12/06/2026
Pas një rrugëtimi të gjatë me fillerë, Benita u rikthye në Facial AM me një qasje krejtësisht të re.
Pasi kishte tretur pjesën më të madhe të fillerit të mëparshëm në zonën e faqeve, qëllimi ynë nuk ishte të shtonim më shumë volum, por të krijonim një bazë më të pastër dhe më harmonike për fytyrën e saj.
Këtë herë, plani i trajtimit u fokusua kryesisht në skin boosters për të përmirësuar hidratimin, cilësinë dhe shkëlqimin e lëkurës, ndërsa realizuam edhe një konturim të lehtë të buzëve për t’u dhënë më shumë definicion dhe ekuilibër tipareve.
Rezultatet më të bukura shpesh nuk vijnë nga shtimi i më shumë produktit, por nga zgjedhjet e duhura, respektimi i anatomisë së fytyrës dhe një qasje e menduar me kujdes.
Trajtimi u realizua nga Dr. Linda.