Olive Hospital

Olive Hospital 🟢 Spitali Olive pranë jush në çdo hap të kujdesit për shëndetin.

Me diagnostikim të avancuar, teknologji moderne dhe staf të përkushtuar, ne kujdesemi që çdo pacient të trajtohet me profesionalizëm dhe siguri. Spitali Olive

Spitali Olive është, spitali më i madh dhe më modern privat në rajon dhe është shembull për rrëfim të suksesshëm në sektorin shëndetësor me shërbimet mjekësore sipas protokolleve më moderne në mjekimin e pacientëve. Ekipi cilësor mjekësor d

uke përdorur metoda dhe teknika bashkëkohore u qëndron në dispozicion pacientëve 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Ai funksionon si Spital i gjinekologjisë dhe obstetrikës, Spital sëmundje të brendshme, i kirurgjisë së përgjithshme, i pediatrisë, i emergjencës, i otorinolaringologjisë, ortopedisë, i kirurgjisë maksilofaciale. Poashtu I njësisë dhe kujdesit intensiv me reanimacion, i kabinetit për diagnostikim radioimazherik si dhe laboratorit biokimik, hematologjik, patologjik dhe citologjik. Prioriteti i Spitalit Olive, është siguria e pacientit dhe cilësia më e lartë e shërbimeve, të cilat sigurohen nëpërmjet pajisjeve më moderne të fjalës së fundit të teknologjisë, mjekëve më të mirë nga Kosova dhe jashtë vendit, si dhe shërbimeve më të mira të mundshme nga personeli mjekësor dhe paramjekësor dhe stafi administrativ.

🟢 Skleroza Multiple (MS) – Një sëmundje që prek komunikimin mes trurit dhe trupitSkleroza Multiple (MS) është një sëmund...
08/06/2026

🟢 Skleroza Multiple (MS) – Një sëmundje që prek komunikimin mes trurit dhe trupit
Skleroza Multiple (MS) është një sëmundje autoimune kronike që dëmton mielinën, shtresën mbrojtëse të nervave. Si pasojë, sinjalet nervore transmetohen më ngadalë ose ndërpriten, duke shkaktuar probleme të ndryshme neurologjike që mund të ndikojnë në jetën e përditshme.

🔹 Simptomat më të shpeshta janë:
• Mpirje ose dobësi në gjymtyrë
• Lodhje e vazhdueshme dhe mungesë energjie
• Probleme me ekuilibrin dhe koordinimin
• Çrregullime të shikimit
• Marramendje dhe paqëndrueshmëri gjatë ecjes
• Vështirësi në përqendrim dhe kujtesë
• Ngurtësi ose spazma muskulore

Diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi i duhur mund të ndihmojnë në kontrollin e simptomave dhe ngadalësimin e përparimit të sëmundjes.

👩‍⚕️ Nën kujdesin e Dr. Majlinda Esati Qerimi – Specialiste e Neurologjisë dhe Geriatrisë, pacientët përfitojnë vlerësim profesional, diagnostikim të saktë dhe plan trajtimi të personalizuar për menaxhimin e sëmundjeve neurologjike.

📞 +383 49 52 00 56 | +383 48 52 00 01
📍 Rr. Ymer Aliu, Lagjja Kalabria, Prishtinë

Mos i neglizhoni simptomat neurologjike – konsultohuni me neurologun në kohë. 🧠💚

🟢Pako Hormonale – Një hap i rëndësishëm drejt mirëqenies suajHormonet luajnë rol kyç në funksionimin normal të organizmi...
08/06/2026

🟢Pako Hormonale – Një hap i rëndësishëm drejt mirëqenies suaj

Hormonet luajnë rol kyç në funksionimin normal të organizmit, duke ndikuar në fertilitet, ciklin menstrual, metabolizmin, energjinë, peshën trupore dhe shëndetin e përgjithshëm. Çrregullimet hormonale mund të shfaqen me simptoma të ndryshme si cikël i parregullt, vështirësi për të mbetur shtatzënë, lodhje të vazhdueshme, rënie të flokëve, ndryshime në peshë apo probleme me lëkurën.

🌸Pakoja Hormonale në Olive përfshin analizat:
• Estradioli
• Testosteroni
• Prolaktina
• Progesteroni
• LH
• FSH
• DHEA-S
• 17 OH Progesteroni
• TSH
• T3
• T4
• AMH
• SHBG

Këto analiza ndihmojnë në vlerësimin e ekuilibrit hormonal, funksionit të tiroides, rezervës ovariane dhe diagnostikimin e gjendjeve të ndryshme hormonale.

