05/11/2026
🧠 Intervista Klinike me Fëmijët dhe Adoleshentët: Nga Komunikimi te Vlerësimi Psikologjik
📍 Workshop profesional online
📆 Dt 12 Nëntor ora 17.00
🏷1000L
📲0692501637
Intervista klinike është një nga instrumentet më të rëndësishme në punën e psikologut me fëmijët dhe adoleshentët. Por, si të ndërtojmë një komunikim që krijon besim, siguri dhe mundëson kuptimin e botës së tyre emocionale?
Ky workshop synon të ofrojë njohuri teorike dhe aftësi praktike mbi zhvillimin dhe realizimin e intervistës klinike, duke u fokusuar në veçoritë e komunikimit sipas grupmoshave.
🔎 Gjatë workshop-it do të trajtohen:
Fazat dhe strukturimi i intervistës klinike.
Teknikat e komunikimit me fëmijët dhe adoleshentët.
•Një guidë/model praktik pyetësori që përdoret në intervistën fillestare.
Pyetjet e hapura, eksploruese dhe të orientuara drejt vlerësimit.
Ndërtimi i marrëdhënies terapeutike dhe krijimi i një klime besimi.
Intervista me prindërit dhe mbledhja e anamnezës.
Identifikimi i vështirësive emocionale dhe sjellore.
Gabimet e shpeshta dhe sfidat gjatë intervistimit.
🎯 Një mundësi për të thelluar njohuritë profesionale dhe për të zhvilluar kompetenca praktike, të domosdoshme për çdo profesionist që punon me shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve.