Prolab Medical Center & Laboratory

Prolab Medical Center & Laboratory Medical Center & Laboratory-Rahovec

Kur flasim për Romën, në mendje na vjen kryeqyteti i bukur i Italisë. Por çka do të thotë ROMA në laborator? 🇮🇹🔬𝐑𝐎𝐌𝐀 sco...
01/06/2026

Kur flasim për Romën, në mendje na vjen kryeqyteti i bukur i Italisë. Por çka do të thotë ROMA në laborator? 🇮🇹🔬

𝐑𝐎𝐌𝐀 score (𝐑𝐢𝐬𝐤 𝐨𝐟 𝐎𝐯𝐚𝐫𝐢𝐚𝐧 𝐌𝐚𝐥𝐢𝐠𝐧𝐚𝐧𝐜𝐲 𝐀𝐥𝐠𝐨𝐫𝐢𝐭𝐡𝐦) është një analizë e specializuar që ndihmon në vlerësimin e rrezikut për kancer ovarian te gratë që kanë masa ose cista ovariane. Testi kombinon markerët HE4 dhe CA-125 së bashku me statusin menopauzal për të ofruar një vlerësim më të saktë të rrezikut.

✔ Ndihmon në identifikimin e hershëm të rasteve me rrezik të lartë
✔ Mbështet vendimmarrjen për ekzaminime dhe trajtime të mëtejshme
✔ Ofron informacion të vlefshëm për vlerësimin e ndryshimeve ovariane

Një analizë e rëndësishme për diagnostikim më të hershëm dhe monitorim më të kujdesshëm të shëndetit ovarian i cili kryhet me profesionalizëm të lartë në Prolab Medical Center & Laboratory

Shëndeti juaj meriton vëmendje dhe kontroll në kohën e duhur.🔎

Me fat iu qoftë kjo festë e Kurban Bajramit! Prolab Medical Center & Laboratory iu uron ta gëzoni me shëndet! 🌙
27/05/2026

Me fat iu qoftë kjo festë e Kurban Bajramit!

Prolab Medical Center & Laboratory iu uron ta gëzoni me shëndet! 🌙

26/05/2026
Fryrja pas ushqimit, dhimbjet në pjesën e sipërme të barkut, të përzierat apo ndjenja e rëndesës nuk duhet të konsideroh...
21/05/2026

Fryrja pas ushqimit, dhimbjet në pjesën e sipërme të barkut, të përzierat apo ndjenja e rëndesës nuk duhet të konsiderohen gjithmonë normale!

Në disa raste, këto simptoma mund të lidhen me çrregullime të sistemit tretës dhe funksionimin e pankreasit - organ që luan rol shumë të rëndësishëm në tretjen e ushqimit!

⚠️ Simptomat më të shpeshta përfshijnë:

🔹 Fryrje të vazhdueshme
🔹 Dhimbje barku pas ushqimit
🔹 Të përziera
🔹 Parehati dhe rëndesë pas ngrënies
🔹 Probleme me tretjen

Analiza e Amilazës ndihmon në vlerësimin e funksionit të pankreasit dhe mund të japë indikacione të rëndësishme për gjendjen e sistemit tretës!

Kontrolli në kohë ndihmon në identifikimin e hershëm të problemeve dhe kujdesin më të mirë për shëndetin tuaj! 🩺

📍Kryeni analizat tuaja në PROLAB me standarde profesionale dhe rezultate të sakta!

Keni nevojë për një certifikatë shëndetësore zyrtare? Në Prolab Medical Center & Laboratory për një shërbim korrekt, të ...
17/05/2026

Keni nevojë për një certifikatë shëndetësore zyrtare?

Në Prolab Medical Center & Laboratory për një shërbim korrekt, të shpejtë dhe plotësisht profesional. Ne ofrojmë një gamë të gjerë ekzaminimesh mjekësore, të nevojshme për plotësimin e dokumentacionit tuaj zyrtar.

Lista e Shërbimeve:
✅ Certifikata Shëndetësore për Punësim.
✅ Certifikata për Regjistrim në Çerdhe dhe Kopshte.
✅ Certifikata për Arsim (Shkolla Fillore, e Mesme, Fakultet dhe nivele të tjera).

Siguroni dokumentin tuaj me lehtësi dhe profesionalizëm.

📍 Prolab Medical Center & Laboratory

Kur niveli i acidit urik bëhet më i lartë se normalja, trupi mund të fillojë të krijojë kristale të vogla në nyje! ⚠️Kjo...
12/05/2026

Kur niveli i acidit urik bëhet më i lartë se normalja, trupi mund të fillojë të krijojë kristale të vogla në nyje! ⚠️

Kjo mund të shkaktojë:
🔹 Dhimbje të forta në nyje
🔹 Ënjtje dhe skuqje
🔹 Ndjesi djegieje
🔹 Vështirësi në lëvizje

Më së shpeshti prek gishtin e madh të këmbës, por mund të
ndikojë edhe në gjunjë, kyçe dhe veshka.