📍 Testohu në Olive 24h dhe merr përgjigje të sakta e të besueshme për shëndetin tënd hormonal.

📞 +383 49 52 00 56
📞 +383 48 52 00 01
📍 Rr. Ymer Aliu, Lagjja Kalabria – Prishtinë

🟢 Infeksione të shpeshta të bajameve? Mund të jetë koha për një zgjidhje afatgjatë.Bajamet luajnë rol të rëndësishëm në ...
08/06/2026

🟢 Infeksione të shpeshta të bajameve? Mund të jetë koha për një zgjidhje afatgjatë.

Bajamet luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit, por kur infektohen shpesh, ato mund të bëhen burim i vazhdueshëm i problemeve shëndetësore.
🔹 Dhimbje të shpeshta të fytit
🔹 Temperaturë e përsëritur
🔹 Vështirësi në gëlltitje
🔹 Erë e pakëndshme nga goja
🔹 Bajame të zmadhuara me pika të bardha ose qelb
🔹 Gërhitje dhe çrregullime të gjumit

Kur infeksionet përsëriten disa herë brenda vitit ose ndikojnë në cilësinë e jetës së pacientit, specialisti ORL mund të rekomandojë tonsillektominë (heqjen e bajameve) si zgjidhje efektive dhe afatgjatë.
Në spitalin Olive ofrojmë konsultë, diagnostikim dhe trajtim të specializuar ORL nën kujdesin e:

👨‍⚕️ Dr. Lumbardh Bytyçi – Specialist i ORL
👨‍⚕️ Dr. Sazan Elezkurtaj – Specialist i ORL

📞 +383 49 52 00 56
📞 +383 48 52 00 01
📍 Rr. Ymer Aliu, Lagjja Kalabria, Prishtinë

🟢 Shëndeti i besuar fillon me kujdes të vazhdueshëm.Në spitalin Olive jemi në dispozicionin tuaj 24/7, për çdo nevojë, ç...
07/06/2026

🟢 Shëndeti i besuar fillon me kujdes të vazhdueshëm.
Në spitalin Olive jemi në dispozicionin tuaj 24/7, për çdo nevojë, çdo shqetësim dhe çdo moment që kërkon vëmendje profesionale.
Sepse kujdesi i vërtetë nuk ndalet kurrë.

📍 Rr. Ymer Aliu, Lagjja Kalabria – Prishtinë
📞 +383 49 52 00 56 | +383 48 52 00 01
💚 Spitali Olive – Beso në më t’mirët!

🟢 MRI-ja është një nga ekzaminimet më të avancuara diagnostike, që mundëson diagnostikim të saktë dhe të hershëm për shu...
06/06/2026

🟢 MRI-ja është një nga ekzaminimet më të avancuara diagnostike, që mundëson diagnostikim të saktë dhe të hershëm për shumë gjendje shëndetësore — me imazhe të detajuara dhe pa rrezatim. 🩻

Në spitalin Olive realizohen ekzaminime MRI për:
✔️ Pjesen Lumbale dhe shtyllën kurrizore
✔️ Abdomenin dhe pelvikun
✔️ Gjurin, krahun, dorën dhe shputën
✔️ Si dhe shumë pjesë të tjera të trupit

🕘 Radiologjia 24h në dispozicion — për raste urgjente dhe kontrolle diagnostike në çdo kohë, ditë e natë.
Me teknologji moderne dhe staf profesional, ju ofrojmë shërbim të shpejtë, të sigurt dhe të besueshëm për kujdes maksimal ndaj shëndetit tuaj.

📍 Na gjeni në Rr. Ymer Aliu, Lagjja Kalabria – Prishtinë
📞 Për më shumë informata: +383 49 52 00 56 | +383 48 52 00 01
💚 Spitali Olive – Beso në më t'mirët!

🟢 Ekzaminimi i urinës është një nga analizat më të thjeshta, por shumë të rëndësishme për vlerësimin e shëndetit tuaj. A...
06/06/2026

🟢 Ekzaminimi i urinës është një nga analizat më të thjeshta, por shumë të rëndësishme për vlerësimin e shëndetit tuaj. Ai ndihmon në zbulimin e hershëm të infeksioneve urinare, jep informacion të vlefshëm për funksionin e veshkave dhe mund të sinjalizojë çrregullime si diabeti apo prania e proteinave dhe gjakut në urinë.
Kjo analizë e shpejtë dhe jo invazive është një hap i rëndësishëm për monitorimin e shëndetit në përgjithësi dhe për parandalimin e komplikimeve të mundshme.

