të, rëndësi ka edhe cilësia e produktit që marrim çdo ditë.

Si suplement e përdorim për të mbështetur forcën dhe performancën gjatë stërvitjes. Ka rol edhe në furnizimin e trurit me energji: Për këtë arsye, po studiohet edhe për ndikimin e saj në kujtesë, vëmendje dhe përqendrim.

Pikërisht sepse e marrim rregullisht, rëndësi ka të dimë çfarë përmban produkti. Certifikata e analizës nga një laborator i pavarur tregon çfarë është testuar dhe rezultatet për lotin përkatës, që të kesh informacion konkret për produktin që ke në dorë.

Mundësia për ta verifikuar cilësinë është një nga arsyet pse në Floral Pharma kemi zgjedhur Creatine Monohydrate nga DoNotAge.

Në këtë video, tregojmë si ta bësh këtë verifikim në floralpharma.com: nga numri i lotit në kavanoz, te certifikata e analizës.

✓ >99% pastërti
✓ Testuar nga palë të treta
✓ Prodhuar në Mbretërinë e Bashkuar
✓ Posta falas

Porosit në DM, me WhatsApp në +355 69 625 9866 ose në floralpharma.com

Konsultohuni me mjekun nëse merrni medikamente, ose keni probleme me veshkat.

10/11/2026

Po të streson edhe gjëja më e vogël? Ndonjëherë nuk është vetë situata, por mënyra si trupi reagon ndaj stresit të përditshëm.

Kur stresi zgjat, edhe situatat e zakonshme mund të duken më të vështira për t'u përballuar. Një rol në këtë proces luan kortizoli, hormoni që ndihmon trupin të reagojë ndaj stresit.

Ashwagandha është një bimë e përdorur prej shekujsh në mjekësinë tradicionale. Studimet sugjerojnë se ekstrakti i saj mund të ndihmojë në uljen e stresit të perceptuar dhe niveleve të kortizolit, duke mbështetur një reagim më të qetë ndaj stresit të përditshëm.

Qëllimi nuk është të eliminojmë stresin, por të mbështesim aftësinë e trupit për ta përballuar atë.

Në Floral Pharma gjeni Ashwagandha nga Augment Life, me 200 mg ekstrakt për kapsulë, të standardizuar në 5% withanolide.

✓ Prodhuar në Gjermani
✓ Testuar nga palë të treta
✓ Posta falas

Porosit në DM, WhatsApp +355 69 625 9866 ose në floralpharma.com

Nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë ose gjidhënies. Konsultohuni me mjekun nëse merrni medikamente, keni probleme me tiroiden ose sëmundje të mëlçisë.

09/11/2026

Pse mund të shtosh peshë kur merr kreatinë? Një pjesë e përgjigjes lidhet me ujin që grumbullohet brenda muskujve.

Sidomos në fillim të përdorimit, kreatina mund të rrisë sasinë e ujit në muskuj dhe, bashkë me të, numrin në peshore. Kjo nuk do të thotë se ke shtuar yndyrë. Me kalimin e kohës, e kombinuar me stërvitjen e forcës, kreatina mund të mbështesë edhe rritjen e masës muskulore.

Dallimi mes peshës dhe yndyrës është i rëndësishëm për të kuptuar efektin e kreatinës në trup. Peshorja tregon peshën totale, por nuk dallon ujin, muskujt dhe yndyrën.

Në Floral Pharma gjeni Kreatinë Monohidrate nga DoNotAge dhe Augment Life.

✓ Pastërti >99%
✓ Testuar nga palë të treta
✓ Posta falas

Porosit në DM, WhatsApp +355 69 625 9866 ose në floralpharma.com

Konsultohuni me mjekun nëse jeni shtatzënë, ushqeni me gji ose merrni medikamente.

07/11/2026

Etiketa nuk të tregon gjithçka që duhet të dish për një suplement.

Atje shkruhen doza, përbërësit dhe mënyra e përdorimit. Ajo që nuk shkruhet aty është sa plumb, kadmium, merkur dhe arsenik ka brenda. Këto shihen vetëm te Certifikata e Analizës.

