27/04/2026
Urolitiaza ( gurët më veshkë dhe rrugët urinare), diagnostikimi dhe mjekimi i saj.
Ç ёshtё urolitiaza ?
Urolitiaza është shfaqje e gurëve ( konkrementeve) në veshkë dhe në rrugët urinare (kalikse, pielon, ureterë dhe fshikzen urinare).
Gurët janë kompozita organike dhe inorganike te cilat zakonisht fillojnë si mikrolite, gurë të vegjël , në pllakëzat e Randall-it- tubujt mbledhës, të cilat pastaj zakonisht shërbejnë si bërthamë për kristalizim të mëvonshëm dhe rritje të tyre, duke u hedhur në ndonjë pjesë të sistemit kaliceal e cila nuk drenohet mirë dhe që vie vazhdimisht duke u shtresuar dhe zmadhuar .
Gurët e veshkëve ( litiaza e veshkave apo nefrolitiaza) më shpesh paraqitet te meshkujt ( 2:1 deri 4:1 në raport me femrat), kurse në rreth 40% të sëmurëve ,paraqitet në të dy veshkat nefrolitiaza e dyanshme (bilaterale).
Pasqyra klinike
Dhembja apo kolika renale, është simptomi udhëheqës, por nëse guri është brenda parenkimës së veshkës, mund të mbetet krejtësisht i qetë, pa simptoma. Gurët në kalikse dhe në pielon provokojnë dhembje të heshtura në regjionin lumbal ( nefralgji). Kolikat ureterale ( dhembje mjaft të forta në formë të spazmave) paraqiten nëse guri gjendet në kalimin pieloureterik apo kur zbret në ureter. Dhembjet zgjërohen prej regjionit ijor ( llumbal) dhe përhapen drejt organeve gjenitale( kah inguinumi) dhe shpesh janë të përcjella me djersitje, vjellje dhe me distenzion të abdomenit.
Kolika renale është një nga simptomat më të shpeshta për të cilët pacientët i drejtohen mjek*t specialist, që merret me diagnostikimin dhe mjekimin e sëmundjeve urologjike, pra urologut.
Ajo është një simptomë e cila shpërfaqet me dhembje të mëdha, të cilat sa janë torrturuese për pacientin, po aq alarmuese edhe për familjarët dhe rrethin . Dhembja që shoqëron kolikën renale, përshkruhet si një nga dhembjet më të mëdha që mund të përjetojë njeriu, ndaj edhe shqetësimi i pacientit dhe rrethit , paraqet një dramë të vërtetë, për ç gjë , edhe ata shpesh vijnë të alarmuar , në zyrën e mjek*t. Megjithatë,duhet kuptuar se një kolikë renale, si e tillë , ndonëse mjaft shqetësuese për pacientin dhe familjarët e rrethin, ajo asnjëherë nuk rrezikon jetën e pacientit . Mu për këtë edhe është e rëndësishme të bëhet diagnoza diferenciale me sëmundjet e sindromës së abdomenit k*t, sidomos, apendicitit , pr ç shkak jo rrallë mund të ngatërrohen, dhe i cili në mënyrë të ndjeshme, rrezikon jetën e pacientit.
Kolika renale , është një dhembje e cila shpërfaqet në mënyrë të menjëhershme, nganjëherë edhe në gjumë, e cila vie duke fituar në inenzitet, e shkaktuar nga njё pengesё e kudondodhur nё rrugёt e traktit urinar , qoftё ai njё gur ( 95 % tё rasteve ) ose i ndonjё natyre tjetёr, si koagulё gjaku, detritus, pjesёz e shkёputur nga ndonjё tumor ,etj. Dhembja mund të jetë kudo, pёrgjatё traktit urinar, që nga veshkёt, ureterёt, fshikëza urinare dhe uretra, pra qё nga pjesa llumbale e deri te organet gjenitale mashkullore ( farorёt) dhe ato femёrore ( buzёt e mёdha tё vulvёs), pra që nga veshka dhe në gjithë rrugёn qё pёrshkon ureteri .
Termi "kolikё renale" është një emërtim i gabuar. Kolika renale nuk shfaqet dhe zhduket ( pushon) siç ngjanё te dhembjet e bark*t, zorrëve ose idhcës, por është relativisht konstante ( e qёndrueshme). Dhembja është me njё fillim të papritur dhe rrezaton nëpër bark përgjatë rrjedhës së ureterit; ajo mund të shpёrfaqet në ijë ose zonën gjenitale. Ndryshimi i pozicionit nuk lehtëson dhembjen. Në të kundërtёn, pacientët me peritonit ak*t marrin njё pozitё e cila u lehtёson dhembjet .
