GeniusLAB

Call Directions Website

GeniusLAB Përdorimi i teknologjisë së fundit dhe automatizimit total na mundëson të ofrojmë shërbime të avancuara dhe rezultate të saktë.

📍 Ekselencë Diagnostike | Inovacion në Shëndetësi
🧪 Rrjet laboratorik me 30 pika · 25+ vite përvojë
💡 Akredituar ISO 15189 · Bashkëpunim me laboratorë europianë
📲 Kontakt: 069 30 33 026
📲 Rezervo: 069 80 83 350 (WhatsApp) Në laboratorin tonë, zhvillojmë një gamë të gjerë analizash mjekësore në fusha të ndryshme, duke përfshirë Biokiminë, Hematologjinë, Imunologjinë, Mikrobiologjinë, Gjenetikën, Biologjinë Molekulare, dhe të tjera. Në veçanti, kemi shtuar në gamën tonë të shërbimeve të gjitha analizat gjenetike, duke përfshirë ato specifike dhe ato të rutinës. Kemi kënaqësinë të njoftojmë se jemi pjesë e SYNLAB, një rrjet i laboratoreve të njohur ne Gjermani. Qendra jonë, e cila funksionon si Laborator Qendror Referencë për rreth 350 Klinika dhe Laboratore, si dhe Qendra Kërkimore, hap dyert edhe për shërbime mjekësore në dispozicion të komunitetit tonë.

✅1500 metër katror hapësirë laboratorike
✅ Partner ndërkombëtar si Beckman Coulter dhe ROCHE
✅ 5,000 testime çdo ditë
✅ Kapacitet për 1,500 testime në orë
✅ Sisteme të automatizuara

Qendra e re GeniusLab do te jete ne dispozicion nga ora 7:00 deri ne 21:00 E Hene - E Shtune, e Diele 08.00-16:00 , me nje staf prej 200 specialist,mjek,infermier,teknik laboratori etj. per te ofruar njesherbim korrekt,te shpejte dhe cilesor ! Shërbimet

Analiza Biokimike Analiza Hematologjike

Analiza Imunologjike Analiza Hormonale

Analiza Bakteriologjike Analiza Klinike

Teste Alergjike Analiza Gjenetike

Temperatura e lartë te fëmijët është një nga shqetësimet më të zakonshme të prindërve. Shpesh është reagim natyral i org...
04/11/2026

Temperatura e lartë te fëmijët është një nga shqetësimet më të zakonshme të prindërve. Shpesh është reagim natyral i organizmit ndaj një infeksioni, por është e rëndësishme të dini si të veproni.
✅ Çfarë duhet të bëni?
🔹 Matni temperaturën me termometër.
🔹 Sigurohuni që fëmija të konsumojë mjaftueshëm lëngje.
🔹 Visheni me rroba të lehta dhe mbajeni në një ambient të rehatshëm.
🔹 Përdorni medikamente për uljen e temperaturës vetëm sipas moshës, peshës dhe udhëzimeve të mjekut.
❌ Çfarë duhet të shmangni?
🔹 Mos përdorni alkool apo ujë shumë të ftohtë për uljen e temperaturës.
🔹 Mos jepni antibiotikë pa rekomandimin e mjekut.
🔹 Mos e mbuloni fëmijën me batanije të trasha.
🔹 Mos përdorni aspirinë për uljen e temperaturës te fëmijët.
⚠️ Kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore nëse fëmija ka vështirësi në frymëmarrje, konvulsione, përgjumje të pazakontë ose shenja dehidratimi. Te foshnjat nën 3 muaj, temperatura 38°C ose më shumë kërkon vlerësim urgjent mjekësor.
💙 Shëndeti i të vegjëlve është prioritet! Rezervoni një takim me mjekun pediatër për kujdesin e duhur ndaj fëmijës suaj.