Pse kontrollohen këto metale? Sepse mund të hyjnë në një produkt pa i shtuar askush qëllimisht, nga lëndët e para, uji ose vetë procesi i prodhimit. Në sasi shumë të vogla, kjo është e zakonshme dhe ekzistojnë kufij të lejuar. Problemi lind me nivelet e larta dhe me ekspozimin e përsëritur, kur një produkt merret çdo ditë për muaj të tërë.

Kur hap një certifikatë, shiko dy gjëra:

- Numrin e lotit. Duhet të jetë i njëjti me atë në kutinë tënde. Një certifikatë e përgjithshme për produktin nuk të tregon çfarë ke ti në dorë.
- Vlerën e matur përballë kufirit të lejuar. Nuk mjafton "e kaloi testin". Rëndësi ka sa larg kufirit është rezultati.

Prandaj, kur vlerëson një suplement, mos kontrollo vetëm çfarë shkruhet në kuti. Shiko edhe çfarë është testuar realisht.

05/11/2026

“Unë e dua kolagjenin.” Për Balinën, kjo nuk është thjesht një shprehje pasioni, por edhe një zgjedhje që lidhet me mënyrën se si kujdesemi për trupin tonë.

Kolagjeni është një proteinë e rëndësishme që gjendet natyrshëm në trup dhe kontribuon në strukturën e lëkurës, nyjeve, kockave dhe indeve të tjera. Megjithatë, jo çdo suplement kolagjeni është i njëjtë. Për Balinën, rëndësi ka forma në të cilën merret: ajo zgjedh kolagjen të hidrolizuar, ku proteina është ndarë në peptide më të vogla.

Këto peptide mund të veprojnë si sinjale për trupin, duke e ndihmuar të kuptojë nevojat e veta për kolagjen.

Për këtë arsye, zgjedhja e një suplementi nuk duhet të bazohet vetëm te premtimet, por te pastërtia e produktit, teknologjia e përdorur dhe konsistenca në marrje.

04/11/2026

Çfarë lidhjeje ka gjumi me plakjen e qelizave? Një pjesë e përgjigjes lidhet me telomeret, strukturat që mbrojnë skajet e kromozomeve.

Kur telomeret shkurtohen tepër, qelizat e kanë më të vështirë të vazhdojnë të ndahen. Studimet e lidhin cilësinë e dobët të gjumit me shkurtimin më të shpejtë të telomereve me kalimin e viteve.

Dr. Altin Habazaj shpjegon pse gjumi zë vend krahas ushqyerjes, aktivitetit fizik dhe menaxhimit të stresit kur flasim për jetëgjatësinë. Ai ndalet edhe te magnezi glicinat dhe L-teanina për mbështetjen e gjumit.

SureSleep nga DoNotAge kombinon magnez glicinat dhe citrat, L-Triptofan, L-Theanine dhe ekstrakt qershie të thartë (Prunus cerasus), pa melatoninë sintetike, për një gjumë të thellë dhe të qetë.

✓ Testuar nga palë të treta
✓ Prodhuar në Mbretërinë e Bashkuar
✓ Posta falas

Porosit në DM, WhatsApp +355 69 625 9866 ose në floralpharma.com

Konsultohuni me mjekun nëse jeni shtatzënë, ushqeni me gji ose merrni medikamente.

03/11/2026

Kur zgjedhim një probiotik, shpesh na bie në sy numri i baktereve në paketim. Po cilat baktere përmban dhe pse disa formula përmbajnë edhe fibra?

Në video, Dr. Altini e përshkruan marrjen e probiotikëve në formë suplementi si një strategji të sigurt dhe thekson se ka rëndësi të zgjedhim një formulë të studiuar. Përveç numrit të baktereve, vlen të dimë cilat baktere përmban formula dhe në çfarë sasie gjenden.

Te FloralPharma gjeni Probiotic nga DoNotAge në dy paketime: 30 kapsula dhe 366 kapsula.