Në pacientët me kolika renale që i atribuohen sëmundjes së gurit, ashpërsia dhe vendndodhja e dhembjes, mund të ndryshojnë në varësi të madhësisë së gurit, vendndodhjes dhe vetё pengesës qё shkakton guri si dhe variacioneve anatomike. Herë pas here, dhembja mund të jetë me ndërprerje,si pasojë e spazmave ureterale të shkaktuara nga ndryshimet në presionin intralluminal( brenda baçinit tё veshkёs apo ureterit). Karakteri i dhembjes mund të ndryshojë pasi guri tё ketё ndёrruar pozicion, ose mund të zvogëlohet me kalimin nga një gjendje hiperperistalltike ureterale , duke kaluar nё njё gjendje aperistalltike ureterale.
Përveç dhembjes, pacientët me obstruksion ak*t të traktit urinar shpesh paraqiten me simptoma tjera, si anoreksi, nauze, tё vjellja dhe distendim tё bark*t. Ethet, tё dridhurat, takikardia dhe hipotensioni, sugjerojnë pёr njё infeksion.
Vendndodhja e obstruksionit përcakton në masë të madhe natyrën e simptomave të përjetuara nga pacienti.
Gurët mund të shfaqen kudo në këto zona ( nga kalikset, pieloni, ureterёt) dhe mund të ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme në madhësi. Shumica e gurëve kanё njё ndërtim mineral ose substancash tjera, të tilla si acid urik, të cilat rrinë së bashku në urinë, duke krijuar një masë të fortë.
Ka shumë mundësi trajtimi për gurët urinar. Shumë gurë kalojnë pa ndërhyrje kirurgjikale, duke e bërë menaxhimin e kolikёs së veshkave, një shqetësim kryesor gjatë trajtimit.
Simptomatologjia
Dhembja te kolika renale ( veshkore ),mund të përjetohet si dhembje nё njё anё tё trupit, qё nga brinjët deri poshtё nё pelvik, gjegjёsisht organet gjenitale.
Simptomat e kolikave renale mund të ndryshojnë në bazë të madhësisë së gurit dhe vendndodhjes së tij në traktin urinar. Disa gurë të vegjël, shkaktojnë vetëm dhembje veshkore të buta , si rezultat i nxjerrjes sё kёtij guri jashtё, pёrmes urinёs, pa shumë vёshtirёsi.
Gurët më të mëdhenj , mund të shkaktojnë dhembje tё mёdha, sidomos nëse kapёrthehen dhe bllokojnë ngushticat fiziologjike të traktit urinar, siç është qafa pielo-ureterike, vendi i kryqёzimit tё ureterit me enёt iliakale dhe pjesёn intramurale tё ureterit ( pjesёn nёpёr tё cilin ureteri kalon nёpёr murin e fshikёs urinare).
Shpёrfaqja mё e shpeshtё e njё kolike renale është dhembja e cila ndodh në anën e prekur të trupit mes brinjëve të poshtme dhe rrezaton në bark dhe ijë, deri poshtё nё baçin ( pelvik) dhe orgaqnet gjenitale ( farorёt apo buzёt e medha tё vulvёs).
Dhembja ka karakter valor dhe njё atak i dhembjes zakonisht mund të zgjasë nga 20-tё deri në 60-tё minuta, para se të fash*tet, deri në shpёrfaqjen e njё valeje tjetёr tё dhembjes.
Simptomat tjera, që zakonisht shpёrfaqen së bashku me dhembjet renale përfshijnë: dhembje ose vështirësi urinimi; prani e gjak*t. nё sasi tё vogla, në urinë , të cilat mund t'i japin një ngjyrë të kuqe ose tё kaftё; urinim i pёrcjellё me djegie dhe tё përziera e tё vjella; grimca të vogla në urinë , duke ndier një nevojë të vazhdueshme për të urinuar etj.
Shfaqja eq shenjave tё një infeksioni të traktit urinar, mund tё mos jenё shumё tё rralla. Këto përfshijnë ethe, tё dridhura dhe djersë të ftohёta. Çdokush që përjeton ndonjë nga këto simptoma, duhet të kёrkojё ndihmen e mjek*t ( urologut).
