ICBT

Call Directions Website Contact the practice

ICBT ICBT ofron shërbime psikologjike për individë që kanë ose janë duke përjetuar një shqetësim

Instituti ofron shërbime psikologjike që përfshijnë trajtimin e çrregullimeve psikologjike të ndryshme për fëmijë, adoleshentë dhe të rritur, psikoterapi individuale apo në grup, si dhe vlerësime psikologjike për fëmijë dhe të rritur, trajnime për prindërit me fokus disiplina pozitive prindërimi. Instituti ofron, gjithashtu, supervizim klinik dhe trajnime të ndryshme profesionale mbi shëndetin mendor dhe përqasjen terapeutike.

Shumë njerëz e shtyjnë terapinë jo sepse nuk kanë nevojë, por për shkak të ideve të gabuara që kanë dëgjuar për të. 🤍Ter...
08/11/2026

Shumë njerëz e shtyjnë terapinë jo sepse nuk kanë nevojë, por për shkak të ideve të gabuara që kanë dëgjuar për të. 🤍

Terapia nuk është një zgjidhje magjike dhe as një bisedë e thjeshtë, por është një proces bashkëpunimi, ku mëson të kuptosh mendimet, emocionet dhe sjelljet e tua dhe ndërton mjete që të shërbejnë gjatë gjithë jetës.

Nuk ka nevojë të presësh që gjërat të bëhen shumë të rënda, mjafton dëshira për ta njohur veten më mirë.

Nga jashtë duket gjithçka në rregull, por brenda je në alarm. 🤍Ankthi me funksionim të lartë nuk duket si panik. Ai duke...
27/10/2026

Nga jashtë duket gjithçka në rregull, por brenda je në alarm. 🤍

Ankthi me funksionim të lartë nuk duket si panik. Ai duket si punë e shkëlqyer dhe mendje që nuk fiket. Rrëshqit për shenjat dhe për 4 hapa nga terapia konjitive-sjellore.

Ruaje dhe dërgoja dikujt që “i mban të gjitha”. Nëse e gjen veten këtu, nuk duhet ta përballosh vetëm. 🤍

🔬 Nga praktika klinike te kërkimi shkencor. Nga Shqipëria në EABCT 2026.Psikoterapia e bazuar në evidencë kërkon jo vetë...
21/09/2026

🔬 Nga praktika klinike te kërkimi shkencor. Nga Shqipëria në EABCT 2026.

Psikoterapia e bazuar në evidencë kërkon jo vetëm praktikë klinike, por edhe kërkim që merr në konsideratë kontekstin ku ajo praktikë zhvillohet.

Në kuadër të EABCT 2026 në Bruksel, ekipi i ICBT përfaqësuar nga Alteo Kasaj prezantoi kërkimin mbi përvojën e depresionit dhe proceset psikologjike që lidhen me të, duke sjellë në vëmendje rëndësinë e zhvillimit të mëtejshëm të kërkimit psikologjik në kontekstin shqiptar.

Ky prezantim përfaqëson një tjetër hap në përpjekjen për të ndërtuar një bazë më të qëndrueshme kërkimore për psikoterapinë në Shqipëri dhe për të kontribuar në dialogun ndërkombëtar mbi CBT.

🇦🇱 Kërkimi shqiptar meriton të dëgjohet.

📍 EABCT 2026, Brussels
🧠 Institute of Cognitive Behavioral Therapy

Eleana Naci · Alteo Kasaj · Vilma Ruci · Anastasia Ristani · Joana Burxi · Stefania Naci

🧬 Trauma nuk fillon gjithmonë me ne, por mund të përfundojë me ne.Plagët emocionale, frika, heshtja dhe mënyrat e mbijet...
11/09/2026

🧬 Trauma nuk fillon gjithmonë me ne, por mund të përfundojë me ne.

Plagët emocionale, frika, heshtja dhe mënyrat e mbijetesës mund të kalojnë nga një brez te tjetri, shpesh pa u kuptuar. Trauma ndërbreznore mund të ndikojë në mënyrën si duam, si reagojmë dhe si ndërtojmë marrëdhënie.

Gjithsesi, ka shpresë. 💙
Duke e njohur të kaluarën, duke kuptuar veten dhe duke kërkuar ndihmë, mund të ndërpresim ciklin.

✨ Shërimi yt mund të jetë fillimi i një historie më të shëndetshme për brezat që vijnë.

Mos hezitoni te na kontaktoni, për më shume informacion :

📩 [email protected]
📲 +355 69 299 4973

Jo çdo mësues është psikolog, por çdo mësues mund të bëhet një mbështetje e rëndësishme për shëndetin mendor të nxënësve...
31/08/2026

Jo çdo mësues është psikolog, por çdo mësues mund të bëhet një mbështetje e rëndësishme për shëndetin mendor të nxënësve.

Të kuptosh emocionet, të dallosh ndryshimet në sjellje dhe të dish kur një fëmijë ka nevojë për ndihmë, mund të bëjë një ndryshim të madh. 💙

Sepse një mësues i informuar është një mësues më empatik, më i vëmendshëm dhe më i përgatitur për të ndihmuar.

🎓 Investimi në edukimin mbi shëndetin mendor është investim në mirëqenien e fëmijëve.

📩 Kontakto ICBT për të mësuar më shumë.

Shëndeti mendor nuk duhet të jetë një temë për të cilën flasim vetëm kur gjithçka bëhet e vështirë. 🧠💙Të kujdesesh për v...
28/08/2026

Shëndeti mendor nuk duhet të jetë një temë për të cilën flasim vetëm kur gjithçka bëhet e vështirë. 🧠💙

Të kujdesesh për veten, të kërkosh ndihmë dhe të flasësh hapur për atë që po përjeton duhet të jetë pjesë e kulturës sonë të punës.