Për më shumë informacion na kontaktoni në çdo moment në:
📥 Inbox
📲 +355 69 303 3026
📍GeniusLAB Qendror, Kompleksi Delijorgji, Tiranë
𝐆𝐞𝐧𝐢𝐮𝐬𝐋𝐀𝐁 - 𝗥𝗿𝗷𝗲𝘁 𝗹𝗮𝗯𝗼𝗿𝗮𝘁𝗼𝗿𝗶𝗸 𝗶 𝗮𝗸𝗿𝗲𝗱𝗶𝘁𝘂𝗮𝗿

Diabeti është një sëmundje kronike që ndikon në mënyrën se si organizmi rregullon nivelin e glukozës në gjak. Në shumë r...
03/11/2026

Diabeti është një sëmundje kronike që ndikon në mënyrën se si organizmi rregullon nivelin e glukozës në gjak. Në shumë raste, veçanërisht diabeti i tipit 2, mund të zhvillohet gradualisht, pa simptoma të dukshme.
⚠️ Disa nga shenjat që nuk duhen neglizhuar janë:
🔹 Etja e shtuar dhe urinimi i shpeshtë
🔹 Lodhja e vazhdueshme
🔹 Humbja e pashpjegueshme e peshës
🔹 Shikimi i turbullt
🔹 Shërimi i ngadaltë i plagëve
🔬 Analizat e glicemisë dhe HbA1c ndihmojnë në zbulimin e hershëm të diabetit, duke mundësuar trajtimin dhe monitorimin e duhur për të ulur rrezikun e komplikacioneve.

Për më shumë informacion na kontaktoni në çdo moment në:
📥 Inbox
📲 +355 69 303 3026
📍GeniusLAB Qendror, Kompleksi Delijorgji, Tiranë
𝐆𝐞𝐧𝐢𝐮𝐬𝐋𝐀𝐁 - 𝗥𝗿𝗷𝗲𝘁 𝗹𝗮𝗯𝗼𝗿𝗮𝘁𝗼𝗿𝗶𝗸 𝗶 𝗮𝗸𝗿𝗲𝗱𝗶𝘁𝘂𝗮𝗿

Kontrolli i rregullt i glicemisë dhe i treguesve të tjerë metabolikë është thelbësor për menaxhimin e diabetit dhe ident...
02/11/2026

Kontrolli i rregullt i glicemisë dhe i treguesve të tjerë metabolikë është thelbësor për menaxhimin e diabetit dhe identifikimin në kohë të ndryshimeve që kërkojnë vëmendje.
Paketa e Monitorimit të Diabetit në GeniusLAB përfshin analiza që ndihmojnë në ndjekjen e gjendjes shëndetësore dhe vlerësimin e kontrollit të sëmundjes.

Për më shumë informacion na kontaktoni në çdo moment në:
📥 Inbox
📲 +355 69 303 3026
📍GeniusLAB Qendror, Kompleksi Delijorgji, Tiranë
𝐆𝐞𝐧𝐢𝐮𝐬𝐋𝐀𝐁 - 𝗥𝗿𝗷𝗲𝘁 𝗹𝗮𝗯𝗼𝗿𝗮𝘁𝗼𝗿𝗶𝗸 𝗶 𝗮𝗸𝗿𝗲𝗱𝗶𝘁𝘂𝗮𝗿

🤰 Anemia gjatë shtatzënisë: Pse është e rëndësishme të zbulohet në kohë?Gjatë shtatzënisë, organizmi ka nevojë për më sh...
01/11/2026

🤰 Anemia gjatë shtatzënisë: Pse është e rëndësishme të zbulohet në kohë?
Gjatë shtatzënisë, organizmi ka nevojë për më shumë hekur për të mbështetur zhvillimin e fetusit dhe rritjen e vëllimit të gjakut.
Anemia shfaqet kur niveli i hemoglobinës është më i ulët se vlerat e rekomanduara dhe mund të shoqërohet me lodhje të vazhdueshme, marramendje, dobësi dhe vështirësi në frymëmarrje.
⚠️ Nëse nuk trajtohet, anemia e rëndë mund të rrisë rrezikun e lindjes së parakohshme dhe peshës së ulët të foshnjës në lindje.
🩸 Kontrollet e rregullta gjatë shtatzënisë janë thelbësore! Hemograma dhe analizat e hekurit, sipas rekomandimit të mjekut, ndihmojnë në identifikimin dhe monitorimin e anemisë.