✓ 10 shtame bakteriale, me gjithsej 30 miliardë CFU për kapsulë
✓ 100 mg inulinë dhe 2,5 µg vitaminë B12 për kapsulë
✓ Kapsula bimore, pa gluten dhe pa laktozë
✓ Ruhet në temperaturë ambienti

Për porosi, na shkruani në DM, në WhatsApp në +355 69 625 9866 ose porositni në floralpharma.com.

Konsultohuni me mjekun para përdorimit, veçanërisht nëse keni imunitet të dobësuar, merrni medikamente, jeni shtatzënë ose ushqeni me gji.

02/11/2026

Me kalimin e viteve, ndryshon edhe mënyra si funksionojnë qelizat tona.

Një nga ndryshimet që ndodh me moshën është rënia e natyrshme e niveleve të NAD+, që është një molekulë që trupi e përdor çdo ditë në procese që lidhen me prodhimin e energjisë dhe funksionimin normal të qelizave. Trupi e formon përmes disa rrugëve, duke përdorur prekursorë të ndryshëm që mund të vijnë nga ushqimi ose suplementimi.

Në video, Dr. Altin Habazaj shpjegon këto rrugë dhe pse NMN veçohet kur flasim për një mënyrë më të drejtpërdrejtë për të mbështetur formimin e NAD+.

Pure NMN nga DoNotAge e gjeni te FloralPharma në formatet: 60 kapsula, 100 g dhe 183 g.

✓ Prodhuar në Mbretërinë e Bashkuar
✓ Pastërti >99%
✓ Testuar nga palë të treta
✓ Posta falas

Porosit në DM, në WhatsApp +355 69 625 9866 ose në floralpharma.com

Konsultohuni me mjekun para se të filloni suplemente, veçanërisht nëse merrni medikamente, jeni shtatzënë ose ushqeni me gji.

30/10/2026

Koha kur i merr suplementet ka po aq rëndësi se cilat zgjedh.

Me stomak bosh, me një gotë ujë në vrap? Apo si pjesë e një mëngjesi që e bën çdo ditë pa u menduar?

Në video përgatisim Supermëngjesin: kos, manaferra ose boronica, vaj ulliri dhe tri suplementet e përditshme nga DoNotAge: NMN, Resveratrol dhe Kolagjen. Kosi dhe vaji i ullirit nuk janë aty rastësisht: e bëjnë tasin bazën e përsosur për të tria shtesat, sidomos për resveratrolin, që rekomandohet të merret me një burim yndyre.

Në Floral Pharma gjeni:
- NMN nga DoNotAge në formatet kapsula dhe pluhur
- Resveratrol nga DoNotAge në formatet kapsula dhe pluhur
- Kolagjen të hidrolizuar nga DoNotAge

✓ Prodhuar në Mbretërinë e Bashkuar
✓ Testuar nga palë të treta
✓ Posta falas

Për porosi na kontaktoni në DM, me WhatsApp në +355 69 625 9866 ose online në floralpharma.com.

Konsultohuni me mjekun para se të filloni suplemente, veçanërisht nëse merrni medikamente, jeni shtatzënë ose ushqeni me gji.

29/10/2026

Vitamina D3 nuk vepron e vetme.

D3 ndihmon përthithjen e kalciumit, por ajo që ndodh më pas është po aq e rëndësishme. K2 aktivizon proteinat që ndihmojnë në drejtimin e kalciumit aty ku nevojitet, ndërsa magnezi merr pjesë në aktivizimin dhe metabolizimin e vitaminës D.

Prandaj kombinimi D3 + K2 + Magnez ka më shumë kuptim sesa të marrësh një element të veçuar.

Dr. Altin Habazaj shpjegon shkencën pas këtij kombinimi.

Porosit në DM, në WhatsApp +355 69 625 9866 ose në floralpharma.com

Address

Kika 2
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:00 - 22:30
Tuesday 08:00 - 22:30
Wednesday 08:00 - 22:30
Thursday 08:00 - 22:30
Friday 08:00 - 22:30
Saturday 08:00 - 22:30
Sunday 08:00 - 22:30

Telephone

+355684222224

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Floral Pharma posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Floral Pharma:

Shortcuts

Sponsored

Share