Një ambient i shëndetshëm pune fillon duke i dhënë rëndësi edhe mirëqenies emocionale të njerëzve. 🤝

📩 Mos prit derisa të mos mundesh më, por kontakto ICBT.

🧠 Vështirësia në përqendrim nuk do të thotë automatikisht ADHD.Mungesa e vëmendjes mund të shfaqet te ADHD, depresioni, ...
24/08/2026

🧠 Vështirësia në përqendrim nuk do të thotë automatikisht ADHD.

Mungesa e vëmendjes mund të shfaqet te ADHD, depresioni, por edhe në gjendje të tjera psikologjike. Ajo që bën diferencën është historia, kohëzgjatja dhe mënyra si shfaqen simptomat.

Mos u mjafto me një simptomë. Kupto shkakun.

🤍 Në ICBT, të ndihmojmë ta kuptosh më qartë atë që po përjeton, përmes vlerësimit profesional.

📩 Na kontakto për një konsultë.

Nuk duhet t’i përballosh sfidat e ankthit, stresit apo pagjumësisë vetëm. 🤍Nëse mendja nuk të qetësohet dhe sistemi yt n...
25/07/2026

Nuk duhet t’i përballosh sfidat e ankthit, stresit apo pagjumësisë vetëm. 🤍

Nëse mendja nuk të qetësohet dhe sistemi yt nervor duket gjithmonë në alarm, ekziston një rrugë drejt ekuilibrit. Në ICBT, të ndihmojmë të kuptosh shkaqet dhe të ndërtosh strategji efektive që të ndihesh më i/e qetë dhe të rifitosh mirëqenien.

📩 Na kontakto për të hedhur hapin e parë drejt një jete më të qetë.

Për më shumë informacion na kontaktoni:

📩 [email protected]
📲 +355 69 299 4973

Mirëqenia Psikologji

Çdo fëmijë ka potencialin e tij, ne jemi këtu për ta zbuluar. 💜Testi Leiter-3 është një vlerësim modern i inteligjencës,...
22/07/2026

Çdo fëmijë ka potencialin e tij, ne jemi këtu për ta zbuluar. 💜

Testi Leiter-3 është një vlerësim modern i inteligjencës, i përshtatshëm edhe për fëmijët që kanë vështirësi në komunikimin verbal. Ai ndihmon në identifikimin e aftësive njohëse dhe ofron një bazë të qartë për mbështetjen e zhvillimit të tyre.

Në ICBT, vlerësimi kryhet nga psikologë të trajnuar sipas standardeve ndërkombëtare, ndërsa pas testimit ju pajiseni me një raport profesional dhe rekomandime të personalizuara.

📩 Na kontaktoni për më shumë informacione ose për të rezervuar një vlerësim inteligjence.

U përmbyll me sukses trajnimi CBT for Change, i zhvilluar në kuadër të projektit “Nga Krimi te Komuniteti: Ndërgjegjësim...
10/07/2026

U përmbyll me sukses trajnimi CBT for Change, i zhvilluar në kuadër të projektit “Nga Krimi te Komuniteti: Ndërgjegjësimi i të Rinjve dhe Promovimi i Ripërdorimit Social të Pasurive të Sekuestruara”.

Në ditën e tretë dhe përmbyllëse, lektoret Joana Burxi dhe Anastasia Ristani udhëhoqën sesionin “Planifikimi i Rehabilitimit dhe Reduktimi i Recidivizmit”, me fokus në zbatimin institucional të ndërhyrjeve të bazuara në CBT. Pjesëmarrësit punuan mbi vlerësimin e rrezikut, hartimin e planeve individuale të rehabilitimit, strategjitë e riintegrimit social, monitorimin e progresit dhe ndërtimin e protokolleve të brendshme, duke finalizuar trajnimin me zhvillimin e mini-planeve konkrete për institucionet e tyre.

Ky sesion u pasurua edhe nga kontributi praktik i Alteo Kasaj dhe Vilma Ruci, të cilët asistuan pjesëmarrësit gjatë ushtrimeve dhe diskutimeve praktike.

Një falënderim i veçantë shkon për Risena Xhaja, Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) dhe Fondacionin Joscelyn, për besimin dhe mbështetjen në realizimin e këtij programi.

Mirënjohje edhe për Dr. Ariel Çomo për mbështetjen e vazhdueshme gjatë gjithë procesit, si dhe për Eleana Naçi, në rolin e Drejtueses Klinike për vizionin profesional dhe udhëheqjen e këtij trajnimi.

Faleminderit të gjithë profesionistëve pjesëmarrës për angazhimin, reflektimin dhe energjinë që sollën në këto tre ditë intensive. Besojmë se njohuritë dhe aftësitë e fituara do të shndërrohen në ndërhyrje më efektive dhe një ndikim pozitiv në rehabilitimin dhe riintegrimin social.

✨ Ky është vetëm fillimi. Së shpejti do të vijmë me iniciativa, trajnime dhe bashkëpunime të reja për të vijuar ndërtimin e kapaciteteve profesionale dhe promovimin e praktikave të bazuara në evidencë.

Address

Rruga Abdyl Frashëri, Pallati 9, Hyrja 10, Ap./14
Tirana
1019

Opening Hours

Monday 09:00 - 20:00
Tuesday 09:00 - 20:00
Wednesday 09:00 - 20:00
Thursday 09:00 - 20:00
Friday 21:00 - 20:00
Saturday 09:00 - 14:00

Telephone

+355692994973

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ICBT posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to ICBT:

Shortcuts

Sponsored

Share

Category

Nearby clinics