Në Olive, ju ofrojmë shërbim laboratorik 24 orë, me rezultate të sakta dhe të shpejta, për kujdes maksimal ndaj shëndetit tuaj.

📍 Rr. Ymer Aliu, Lagjja Kalabria – Prishtinë
📞 +383 49 52 00 56 | +383 48 52 00 01
💚 Spitali Olive – Beso në më t’mirët!

🟢 Kirurgji moderne për një gju pa dhimbjeDhimbja e gjurit mund të ndikojë ndjeshëm në lëvizshmëri, aktivitetet e përdits...
05/06/2026

🟢 Kirurgji moderne për një gju pa dhimbje
Dhimbja e gjurit mund të ndikojë ndjeshëm në lëvizshmëri, aktivitetet e përditshme dhe cilësinë e jetës. Falë zhvillimeve moderne në ortopedi, sot shumë probleme të sistemit muskuloskeletal mund të trajtohen me metoda bashkëkohore që mundësojnë rikuperim më të shpejtë dhe kthim më të hershëm në aktivitetet normale.

✅ Në spitalin Olive ofrohen diagnostikim, trajtim dhe menaxhim i patologjive ortopedike, përfshirë:
• Dëmtimet e meniskut
• Dëmtimet e ligamenteve (ACL, PCL)
• Artrozën e gjurit dhe kërthokullës
• Lëndimet sportive
• Frakturat dhe traumat ortopedike
• Dhimbjet kronike dhe problemet e lëvizshmërisë
• Artroskopinë e gjurit
• Vendosjen e protezës së gjurit
• Vendosjen e protezës së kërdhokullës (hipit)

👨‍⚕️ Nën kujdesin e ekipit të Ortopedisë, të udhëhequr nga përgjegjësi i departamentit, Dr. Amir Vejseli, së bashku me ortopedët Dr. Jetmir Ajdini dhe Dr. Qerim Hoxhaj, pacientët përfitojnë kujdes të specializuar, diagnostikim të saktë dhe trajtim profesional sipas standardeve bashkëkohore ortopedike. Ekipi punon me përkushtim për të ofruar zgjidhjen më të përshtatshme për secilin pacient, duke synuar reduktimin e dhimbjes, rikthimin e lëvizshmërisë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

🟢 Ortopedia 24h – Olive

🟢 Shërbimi i Mikrobiologjisë në spitalin Olive ofron diagnostikim të avancuar për identifikimin e baktereve, kërpudhave,...
05/06/2026

🟢 Shërbimi i Mikrobiologjisë në spitalin Olive ofron diagnostikim të avancuar për identifikimin e baktereve, kërpudhave, parazitëve dhe mikroorganizmave të tjerë që mund të shkaktojnë infeksione të ndryshme. Me teknologji moderne dhe staf profesional, sigurojmë rezultate të sakta dhe të besueshme për të mbështetur vendimmarrjen klinike dhe trajtimin e duhur të pacientit.

🔬 Shërbimet tona përfshijnë:
✅ Diagnostikim bakteriologjik dhe kultura mikrobiologjike
✅ Diagnostikim mikologjik për infeksionet fungale
✅ Analiza molekulare (RT-PCR) për detektim të shpejtë dhe preciz të patogjenëve
✅ Ekzaminime mikroskopike dhe ngjyrosje speciale
✅ Diagnostikim të parazitëve dhe ekzaminim të feçeve
✅ Antibiogramë për përcaktimin e ndjeshmërisë ndaj antibiotikëve

Rezultatet e sakta mikrobiologjike ndihmojnë në zgjedhjen e terapisë më efektive, shmangien e përdorimit të panevojshëm të antibiotikëve dhe trajtimin e suksesshëm të infeksioneve.

👨‍⚕️ Nën kujdesin profesional të Dr. Nazmi Mehmeti – Specialist i Mikrobiologjisë.

📍 Spitali Olive – Prishtin

📞 +383 49 52 00 56 | +383 48 52 00 01

🟢 Sporti në duar profesionistësh!Kur bëhet fjalë për performancën sportive, parandalimin e lëndimeve dhe rikthimin e sig...
04/06/2026

🟢 Sporti në duar profesionistësh!

