Armend Agolli

Armend Agolli Neurokirurg i boshtit kurrizor | Intelektual /Patriot | Bamirës Kandidat për Kryetar të Komunës së Mitrovicës nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Neurokirurg i njohur ndërkombëtarisht me specializime të kryera në Tiranë, Stamboll dhe Suedi. I punësuar si neurokirurg në Umea të Suedisë por kryen operacione të shumta në Stamboll dhe në Kosovë. Themelues i Qendrës Spinale brenda QKUK dhe mentor i dy mjekëve specialistë të cilët vazhdojnë ta mbajnë këtë Qendër në funksion. Me prejardhje nga një familje mitrovicase të njohur si intelektualë dhe

patritotë. Babai, Basri Agolli, ishte ndër juristët e parë në Kosovë, derisa daja i tij Ramadan Rexha ishte bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës, i persekutuar dhe dënuar me 15 vite burgim nga regjimi jugosllav. Stërgjysh, Shaban Rexha, ishte shok i ngushtë i Hasan Prishtinës dhe bashkëpunëtor i Isë Boletinit, Haxhi Zekës, Dan Dorocit e të tjerë. Kontribuues në luftën çlirimtare të Kosovës si ushtar dhe mjek i UÇK-së në Koshare. Bashkë me Qenan Qabrën kishte vënë themelet e para të shoqatës Nëna Terezë në Mitrovicë në vitet e 90-ta. Gjatë procesit të shtetformimit sjellë deputetë dhe aktivistë të njohur suedez në Kosovë, të cilët kanë pasur ndikim të drejtpërdrejt në vetëdijësimin e popullit suedez për mbështetjen e pavarësisë së Kosovës. I dekoruar si Ambasador i Kombit nga Republika e Shqipërisë për kontributet e tij mbarëkombëtare. Shquhet edhe për aftësitë e tij linguistike duke folur rrjedhshëm katër gjuhë të huaja. Ka operuar falas me dhjetëra pacientë në gjendje jo të mirë financiare dhe financues i shtëpive për familje skamnore në rajonin e Mitrovicës. I lindur në Mitrovicë, i martuar dhe ka dy fëmijë.

11/08/2026

💥 Kur dhimbja e shpinës nuk shpjegohet nga MRI-ja

Ka pacientë që paraqiten me dhimbje kronike në regjionin lumbal, ndërsa MRI-ja është normale ose tregon vetëm ndryshime të lehta degjenerative, të cilat nuk e shpjegojnë intensitetin dhe karakterin e dhimbjes.

Shpesh këta janë njerëz shumë të përgjegjshëm, ambiciozë dhe perfeksionistë, që përpiqen vazhdimisht të jenë më të mirët në familje, profesion dhe në jetën e përditshme. Në disa raste ekziston edhe një histori e stresit të zgjatur ose e traumave psikologjike.

Kjo nuk do të thotë se dhimbja është “imagjinare” apo se pacienti po e sajon.

Dhimbja është reale.

Në disa pacientë, sistemi nervor mund të bëhet më i ndjeshëm ndaj sinjaleve të dhimbjes. Kjo njihet si sensibilizim qendror dhe dhimbje nociplastike. Për këtë arsye, stresi dhe gjendja emocionale mund të ndikojnë fuqishëm në intensitetin e dhimbjes. Disa njerëz reagojnë me dhimbje koke, të tjerë me shqetësime gastrointestinale, ndërsa te disa dhimbja shfaqet kryesisht në shpinë.

Prandaj, në këta pacientë, vetëm një MRI tjetër ose vetëm një analgjetik shpesh nuk është zgjidhja.

Në praktikën time kam përdorur një qasje multidisiplinare dhe multimodale, e cila mund të përfshijë:

• vlerësim të plotë klinik për të përjashtuar patologjinë strukturore;
• edukim të pacientit për mekanizmat e dhimbjes;
• fizioterapi dhe rikthim gradual në aktivitet;
• terapi medikamentoze të përshtatur sipas pacientit dhe komponentit të dhimbjes;
• trajtim psikologjik, veçanërisht CBT (Cognitive Behavioral Therapy), kur është i indikuar;
• trajtimin e stresit, gjumit dhe faktorëve të tjerë që mund ta amplifikojnë dhimbjen.

Mesazhi kryesor është i thjeshtë:

Një MRI normale nuk do të thotë se pacienti nuk ka dhimbje. Por as çdo ndryshim në MRI nuk do të thotë se ai është shkaku i dhimbjes.

Në shumë raste duhet të trajtojmë pacientin dhe jo vetëm MRI-në.

Në një pjesë të konsiderueshme të pacientëve të trajtuar me këtë qasje kemi parë përmirësim të madh të dhimbjes dhe funksionit. Megjithatë, rezultatet duhet të vlerësohen me kritere objektive dhe individualisht për çdo pacient.

Dhimbja kronike kërkon të dëgjohet, të kuptohet dhe të trajtohet në tërësi.

Neurokirurg i boshtit kurrizor | Intelektual /Patriot | Bamirës

09/08/2026
Glukozamina: më shumë marketing sesa evidencë?Sot glukozamina reklamohet masivisht për osteoartritin dhe dhimbjet e shpi...
08/08/2026

Glukozamina: më shumë marketing sesa evidencë?

Sot glukozamina reklamohet masivisht për osteoartritin dhe dhimbjet e shpinës. Por çfarë thotë shkenca?

NICE (National Institute for Health and Care Excellence) rekomandon që glukozamina të mos përdoret për trajtimin e osteoartritit, sepse nuk ka evidencë të fortë për përfitim klinik.

Edhe në lumbalgjinë kronike me ndryshime degjenerative, një studim i randomizuar i publikuar në JAMA me 250 pacientë nuk gjeti përmirësim të rëndësishëm të dhimbjes apo paaftësisë me glukozaminë krahasuar me placebo.

