Zana e dhembit

Call Directions Website Contact the practice

Zana e dhembit ``Zana e dhëmbit``, një vend ku dhëmbët e fëmijëve dhe të rriturve mund të pastrohen, mbushen, por ed

05/11/2026

🇦🇱 ✨ Një buzëqeshje e re për pacienten tonë nga Italia! Përmes fasetave dentare, harmonizuam ngjyrat e dhëmbëve, duke krijuar një buzëqeshje natyrale, uniforme dhe të personalizuar sipas tipareve të fytyrës. 🤍

🇮🇹 ✨ Un nuovo sorriso per la nostra paziente arrivata dall’Italia! Grazie alle faccette dentali, abbiamo armonizzato le tonalità dei denti, creando un sorriso naturale, uniforme e personalizzato in armonia con il viso. 🤍

🇬🇧 ✨ A new smile for our patient from Italy! With dental veneers, we balanced different tooth shades to create a natural, harmonious smile, personalized to her facial features. 🤍

23/10/2026
15/08/2026

Ky takim organizohet në kuadër të projektit “Zana e Dhëmbit”.
Për të marrë pjesë, na dërgoni emrin dhe numrin tuaj të kontaktit.
Vendet janë të kufizuara. Na ndiqni për më shumë detaje!

14/08/2026

Kur problemet kapen herët, zgjidhja mund të jetë shumë më e thjeshtë. 🤍

Ka situata ku një fëmijë, për shkak të një keqkafshimi kompensues krijon aksidentalisht një keqpozicionim të nofullave që nis të stabilizohet si një tendencë rritje e pafavorshme.

Kur këto ndryshime vërehen në kohë, shpesh mund të krijohen kushtet që nofullat dhe muskujt të rigjejnë ekuilibrin më natyral nëpërmjet një ndërhyrje minimqle duke shmangur ndërhyrje më komplekse.

Prandaj monitorimi është po aq i rëndësishëm sa trajtimi.

Kontrolli periodik, rreth çdo 6 muaj, na ndihmon të:
• ndjekim rritjen e nofullave dhe daljen e dhëmbëve
• vëzhgojmë funksionin e kafshimit
• zbulojmë herët ndryshimet që mund të kërkojnë vëmendje
• ndërhyjmë vetëm kur është e nevojshme dhe në momentin e duhur

Pikërisht për këtë arsye, te Zana e Dhëmbit kemi vendosur të krijojmë një komunitet për ndjekjen dhe edukimin e fëmijëve, ku prindërit mund të jenë pjesë e një procesi të vazhdueshëm monitorimi, edukimi dhe parandalimi.

Qëllimi nuk është të trajtojmë më shumë.
Qëllimi është të kuptojmë më herët.

Të krijojmë kushtet që problemet, kur është e mundur, të parandalohen dhe, kur shfaqen, të kapen në fazat më të hershme — kur mundësitë e trajtimit janë shpesh më të thjeshta.

🤍 Ju ftojmë të bëheni pjesë e komunitetit tonë dhe të ndiqni të rejat, aktivitetet dhe projektet që do të zhvillojmë në kuadër të kësaj nisme.

Sepse rritja e shëndetshme nuk fillon kur shfaqet problemi.
Fillon duke e vëzhguar fëmijën në kohë.

29/07/2026

Problemi nuk është vetëm humbja e një dhëmbi…

Problemi i vërtetë fillon kur nuk merren masa në kohë.

Atëherë mund të ndodhin ndryshime që ndikojnë në të gjithë gojën:

🦷 Dhëmbët fqinjë lëvizin drejt hapësirës së lirë.

🦷 Dhëmbi i kundërt del nga pozicioni i tij normal.

🦷 Kafshimi humbet ekuilibrin.

🦷 Përtypja bëhet më e vështirë.

🦷 Kocka në zonën e dhëmbit të munguar fillon të resorbohet, duke e bërë trajtimin më kompleks me kalimin e kohës.

Sa më herët të veprohet, aq më shumë mundësi ka për trajtim më të thjeshtë dhe më të parashikueshëm.

📞 069 235 1205
📞 069 208 3105

✉️ [email protected]

🌐 www.zanaedhembit.al

Address

Tirana

Opening Hours

Monday 13:00 - 19:00
Tuesday 13:00 - 19:00
Wednesday 13:00 - 19:00
Thursday 09:00 - 13:00
Friday 13:00 - 19:00
Saturday 13:00 - 19:00

Telephone

+355692351205

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zana e dhembit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Zana e dhembit:

Sponsored

Share

Nearby clinics