Physio Rheuma

Physio Rheuma Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Physio Rheuma, Physical therapist, Pristina.

Kjo faqe synon të ofrojë këshilla profesionale, të bazuara në shkencë, në fushën e fizioterapisë reumatologjike, me qëllim përmirësimin e mirëqenies fizike dhe cilësisë së jetës për personat me sëmundje reumatike dhe muskulo-skeletale në Kosovë.

💜 10 Maji – Dita Botërore e LupusitLupusi është një sëmundje autoimune që prek miliona njerëz në mbarë botën.Në këtë dit...
11/05/2026

💜 10 Maji – Dita Botërore e Lupusit

Lupusi është një sëmundje autoimune që prek miliona njerëz në mbarë botën.

Në këtë ditë i bashkohemi ndërgjegjësimit dhe mbështetjes për çdo person që jeton me lupus.

Nuk je vetëm. 💜

Muaji Maj - Muaji i Spondiloartritit 💚• 1 në 100 amerikanë kanë spondiloartrit.• 1 në 4 pacientë detyrohen të ndryshojnë...
06/05/2026

Muaji Maj - Muaji i Spondiloartritit 💚

• 1 në 100 amerikanë kanë spondiloartrit.
• 1 në 4 pacientë detyrohen të ndryshojnë karrierën për shkak të spondiloartritit.
• Mosha tipike e shfaqjes së sëmundjes është 17–45 vjeç.

May is Spondyloarthritis Awareness Month. Observed annually, Spondyloarthritis Awareness Month is a critical opportunity to raise awareness of the disease within both the medical community and the general public.

Dita Botërore e Spondilitit Ankilozant 💚🦴Sot shënohet Dita Botërore e Spondilitit Ankilozant (World AS Day) 🌍 – një sëmu...
02/05/2026

Dita Botërore e Spondilitit Ankilozant 💚🦴

Sot shënohet Dita Botërore e Spondilitit Ankilozant (World AS Day) 🌍 – një sëmundje reumatike inflamatore që shpesh lidhet vetëm me dhimbjen e shpinës, por është shumë më tepër se kaq.

Inflamacioni nuk prek vetëm nyjet e shtyllës kurrizore 🦴, por mund të ndikojë edhe në organe të tjera si zorret, sytë 👁️ dhe madje edhe në shëndetin mendor 🧠.

Këtë vit, mesazhi është i qartë: nuk është vetëm dhimbje shpine

Le të shfrytëzojmë këtë ditë për më shumë ndërgjegjësim, mirëkuptim dhe mbështetje për njëri-tjetrin.

Nuk je vetëm 💚✨
💬Ndaj me ne përvojën tënde!

29/04/2026

Me rastin e Ditës Botërore të Spondilitit Ankilozant (2 maji), po vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin se spondiloartriti aksial (axial SpA) nuk është vetëm dhimbje shpine, por një gjendje kronike inflamatore që mund të prekë edhe pjesë të tjera të trupit.

Rreth 1/4 e pacientëve me axial SpA do të përjetojnë një episod të uveitit në një moment gjatë jetës së tyre. Ky është një problem i syrit i shkaktuar nga inflamacioni në pjesën e përparme të syrit, midis kornesë dhe thjerrëzës.

Për më shumë informacione, ndiqni Physio Rheuma!

28/04/2026

E shtuna e parë e çdo maji eshtë Dita Botërore e Spondiloartritit Aksial. Gjatë kësaj jave do të ndajmë me ju mё shumë informacion rreth kesaj sëmundjeje.

Kete vit po rrisim ndergjegjesimin se spondiloartriti aksial (axial SpA) nuk eshtë vetëm dhimbje shpine.

Dihet se rreth 7% e personave me axial SpA zhvillojnë gjithashtu semundje inflamatore te zorrëve.

Për më shumë informacion, ndiqni Physio Rheuma!


💪 Çka është mioziti?Mioziti është një term “ombrellë” që përfshin disa sëmundje autoimune që shkaktojnë inflamacion të m...
03/04/2026

💪 Çka është mioziti?

Mioziti është një term “ombrellë” që përfshin disa sëmundje autoimune që shkaktojnë inflamacion të muskujve.

🔍 Format kryesore përfshijnë:
• Dermatomioziti
• Polimioziti
• Sindroma antisintetazë
• Miopatia nekrotizuese imune

⚠️ Shenjat që nuk duhen neglizhuar:
• Dobësi në krahë dhe këmbë
• Vështirësi për t’u ngritur ose për të ecur
• Dhimbje muskujsh
• Lodhje e vazhdueshme

🩺 Trajtimi i miozitit është shpesh kompleks dhe mund të përfshijë:
• Fizioterapi
• Kortikosteroide
• DMARD (ilaçe që modifikojnë sëmundjen)
• Medikamente intravenoze (imunosupresantë ose imunoglobulina)

📢 Kujdesu për shëndetin tënd dhe mos i injoro simptomat!

💚 Nuk je vetëm!

💚 Marsi – Muaji i Ndërgjegjësimit për Sëmundjet AutoimuneSëmundjet autoimune ndodhin kur sistemi imunitar sulmon gabimis...
15/03/2026

💚 Marsi – Muaji i Ndërgjegjësimit për Sëmundjet Autoimune

Sëmundjet autoimune ndodhin kur sistemi imunitar sulmon gabimisht indet e veta të trupit. Një pjesë e rëndësishme e tyre janë sëmundjet reumatike, të cilat prekin nyjet, muskujt dhe indet lidhëse.

⚠️ Simptomat më të zakonshme:
• Dhimbje dhe ënjtje në nyje
• Ngurtësi, veçanërisht në mëngjes
• Lodhje e vazhdueshme
• Vështirësi në lëvizje

🔎 Diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi i duhur mund të ndihmojnë në kontrollin e sëmundjes dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

📢 Le të rrisim ndërgjegjësimin dhe të mbështesim personat që jetojnë me sëmundje autoimune. 💚

Dita Ndërkombëtare e Përdoruesve të KarrocaveEULAR: ♿ “Lëvizshmëria dhe qasja janë thelbësore për personat që jetojnë me...
01/03/2026

Dita Ndërkombëtare e Përdoruesve të Karrocave

EULAR: ♿ “Lëvizshmëria dhe qasja janë thelbësore për personat që jetojnë me sëmundje reumatike dhe muskuloskeletore.

Karrocat dhe paisjet tjera ndihmëse janë më shumë se pajisje - ato përfaqësojnë pavarësi, dinjitet, autonomi dhe përfshirje.

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocave, le të avokojmë për qasje të barabartë në këto paisje dhe për mjedise pa barriera, duke përmirësuar cilësinë e jetës për të gjithë.”

♿ Mobility and accessibility are essential for people living with rheumatic and musculoskeletal diseases.

Wheelchairs and other assistive technologies are more than devices — they represent independence, dignity, autonomy, and inclusion.

Today, on , let's advocate for equitable access to these technologies and barrier-free environments, improving quality of life for all.

Address

Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Physio Rheuma posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share