04/11/2026
🧩 Mjete të reja për vlerësimin dhe ndërhyrjen tek autizmi
Qendra Terapeutike Heimerer organizoi një trajnim dyditor me Dr. Andresa De Souza, profesoreshë në University of Missouri–St. Louis (SHBA). Në trajnim mori pjesë edhe kolegia e saj nga SHBA-ja, Meral Koldas.
Gjatë dy ditëve, profesionistët dhe terapistët mësuan mjete aktuale për vlerësimin dhe ndërhyrjen te individët me autizëm dhe çrregullime të tjera të zhvillimit. Fokusi ishte te zhvillimi i aftësive gjuhësore dhe të komunikimit.
Falënderojmë Dr. De Souza dhe të gjithë pjesëmarrësit! 💙🧡