Një rishikim sistematik i 3 studimeve të randomizuara, me gjithsej 309 pacientë, gjithashtu nuk gjeti evidencë të mjaftueshme për një përfitim klinik të glukozaminës në dhimbjet kronike lumbare.

Pra, glukozamina nuk duhet të promovohet si “rigjenerues i kërcit” apo si trajtim i provuar për osteoartritin dhe lumbalgjinë, kur evidenca klinike nuk e mbështet këtë.

Në mjekësi duhet të zgjedhim trajtimin sipas evidencës, efektit klinik, sigurisë dhe kostos, jo sipas fuqisë së reklamës.

Mos bini në kurthin e reklamave dhe interesave komerciale. Trajtojeni pacientin mbi baza shkencore, jo mbi baza marketingu.

Referenca:

* NICE Guideline NG226 – Osteoarthritis in over 16s: diagnosis and management.
* Wilkens P, et al. JAMA. 2010;304(1):45–52. doi:10.1001/jama.2010.895.
* Wandel S, et al. BMJ. 2010;341:c4675. — Glucosamine, chondroitin, or placebo in patients with osteoarthritis of hip or knee.

05/08/2026

Nëse askush nuk të kundërshton, ndoshta ende nuk ke bërë mjaftueshëm në punën tënde.

Kur fillojnë të të mos duan disa njerëz për shkak të punës, ideve ose suksesit tënd, shpesh kjo është një shenjë se je duke lënë gjurmë.

Mos e mat përparimin me duartrokitje dhe rrahje krahësh, por me ndikimin që krijon.

05/08/2026

🚬 Duhanpirja në Ballkan – ku qëndron secili shtet?

Sipas të dhënave të OBSH-së dhe raporteve rajonale, përqindja e të rriturve që përdorin duhan në vendet e Ballkanit është afërsisht:

🇲🇰 Maqedonia e Veriut – 39.5%
🇷🇸 Serbia – 35–39%
🇧🇬 Bullgaria – 35–36%
🇧🇦 Bosnja dhe Hercegovina – 34–35%
🇭🇷 Kroacia – 31–33%
🇲🇪 Mali i Zi – 30–31%
🇬🇷 Greqia – 29–30%
🇷🇴 Rumania – 25–26%
🇽🇰 Kosova – 24–26%
🇦🇱 Shqipëria – 18–22%
🇸🇮 Sllovenia – 18–21%

📌 Shënim: Përqindjet ndryshojnë pak nga një burim në tjetrin, sepse disa raportojnë vetëm duhanpirjen e cigareve, ndërsa të tjerët përfshijnë të gjitha produktet e duhanit. Megjithatë, renditja e përgjithshme mbetet pothuajse e njëjtë.

04/08/2026

“He who has a why to live can bear almost any how.”
— Viktor Frankl

Adaptim në shqip:

“Njeriu që e ka gjetur arsyen pse jeton, mund t’i përballojë pothuajse të gjitha sfidat që jeta i sjell.”

Viktor Frankl ishte neurolog dhe psikiatër austriak, i mbijetuar i kampit nazist të Auschwitz-it. Ai humbi prindërit, gruan shtatzënë dhe vëllanë, por nga ajo përvojë e dhimbshme lindi një nga teoritë më të rëndësishme të psikologjisë moderne: logoterapia.

Frankl besonte se forca më e madhe që e mban njeriun gjallë NUK është kënaqësia, pasuria apo pushteti, por kërkimi i kuptimit të jetës. Sipas tij, edhe në rrethanat më çnjerëzore, njeriut mund t’i hiqet pothuajse çdo gjë, por jo liria për të zgjedhur qëndrimin e tij ndaj asaj që po përjeton.

Ai vuri re se ata që kishin një arsye për të jetuar – një familje, një mision, një ideal, një besim ose një vepër që donin ta përfundonin – kishin më shumë gjasa të mbijetonin psikologjikisht dhe, në shumë raste, edhe fizikisht.

Këto ide i përshkroi në librin e tij të famshëm “Man’s Search for Meaning”, një vepër që vazhdon të frymëzojë miliona njerëz në mbarë botën.

Ndoshta pyetja më e rëndësishme nuk është:

“Sa e vështirë është jeta?”

Por për çfarë ose per çka po jetoj?”

Secili prej nesh ka nevojë për një qëllim, një motiv dhe një arsye që i jep kuptim jetës. Kur e gjejmë atë arsye, nuk zhduken vështirësitë, por fitojmë forcën për t’i përballuar sfidat qe na jep jeta .

❤️✌️

03/08/2026

Po i përcjelli diskutimet rreth koalicionit të mundshëm VV–LDK, e m’u kujtu një fabul që ma ka kallxu një shok.

Një bubrrec hypi mbi rrotën e mullinit e filloi me u fry para insekteve tjera:

– Shikoni sa i fortë jam! Unë jam duke e rrotullu rrotën e mullinit!

Insektet e pytën:

– Në rregull, pasi që je kaq i fortë… atëherë rrotulloje në anën e kundërt!

Bubrreci u përgjigj:

– Eeee… ashtu nuk muj!

Pra, ka raste kur dikush mendon se po e lëviz historinë, ndërkohë që veç po ecë me rrjedhën. Fuqia e vërtetë nuk matet kur shkon kah të çon rrota, por kur ke aftësi me ia ndërru drejtimin.

Address

Pristina

Opening Hours

Monday 09:00 - 18:00
Tuesday 09:00 - 18:00
Wednesday 09:00 - 18:00
Thursday 09:00 - 18:00
Friday 09:00 - 18:00
Saturday 09:00 - 18:00

Telephone

+38344458148

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Armend Agolli posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category