Acidi urik mund të rritet nga:
🔹 Konsumimi i tepërt i mish*t të kuq
🔹 Alkooli dhe pijet me shumë sheqer
🔹 Dehidratimi
🔹 Mbipesha
🔹 Problemet me veshkat
🔹 Mungesa e aktivitetit fizik

Në shumë raste, acidi urik i lartë nuk jep simptoma në fillim dhe zbulohet vetëm përmes analizave laboratorike! 🧪

Në Prolab mund të kryeni analizat biokimike për kontrollimin e acidit urik me rezultate të sakta dhe profesionale!

Prolab Medical Center & Laboratory

Mavijosjet (hematomat) krijohen kur enët e vogla të gjakut nën lëkurë dëmtohen dhe gjaku rrjedh në indet përreth. 🩸Norma...
10/05/2026

Mavijosjet (hematomat) krijohen kur enët e vogla të gjakut nën lëkurë dëmtohen dhe gjaku rrjedh në indet përreth. 🩸

Normalisht, trupi e ndalon këtë rrjedhje përmes procesit të koagulimit.

Por kur mavijosjet shfaqen shpesh, pa goditje të dukshme, mund të jetë një sinjal që ky proces nuk po funksionon si duhet.

Kjo mund të lidhet me:

🔹 Numër të ulët të trombociteve (platelet)
🔹 Çrregullime në koagulimin e gjakut
🔹 Mungesë të vitaminave si B12, C ose hekur
🔹 Dobësim të enëve të gjakut

Përmes analizave laboratorike si:

Gjaku komplet (CBC), trombocitet dhe testet e koagulimit, mund të vlerësohet saktë shkaku dhe të parandalohet përkeqësimi!

Identifikimi i hershëm → trajtim më i sigurt dhe më efektiv! 🩸

Prolab Medical Center & Laboratory

Duart janë një nga rrugët kryesore të përhapjes së baktereve dhe viruseve, sidomos përmes kontaktit me sipërfaqe që i pr...
05/05/2026

Duart janë një nga rrugët kryesore të përhapjes së baktereve dhe viruseve, sidomos përmes kontaktit me sipërfaqe që i prekim çdo ditë. 🦠

Larja e rregullt e tyre për të paktën 20 sekonda ul dukshëm rrezikun e infeksioneve respiratore dhe atyre gastrointestinale. 🧼

Por kujdesi për shëndetin nuk përfundon vetëm me higjienën. Një qasje e plotë përfshin edhe vëmendjen ndaj sinjaleve të trupit dhe analizat e rregullta, për të kuptuar në kohë çdo ndryshim që mund të mos jetë i dukshëm menjëherë.

Praktikat e thjeshta të përditshme, të kombinuara me kujdes të vazhdueshëm, janë baza e një shëndeti të mirë dhe afatgjatë!

Prolab Medical Center & Laboratory

HbA1c është analiza që tregon mesataren e nivelit të sheqerit në gjak gjatë 8–12 javëve të fundit, duke reflektuar mënyr...
01/05/2026

HbA1c është analiza që tregon mesataren e nivelit të sheqerit në gjak gjatë 8–12 javëve të fundit, duke reflektuar mënyrën se si ka funksionuar organizmi yt në vazhdimësi, jo vetëm në ditën kur bën testin.

Kjo analizë mat sasinë e glukozës që është lidhur me hemoglobinën në gjakun tënd, duke e bërë një nga treguesit më të saktë për të vlerësuar kontrollin afatgjatë të sheqerit.

📊 Vlerat e HbA1c ndihmojnë në:
– Zbulimin e hershëm të diabetit dhe pre-diabetit
– Monitorimin e personave që jetojnë me diabet
– Vlerësimin e efektivitetit të trajtimit dhe stilit të jetesës

Ndryshe nga matjet e zakonshme të sheqerit, që tregojnë vetëm një moment të caktuar, HbA1c jep një pasqyrë reale të trendit dhe ndryshimeve në trupin tënd gjatë kohës.

Prandaj, është një analizë kyçe për çdo person që dëshiron të kuptojë më mirë shëndetin e vet dhe të veprojë në kohë.

Prolab Medical Center & Laboratory - analiza të sakta për vendime të sigurta për shëndetin tënd! 🧪

Shëndeti i trupit tuaj nuk ka nevojë për komplikime, ka nevojë për konsistencë!Qe një rregull i pashkruar që ju ndihmon ...
27/04/2026

Shëndeti i trupit tuaj nuk ka nevojë për komplikime, ka nevojë për konsistencë!

Qe një rregull i pashkruar që ju ndihmon të jeni konsistent me shëndetin tuaj:

Rregulli 3–2–1:

3️⃣ herë në ditë
🥗 Ushqim i shëndetshëm
💧 Nga një shishe me ujë

2️⃣ herë në vit
🔬 Analizat bazë për monitorim

1️⃣ herë në vit
🩺 Kontroll i detajuar për një pasqyrë të plotë

Kujdesi fillon çdo ditë, me çfarë hani dhe si kujdeseni për veten!

Siguria vjen kur e verifikoni me analiza, mos e lini shëndetin në hamendësim!

Ushqehu mirë. Kontrollohu rregullisht. Vepro me kohë!

Prolab Medical Center & Laboratory

Address

Xhelal Hajda P. N
Rahovec
21000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Prolab Medical Center & Laboratory posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Prolab Medical Center & Laboratory:

Share

Category