Kushdo që përjeton simptomat e mëposhtme, pra shenjat dhe simptomat e njё kolike renale, tё pёrcjella me paaftësi tё plotë për të urinuar ( retenca urinare e plotё apo e pjesshme), vjellje tё pakontrolluara, ethe mbi 37.° C.
Shkaqet e shpёrfaqjes sё kolikёs renale
Kolika renale shkaktohet nga një gur ose njё pengese tjetёr çfarёdoqoftё ajo , duke u kapёrthyer në traktin urinar. Kjo zakonisht ndodh në ureter, ndёrkaq kur guri ( nё 95 % tё raseve) apo edhe ndonjё koagulum, detritus, apo pjesёz e ndonjё tumori , ёshtё kapёrthyer , kudo nё pjesёn e sipёrme tё traktit urinar, qё nga kalikset deri te orificiumi distal i ureterit , ndёrsa peristalltika ureterale mundohet ta dominojё kёtё pengesё, me njё peristalltikё tё pёrshpejtuar, e cila mund tё shpie deri nё spazmё dhe pёr shkak tё pamundёsisё sё dominimit tё kёsaj pengese, urina ose njё pjesё e saj kthehet prapa duke dilatuar ( zgjeruar) ureterin, mbi vendin e pengesёs dhe duke shtypur mbaresat nervore qё gjenden nё mukozё apo nё pjesёn muskulare tё ureterit, qё shkaktojnё dhembje tё forta , tё cilat pёrshkruhen si dhembjet mё tё mёdha qё mund tё pёrjetojё njeriu, bashkё me dhembjet qё vijnё nga kolikat biliare.
Ndёkohё , mund tё ndodhё edhe infeksioni , pёr shkak tё pamundёsisё sё kalimit tё urinёs poshtё ureterit dhe kthimit tё saj , apo si rezultat i kalimit nё sasira tё vogla tё urinёs, ndёrkohё qё kem mbetje tё urinёs nё ureter ( dilatim) dhe baçinin veshkor ( pielon).
Faktorët e rrezik*t për zhvillimin e një guri urinar përfshijnë: rrijten e sasisё sё kalciumit në urinë ( hiperparatireoidizmi ) ; sëmundjet e traktit gastrointestinal (GI), të tilla si sëmundja e Crohn ose koliti ulceroz; gihti, i cili është shkaktuar nga një grumbullim i acidit urik; pёrdorimit tё disa medikamenteve; cistinurisё; trashjes; operacioneve në traktin GI, të tilla si kirurgjia e anashkalimit tё stomak*t , tek karcinomat e lukthit; dehidratimit ( humbjes sё lёngjeve ) tё çfarёdo natyre qoftё; një histori familjare e urolitazёs, etj.
Diagnostikimi
Testet e gjak*t dhe tё urinёs, si pёrcaktimi i nivelit tё sasisё sё disa substancave nё gjak apo urinё ( niveli i oksalateve, fosfateve, acidit urik, cistinёs, ksantinёs etj.), shёrbejnё pёr tё kontrolluar nivelet në rritje të tyre , sepse ato kanё njё rol tё ndieshёm nё formimin e gurёve, në trupin e një personi. Një test i imazhit siç është një rentgen i thjeshtё (nativ) i urotraktit , një skanim i kompjuterizuar (CT), ose me ultratingull , mund të ndihmojë gjetjen e çdo guri të rëndësishëm, në traktin urinar.
Imazheria. Imazhi është gurthemeli i një diagnoze të saktë te një pacient me kolika renale. Rёntgengrafia native e traktit utinar është njё metodё imazherike e lirë dhe e disponueshme pёr tё gjithё. Ndjeshmëria dhe specifiteti janë të kufizuara tek prania e gurёve nga acidi urik radiolucent ( tё padukshёm), mbivendosja ( superponimi) nga strukturat kockore , zgjedhja e njё mjeti kontrasti jo tё duhur dhe aftësisë sё vetё mjek*t, urologut, nё kёtё rast. Më shumë se 60 %, tё ushtuquajturit gurё kalcium-oksalatё dhe kalcium –fosfatё e ata tё cistinёs , janë radiopakё ( tё dukshёm) dhe mund të shihen nё radiografinë native tё urotraktit. Imituesit e gurёve , përfshijnë struktura të kalcifikuara që mund të mbulojnë traktin urinar, siç janë flebolitet ( venat e kalcifikuara) , nyjet limfatike tё kalcifikuara, proceset tërthore të trupit tё vertebrve, gurët e tëmthit dhe kalcifikimet kockoro-kondriale.
