Handikos Ferizaj

Call Directions Website Contact the practice

Handikos Ferizaj Qendra e Rehabilitimit Bazuar në Bashkësi

📢
11/11/2026

📢

superpuna është platformë punësimi e krijuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në kuadër të skemës së Punësimit të Garantuar për të Rinjtë, e cila do të lehtësojë qasjen e të rinjve në tregun e punës dhe do të ndihmojë bizneset në angazhimin e punëtorëve të rinj.

Sot zhvilluam takimin e radhës me grupin avokues të prindërve “Zëri Ynë”, ku diskutuam për sfidat me të cilat përballen ...
05/11/2026

Sot zhvilluam takimin e radhës me grupin avokues të prindërve “Zëri Ynë”, ku diskutuam për sfidat me të cilat përballen fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre.

Fokusi i takimit ishte te qasja në shërbime cilësore, përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në arsim, mbështetja institucionale dhe pjesëmarrja aktive e prindërve në proceset vendimmarrëse.

Gjithashtu, diskutuam për angazhimin e përfaqësuesve të grupit në diskutimet publike me institucionet përgjegjëse, si dhe për hapat e ardhshëm në adresimin e kërkesave dhe shqetësimeve të prindërve.

Përmes grupit “Zëri Ynë”, Handikos Ferizaj synon që prindërit të mos jenë vetëm përfitues të shërbimeve, por pjesëmarrës aktivë në avokimin për të drejtat dhe nevojat e fëmijëve të tyre.

Ky aktivitet përkrahet nga programi “EJA Kosovë” i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia.

KCSF

📢 SHPALLJE PËR VEND PUNE – PUNËTOR/E SOCIAL/EHandikos Ferizaj shpall konkurs për pozitën Punëtor/e Social/e, për angazhi...
04/11/2026

📢 SHPALLJE PËR VEND PUNE – PUNËTOR/E SOCIAL/E

Handikos Ferizaj shpall konkurs për pozitën Punëtor/e Social/e, për angazhim në mbështetjen e fëmijëve dhe të rriturve me aftësi të kufizuara. Ftojmë të gjithë kandidatët e interesuar që i plotësojnë kriteret të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e ekipit tonë, duke kontribuar në fuqizimin, përfshirjen sociale dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së personave me aftësi të kufizuara.

📌 Për më shumë informata rreth kritereve dhe mënyrës së aplikimit, ju lutemi konsultoni shpalljen e konkursit.

Linku: https://superpuna.rks-gov.net/employer/jobs/punetor-e-social-e-3

superpuna është platformë punësimi e krijuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në kuadër të skemës së Punësimit të Garantuar për të Rinjtë, e cila do të lehtësojë qasjen e të rinjve në tregun e punës dhe do të ndihmojë bizneset në angazhimin e punëtorëve të rinj.

30/10/2026

🎨 Ide, lojëra dhe shumë buzëqeshje!

Aktivitetet grupore janë momente të veçanta ku fëmijët takohen, ndajnë ide dhe zbulojnë gjëra të reja së bashku. Përmes lojërave interaktive, punimeve kreative dhe aktiviteteve argëtuese, ata zhvillojnë aftësitë e tyre, mësojnë të bashkëpunojnë dhe krijojnë përvoja të bukura me njëri-tjetrin.

Me përkushtimin e edukatores speciale Marijela Terzijaj, çdo takim shndërrohet në një hapësirë ku kreativiteti merr jetë, miqësitë forcohen dhe secila buzëqeshje ka rëndësinë e vet. 🌈💛
marijelaterzijaj

30/10/2026

🎨 Bashkë krijojmë, argëtohemi dhe mësojmë!

Të rinjtë e Handikos Ferizaj sjellin ide, energji dhe kreativitet në çdo aktivitet grupor. Përmes lojërave, punimeve dhe bashkëbisedimit, ata shprehin veten, ndihmojnë njëri-tjetrin dhe forcojnë miqësitë.

Nën udhëheqjen e psikologes klinike Blerta Reka, çdo takim është një mundësi për të zhvilluar aftësi, për të fituar më shumë besim në vete dhe për të kaluar çaste të bukura së bashku. 💛

Sot zhvilluam një takim me drejtorin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Gazmend Bytyqi, si dhe me koordinatori...
30/10/2026

Sot zhvilluam një takim me drejtorin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Gazmend Bytyqi, si dhe me koordinatorin e kësaj drejtorie, z. Lorik Hashani.

Gjatë takimit diskutuam mundësitë e bashkëpunimit dhe iniciativat e përbashkëta në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.

Gjithashtu, patëm kënaqësinë të jemi pjesë e aktivitetit grupor, të mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport - Ferizaj.

29/10/2026
🌿 Shërbime që mbështesin zhvillimin dhe krijojnë mundësi!Në Handikos Ferizaj ofrohen shërbime të logopedisë, psikologjis...
29/10/2026

🌿 Shërbime që mbështesin zhvillimin dhe krijojnë mundësi!

Në Handikos Ferizaj ofrohen shërbime të logopedisë, psikologjisë, edukimit joformal dhe fizioterapisë, të dedikuara për mbështetjen e zhvillimit, mirëqenies dhe pavarësisë së personave me aftësi të kufizuara. Përmes qasjes profesionale dhe punës individuale, synojmë që secili përfitues të ketë mbështetjen e nevojshme për të zhvilluar potencialin dhe aftësitë e tij.

Falënderojmë terapistet tona Blerta Reka, Albesë Dervishi, Rrezarta Saliu, Vlera Sadiku, Lira Hajrullahu, Medina Murati dhe Marijela Terzijaj-Ferizi, për profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm në ofrimin e këtyre shërbimeve.

Këto shërbime mbështeten nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, duke kontribuar në ofrimin e vazhdueshëm të shërbimeve profesionale për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Çdo përparim ka rëndësi, çdo përpjekje vlen dhe çdo person meriton mundësi të barabarta për zhvillim.

Asnjë grua nuk duhet të humbasë jetën si pasojë e neglizhencës. Çdo thirrje për ndihmë duhet të merret seriozisht dhe çd...
29/10/2026

Asnjë grua nuk duhet të humbasë jetën si pasojë e neglizhencës. Çdo thirrje për ndihmë duhet të merret seriozisht dhe çdo grua duhet të ketë të drejtën të jetojë e sigurt.

Handikos Ferizaj iu bashkua protestës së organizuar kundër dhunës dhe vrasjes së grave, duke kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe për të gjitha gratë.

📢
26/10/2026

📢

Dështimi për të mbrojtur një nënë është edhe dështim për të mbrojtur fëmijën e saj!

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF shpreh tronditjen dhe indinjatën e thellë për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë, një nëne që kërkoi mbrojtje nga institucionet, luftoi për të drejtat e saj dhe për të qenë pranë fëmijës së saj.

Arlinda kërkoi ndihmë, denoncoi dhunën dhe bëri përpjekje të vazhdueshme për të siguruar përkujdesjen ndaj fëmijës së saj. Ajo iu drejtua institucioneve që kishin detyrimin ta mbronin. Megjithatë, sot ajo nuk jeton më dhe një fëmijë ka mbetur pa nënën e tij.
Është e papranueshme që një nënë, në përpjekje për të mbrojtur veten dhe për të qenë pranë fëmijës së saj, të përballet me pengesa, pasiguri dhe në fund të humbasë jetën.

Megjithëse Gjykata kishte marrë vendim që kujdesi për fëmijën t’i besohej Arlindës, ajo po pengohej në ushtrimin e të drejtave të saj si nënë dhe në të drejtën për të qenë pranë fëmijës së saj. Pengimi i ushtrimit të kësaj të drejte cenon të drejtat e fëmijës dhe kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse.
Institucionet kanë detyrim të garantojnë zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe mbrojtjen efektive të të drejtave të fëmijës dhe të prindit.

Kjo ngjarje ngre shqetësime jashtëzakonisht serioze për funksionimin e mekanizmave institucionalë të mbrojtjes, përfshirë Policinë, Prokurorinë, Gjykatën dhe Qendrën për Punë Sociale. Dhuna ndaj grave është edhe çështje e sigurisë, mirëqenies dhe të drejtave të fëmijëve.

KOMF kërkon:

- Hetim të menjëhershëm, të pavarur dhe të plotë të të gjitha rrethanave të rastit, përfshirë veprimet dhe mosveprimet e institucioneve përgjegjëse.
- Llogaridhënie institucionale dhe individuale për çdo shkelje apo neglizhencë të konstatuar.
- Mbrojtje të menjëhershme, mbështetje psikologjike dhe përkujdesje të sigurt për fëmijën duke garantuar interesin e tij më të mirë dhe privatësinë.
- Fuqizimin e mekanizmave të mbrojtjes së grave dhe fëmijëve nga dhuna, përmes reagimit të koordinuar, vlerësimit të rrezikut, ofrimit të shërbimeve dhe zbatimit efektiv të vendimeve gjyqësore.

Ky rast nuk duhet të mbyllet me deklarata ngushëllimi. Kërkojmë zbardhje të plotë, përgjegjësi konkrete dhe mbrojtje të qëndrueshme për fëmijën. Dhimbja e kësaj familjeje nuk mund të mbetet pa përgjigje institucionale.

Address

Ferizaj Rr. Zenun Beqa, Objekti Fitorja I Ferizaj
Ferizaj
70000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38349945102

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Handikos Ferizaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Handikos Ferizaj:

Share

Nearby clinics