Kur bëhet fjalë për performancën sportive, parandalimin e lëndimeve dhe rikthimin e sigurt në fushë, cilësia e kujdesit shëndetësor është vendimtare. Në qendër të këtij kujdesi qëndrojnë dy profesionistë të shquar, të cilët me përvojën dhe dedikimin e tyre japin siguri të plotë për çdo sportist – Dr. Amir Vejseli dhe Dr. Erzen Bujupi

Dr. Amir Vejseli – Ortoped i specializuar për sportistë, mjek i FFK-së

Dr. Amir Vejseli njihet për punën e tij të përkushtuar në ortopedi, me fokus të veçantë te lëndimet sportive. Me qasje moderne diagnostike dhe terapike, ai kombinon teknikat më të avancuara mjekësore me përvojën klinike për të siguruar trajtim efikas, të shpejtë dhe të personalizuar për çdo sportist.

Ai është i njohur për:
☑️trajtimin e lëndimeve muskulare, ligamentare dhe artikulare;
☑️menaxhimin e traumave sportive;
☑️rikthimin e sportistëve në aktivitet me ☑️protokolle të personalizuara rehabilitimi;
☑️përdorimin e metodave bashkëkohore minimal invazive.

Dr. Erzen Bujupi– Radiolog me përvojë ndërkombëtare nga Bundesliga.

Dr. Erzen Bujupi sjell përvojë të jashtëzakonshme në radiologji dhe imazheri diagnostike, duke qenë për vite bashkëpuntor i ekipit mjekësor të klubit të njohur gjerman Schalke.Ekspertiza e tij në vlerësimin e lëndimeve sportive me imazheri të avancuar i jep stafit mjekësor siguri të plotë për diagnozën e saktë dhe planifikimin e trajtimit.

Ai njihet për:
☑️interpretim të saktë të imazherisë MRI, CT dhe RTG për lëndimet sportive;
☑️diagnostikim të shpejtë që mundëson vendimmarrje efikase;
☑️bashkëpunim të ngushtë me ortopedë dhe fizioterapistë për të orientuar trajtimin optimal.

🔷Me kombinimin e njohurive të avancuara të Dr. Amirit në ortopedi dhe ekspertizës së Dr. Erzenit në radiologji sportive, sportistët marrin një qasje të integruar dhe profesionale nga diagnoza e saktë deri te trajtimi dhe rikuperimi i plotë.

Sporti është pasion. Shëndeti është prioritet. Në duar profesionistësh, suksesi është i garantuar.

📍 Na gjeni në Rr. Ymer Aliu, Lagjja Kalabria – Prishtinë
📞 Për më shumë informata: +383 49 52 00 56 | +383 48 52 00 01

💚 Spitali Olive – Beso në më t'mirët!

🟢 MRI me anestezion në OliveMRI kërkon që pacienti të qëndrojë i qetë dhe pa lëvizur gjatë gjithë skenimit, sepse edhe l...
04/06/2026

🟢 MRI me anestezion në Olive

MRI kërkon që pacienti të qëndrojë i qetë dhe pa lëvizur gjatë gjithë skenimit, sepse edhe lëvizjet e vogla mund të ndikojnë në cilësinë e imazhit. Në rastet kur kjo është e vështirë, ekzaminimi mund të realizohet me anestezion/sedacion, nën mbikëqyrje profesionale.

Ky proces mund të rekomandohet për *fëmijë të vegjël, të cilët nuk arrijnë të qëndrojnë qetë gjatë ekzaminimit; për pacientë me **ankth ose klaustrofobi, që ndihen të shqetësuar në hapësirën e MRI-së; për persona me **dhimbje apo parehati* gjatë qëndrimit shtrirë; si dhe për pacientë që kanë *vështirësi të qëndrojnë të palëvizur* për arsye neurologjike, fizike apo psikologjike.

Gjatë procedurës, pacienti përgatitet dhe monitorohet me kujdes nga ekipi mjekësor, ndërsa anestezioni ndihmon që ekzaminimi të kryhet më qetë dhe më komod

Vizito Radiologjinë në Olive për një ekzaminim të sigurt, të kontrolluar dhe profesional.

📍 Na gjeni në Rr. Ymer Aliu, Lagjja Kalabria – Prishtinë
📞 Për më shumë informata: +383 49 52 00 56 | +383 48 52 00 01
💚 Spitali Olive – Beso në më t'mirët!

Address

Rr. Ymer Aliu, Blloku 1, Kompleksi Banesor/afarist Riera, Objekti Afarist "Qender Afariste", Pn
Pristina
10000

Telephone

044600303

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Olive Hospital posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category