Ultrasonografia është e dobishme për vlerësimin e grave shtatzëna dhe pacientëve me alergji në kontrast. Ajo mund të zbulojë pengesat e traktit urinar dhe gurët radiolucentё si dhe të vlerësojë arkitekturën renale, madhësinë dhe ekogjenitetin e njё guri. Skanimi me ultratinguj është shumë i ndjeshëm për hidronefrozёn, por nuk mund të zbulojë gurë të vegjël ose gurë ureteralё. Për më tepër, ajo është pak mё e shtrenjtë, dhe rezultatet janë shumë të varura nga aftësitë e ekzaminuesit.. Edhe pse hidronefroza e shkallёs sё lartё ёshtë e lehtë për t u zbuluar, shkallёt fillestare tё saj, jo rrallё mbesin tё pazbuluara.
Megjithatё, Ct native e urotraktit, mbetet gurthemeli i diagnozёs sё pranisё sё urolitiazёs, gjegjёsisht shkaktarin e sëmindjes.Disa ekspertë sugjerojnë kombinimin e ultrazërit me dopler , qё lejon marrjen e njё imazhi fiziologjik të sistemit urinar . Megjithatë, për shkak se kjo teknikë është e varur nga ekzaminuesi dhe tejet e lodhshme, ajo nuk përdoret në mënyrë rutinore.
Trajtimi mjekësor shpesh varet nga lloji i gurit që një person po përjeton. Ka disa lloje të ndryshme gurësh, duke përfshirë:
1. Gurët kalcium-oksalatё ,janë llojet më të zakonshme të gurëve dhe përbëhen nga oksalatet dhe kalciumi;
2. Gurët e acidit urik , zhvillohen kur ka koncentrim tё shtuar tё acidit urik në urinë;
3. Gurët cistinikё, janë të rrallё dhe shkaktohen nga mbiprodhimi i cistinёs nё organizёm;
4. Gurët struvitё, janë gurë më pak të zakonshëm, të shkaktuar nga baktere të caktuara , qё konolizojnё traktin urinar.
Megjithatё, pёr nёnqiellin e Kosovёs, gurёt kalcium-oksalatё, janё gurёt qё mё sё shpeshti takohen, te njё i sёmurё me kolika renale dhe ata kapin shifrёn prej afёr 66%.
Shumica e gurëve të vegjël mund të nxjerrën me rrugë antyrale, nuk kërkojnë manipulme dhe procedura urologjike. Në fakt, deri në 80 % e gurëve do të nxirren jashtë trupit me urinë. Mu për këtë , urologu do të rekomandojë hidratimin e duhur ( pirjen e sa më shumë lëngjeve)
Ekziston një sërë procedurash për të ndihmuar heqjen e gurëve më të mëdhenj dhe lehtësimin e dhembjeve , gjegjёsisht kolikave renale. Kjo perfshinё:
a) Ekstraktimin ( nxjerrjen) e gurëve pёrmes ureteroskopit. Kjo është një procedurë kirurgjikale invazive, pёrmes njё gypi tё hollё rixhid ( tё palakueshёm) ose fleksibil ( tё lakueshёm) , i paisur me një dritë dhe kamerё, qё futet në traktin urinar ( ureter) për ta bёrё tё dukshёm gurin ( vizualizuar ) dhe për ta hequr atë, qoftё duke e thyer ( litotripsia ureteroskopike) ose duke e nxjerrё si tё tillё, kur nuk ёshtё shumё i madh.Nxjerrja e pjesëve të thyera , që rezultojnë më të mëdha dhe të cilat me vështirësi do të eleminoheshin , mund të nxirren me kapëse ose me shportë ( basket)
b) Thyerje jashtёtrupore , me elektroshokё valё (ESWL-Electro Shock Wave Lithotripsy), qё mund tё jenё valё tё prodhuara nga njё makinё ultrasonike, elektromagnetike apo llejzer, tё cilat pёrmes njё gypi drejtohen drejt trupit, gjegjёsisht vendit ku ёshtё i lokalizuiar guri , duke e bёrё thyerjen e tij , pa pasur njё ndёrhyrje nё trupin e njeriut, veshkat apo ureterёt, për të thyer gurët në pjesёza të vogla. Këto fragmente pastaj kalojnë në urinë dhe pёrmes saj , mund tё nxirren jashtё .
