29/10/2026
Lodhja e vazhdueshme, dobësia, rënia e flokëve dhe vështirësia në përqendrim mund të jenë shenja të rezervave të ulëta të hekurit. 🩸
🔬 Pse është e rëndësishme matja e ferritinës?
Ferritina ndihmon në vlerësimin e rezervave të hekurit në organizëm. Mungesa e hekurit mund të ekzistojë edhe përpara se të shfaqet anemia.
👨⚕️ Këshillë nga Dr. Romeo Bani:
Mos e neglizhoni lodhjen e vazhdueshme dhe mos merrni suplemente hekuri pa këshillën e mjekut. Vlerësimi i ferritinës, së bashku me analizat e tjera sipas rastit, ndihmon në identifikimin e mungesës së hekurit dhe në përcaktimin e trajtimit të duhur.
🧪 IDI LAB – Kujdesi për shëndetin fillon me diagnostikimin e saktë!
📌 A e keni kontrolluar ndonjëherë nivelin e ferritinës?
AnalizaLaboratorike Shëndeti DiagnostikimIHershëm