09/06/2026
Tuberkulozi latent (TBC latente) shpesh kalon pa simptoma dhe mbetet i padiagnostikuar për vite me radhë, duke rrezikuar zhvillimin e formave aktive të sëmundjes dhe përhapjen e saj te të tjerët.
Quantiferon Gold TB Plus është testi më i avancuar në botë për diagnostikimin e infeksionit latent me tuberkuloz.
Për herë të parë në Kosovë, Pinea e sjell këtë test në bashkëpunim me Qiagen & Diasorin, me platformën e vetme të certifikuar në vend – njësoj si në laboratorët e Europës dhe Amerikës.
Rekomandohet për:
Persona që kanë qenë të ekspozuar ndaj TBC
Personel shëndetësor
Persona që planifikojnë terapi imunosupresive
Migrantë nga vende me prevalencë të lartë të TBC
Një analizë e thjeshtë gjaku që jep një përgjigje të saktë, pa interferencën e vaksinës BCG.
Përdorur ndërkombëtarisht si standardi i artë në diagnozë, tani edhe në Kosovë, në Pinea!