c) Nefrolitotomia perk*tane ( Percutaneus Nephrolithotomy ), bëhet zakonisht nën anestezion të përgjithshёm. Është procesi i hyrjes në veshkë përmes një prerje të vogël në pjesën e prapme , duke përdorur një instrument tё hollё, rixhid ose fleksibil , tё paisur me dritё dhe kamerё ( renoskop) dhe instrumente të vogla për të hequr gurin ( kapëse) ose me shportë ( basket).
d) Vendosja e stentit: Ndonjëherë, urologu do të vendos një tub tё hollë në ureterin e tё sёmurit , për të ndihmuar në zbutjen e pengesave ( dhembjeve) dhe lёvizur gurin nga vendi i kapёrthimit, duke mundёsuar kalimin e tij .
e) Kohëve të fundit flitet edhe për thyrjen e gurëve me mikrorobotë, të cilët përmes ureterodkopit vendosën në afërsi të gurit dhe ata bëjnë thyerjen e tyre.
e) Kirurgjia e hapur .Disa pacientё që nuk mund të nxjerrin gurët , mund të kërkojnë kirurgji të hapur,që nënkupton pielolitominë ( nxjerrjen e gurit përmes baçnit të veshkës) ose nefrolitotominë ( nxjerrjen e gurit përmes parenkimës së veshkës), ose kur guri është tepër i madh, siç është rasti me të ashtuquajturit gurët koraliform që përfshijnë të tërë baqinin e veshkës dhe kalikseve( gur koraliform të plotë) apo baqinin dhe një apo dy grupe të kalikseve ( gur koraliform të pjesshëm ), por që kjo ёshtё njё procedurё me njё sёrё komplikimesh, humbje tё ditёve tё punёs dhe kufizimesh pasoperatore, qё kёrkon një kohë më të gjatë shërimi dhe pёrdorimi i saj ёshtё zvogёluar nё minimum, si pasojё e metodave tё cekura miniinvazive, tё pёrmendura mё parё .
f) Trajtimi medikamentoz pёrfshinё njё gamё tё gjerё masash dhe medikamentesh , duke filluar nga antibiotikёt, agjentёt alkalizues ( Allopurinoli), kortikosteroidet e ndryshme pёr tё ulur konxhestionin e ureterit , bllokuesit e kanaleve tё kalciumit , alfa 1- bllokatorёt selektivё ( Tamsulosina), tё cilёt pёrveç se ndihmojnё në zbutjen e simptomave , njёkohёsisht ndihmojnё edhe nxjerrjen e tyre jashtё ( ekspulzionin).
g) Menaxhimi i dhembjes është një hap thelbësor në trajtimim e kolikёs renale, pasi ai mund të rrisë cilësinë e jetës së një pacienti, derisa guri të kalojë. Nёse pacienti nё fjalё, pёrveç dhembjeve ka edhe tё vjella , atёherё duhet dhёnё edhe preparate tё cilat qetësojnё apo zbusin simptomat nga trakti gastrointestinal ( GI ), për të menaxhuar tё përzierat dhe vjelljet.
Pacientёve me kolika renale u kёshillohet edhe vendosja e termoforёve, sendeve tё nxehёta në pjesën e poshtme të shpinës, pasi ajo mund të qetësojë spazmat e muskujve të lidhura me koliken renale.
h) Parandalimi i formimit tё gurёve
Ka një sërë hapash që një person duhet tё ndёrmerr , për të ndihmuar në parandalimin e formimit tё gurëve të veshkёve, duke përfshirë reduktimin e marrjes së kalcium-oksalateve, parandalimin ose mjekimin e infeksioneve , marrjen e acidit tё limonit, mosshfrytёzimin e mish*t tё kuq ( purineve) dhe marrjen e sasirave tё mёdha tё lёngjeve ,qё ndihmojnё procesin e hidratimit dhe tё shpёrlarjes sё rrugёve urinare, tё cilat ndihmojnё nё nxjerrjen e gurёve tё vegjёl, mikrolitёve.
Prof . Ass. Isa Haxhiu, urolog, QKUK