Për më shumë informacion na kontaktoni në çdo moment në:
📥 Inbox
📲 +355 69 303 3026
📍GeniusLAB Qendror, Kompleksi Delijorgji, Tiranë
𝐆𝐞𝐧𝐢𝐮𝐬𝐋𝐀𝐁 - 𝗥𝗿𝗷𝗲𝘁 𝗹𝗮𝗯𝗼𝗿𝗮𝘁𝗼𝗿𝗶𝗸 𝗶 𝗮𝗸𝗿𝗲𝗱𝗶𝘁𝘂𝗮𝗿

🦴 Kocka të forta, jetë më aktive!Osteoporoza mund të zhvillohet gradualisht, pa shenja të dukshme, duke rritur rrezikun ...
31/10/2026

🦴 Kocka të forta, jetë më aktive!
Osteoporoza mund të zhvillohet gradualisht, pa shenja të dukshme, duke rritur rrezikun e frakturave.
Përmes analizave të përfshira në Paketën e Kontrollit të Osteoporozës, mund të vlerësoni tregues të rëndësishëm që lidhen me metabolizmin dhe shëndetin e kockave.
💙 Kujdesuni sot për forcën dhe shëndetin e kockave tuaja!

Për më shumë informacion na kontaktoni në çdo moment në:
📥 Inbox
📲 +355 69 303 3026
📍GeniusLAB Qendror, Kompleksi Delijorgji, Tiranë
𝐆𝐞𝐧𝐢𝐮𝐬𝐋𝐀𝐁 - 𝗥𝗿𝗷𝗲𝘁 𝗹𝗮𝗯𝗼𝗿𝗮𝘁𝗼𝗿𝗶𝗸 𝗶 𝗮𝗸𝗿𝗲𝗱𝗶𝘁𝘂𝗮𝗿

Sëmundja e Parkinsonit është një çrregullim neurologjik progresiv që ndikon kryesisht në lëvizjen dhe koordinimin e trup...
30/10/2026

Sëmundja e Parkinsonit është një çrregullim neurologjik progresiv që ndikon kryesisht në lëvizjen dhe koordinimin e trupit. Shenjat e para mund të jenë të lehta dhe shpesh ngatërrohen me ndryshimet normale të moshës.
⚠️ Disa nga simptomat që nuk duhen neglizhuar janë:
🔹 Dridhje të lehta të duarve, veçanërisht në qetësi
🔹 Ngadalësim i lëvizjeve dhe ngurtësi muskulore
🔹 Ndryshime në ecje dhe ekuilibër
🔹 Zvogëlim i shkrimit të dorës
🔹 Dobësim i nuhatjes
🔹 Çrregullime të gjumit
🩺 Njohja e hershme e këtyre shenjave dhe vlerësimi nga mjeku neurolog mund të ndihmojnë në diagnostikimin në kohë dhe menaxhimin më të mirë të sëmundjes.
💙 Mos i neglizhoni sinjalet e trupit! Rezervoni një takim me mjekun neurolog për një konsultë të specializuar.

Për më shumë informacion na kontaktoni në çdo moment në:
📥 Inbox
📲 +355 69 303 3026
📍GeniusLAB Qendror, Kompleksi Delijorgji, Tiranë
𝐆𝐞𝐧𝐢𝐮𝐬𝐋𝐀𝐁 - 𝗥𝗿𝗷𝗲𝘁 𝗹𝗮𝗯𝗼𝗿𝗮𝘁𝗼𝗿𝗶𝗸 𝗶 𝗮𝗸𝗿𝗲𝗱𝗶𝘁𝘂𝗮𝗿

🌸 Cikël menstrual i çrregullt? Mos i neglizhoni sinjalet e trupit tuaj!Vonesat e shpeshta, mungesa e menstruacioneve apo...
29/10/2026

🌸 Cikël menstrual i çrregullt? Mos i neglizhoni sinjalet e trupit tuaj!
Vonesat e shpeshta, mungesa e menstruacioneve apo ndryshimet në kohëzgjatjen e ciklit mund të lidhen me çrregullime hormonale që kërkojnë vëmendje.
Disa nga shkaqet më të zakonshme përfshijnë:
🔹 Sindromën e vezoreve policistike (PCOS)
🔹 Çrregullimet e funksionit të tiroides
🔹 Stresin dhe ndryshimet e peshës trupore
🔹 Rritjen e nivelit të prolaktinës
🩸 Analizat hormonale mund të ndihmojnë në identifikimin e shkakut dhe në përcaktimin e hapave të mëtejshëm të kujdesit.
🩺 Rezervoni një takim me mjekun gjinekolog për një konsultë të specializuar!

Për më shumë informacion na kontaktoni në çdo moment në:
📥 Inbox
📲 +355 69 303 3026
📍GeniusLAB Qendror, Kompleksi Delijorgji, Tiranë
𝐆𝐞𝐧𝐢𝐮𝐬𝐋𝐀𝐁 - 𝗥𝗿𝗷𝗲𝘁 𝗹𝗮𝗯𝗼𝗿𝗮𝘁𝗼𝗿𝗶𝗸 𝗶 𝗮𝗸𝗿𝗲𝗱𝗶𝘁𝘂𝗮𝗿

Shëndeti kardiovaskular kërkon vëmendje të vazhdueshme, edhe kur nuk keni simptoma të dukshme.Paketa e analizave kardiol...
28/10/2026

Shëndeti kardiovaskular kërkon vëmendje të vazhdueshme, edhe kur nuk keni simptoma të dukshme.
Paketa e analizave kardiologjike totale në GeniusLAB ju mundëson të vlerësoni disa tregues të rëndësishëm që lidhen me shëndetin e zemrës dhe faktorët e rrezikut kardiovaskular.
🩸 Investoni në parandalim dhe kujdesuni për shëndetin tuaj!
📍 Ju mirëpresim në GeniusLAB!

Për më shumë informacion na kontaktoni në çdo moment në:
📥 Inbox
📲 +355 69 303 3026
📍GeniusLAB Qendror, Kompleksi Delijorgji, Tiranë
𝐆𝐞𝐧𝐢𝐮𝐬𝐋𝐀𝐁 - 𝗥𝗿𝗷𝗲𝘁 𝗹𝗮𝗯𝗼𝗿𝗮𝘁𝗼𝗿𝗶𝗸 𝗶 𝗮𝗸𝗿𝗲𝗱𝗶𝘁𝘂𝗮𝗿

Sindroma e zorrës së irrituar (IBS) është një çrregullim funksional i sistemit tretës që ndikon në funksionimin e zorrës...
27/10/2026

Sindroma e zorrës së irrituar (IBS) është një çrregullim funksional i sistemit tretës që ndikon në funksionimin e zorrës së trashë dhe mund të shkaktojë shqetësime të përsëritura abdominale.
⚠️ Disa nga simptomat më të zakonshme janë:
🔹 Dhimbje dhe ngërçe të barkut
🔹 Fryrje dhe gazra të tepërta
🔹 Diarre, kapsllëk ose alternim mes tyre
🔹 Ndryshime në shpeshtësinë dhe formën e jashtëqitjes 🔹 Ndjesi e zbrazjes jo të plotë të zorrëve
Shkaqet e sakta të IBS nuk janë plotësisht të njohura, por stresi, ndjeshmëria e zorrëve dhe disa ushqime mund të ndikojnë në përkeqësimin e simptomave.
🔬 Diagnostikimi bazohet në vlerësimin e simptomave dhe, kur është e nevojshme, në ekzaminime për të përjashtuar sëmundje të tjera të sistemit tretës.

Për më shumë informacion na kontaktoni në çdo moment në:
📥 Inbox
📲 +355 69 303 3026
📍GeniusLAB Qendror, Kompleksi Delijorgji, Tiranë
𝐆𝐞𝐧𝐢𝐮𝐬𝐋𝐀𝐁 - 𝗥𝗿𝗷𝗲𝘁 𝗹𝗮𝗯𝗼𝗿𝗮𝘁𝗼𝗿𝗶𝗸 𝗶 𝗮𝗸𝗿𝗲𝗱𝗶𝘁𝘂𝗮𝗿

Address

Rruga E Kavajes (Kompleksi Delijorgji)
Tirana
1023

Opening Hours

Monday 07:00 - 21:00
Tuesday 07:00 - 21:00
Wednesday 07:00 - 21:00
Thursday 07:00 - 21:00
Friday 07:00 - 21:00
Saturday 07:00 - 21:00
Sunday 08:00 - 18:00

Telephone

+355693033026

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when GeniusLAB posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Sponsored

Share

Category

Nearby clinics