Rreze Dielli

Rreze Dielli Shërbime Psikologjike

11/08/2026

Të mësosh do të thotë edhe të gabosh.

Përmes këtij aktiviteti, fëmija ushtron renditjen, organizimin dhe orientimin në hapësirë, duke u përgatitur gradualisht për të kuptuar renditjen në rresht – një bazë e rëndësishme për punën e mëvonshme me numra dhe shkronja. 🔢🔤

Por po aq i rëndësishëm sa vetë aktiviteti është edhe procesi emocional i të mësuarit.
Kur fëmija gabon, nuk nxitojmë ta korrigjojmë me kritikë dhe as nuk ia përfundojmë detyrën. E udhëzojmë, e inkurajojmë dhe i japim mundësinë të provojë përsëri.
💬 “Nuk ka problem që gabove.”
💬 “Provoje edhe një herë.”
💬 “Jam këtu për të të ndihmuar.”
Në këtë mënyrë, fëmija mëson se gabimi nuk është dështim, por pjesë normale e të mësuarit. Ai zhvillon gradualisht vetëbesimin, këmbënguljen, durimin dhe tolerancën ndaj frustrimit.

Qëllimi ynë nuk është që fëmija të mos gabojë, por që të mos ketë frikë të provojë përsëri kur gabon.
Sepse pas çdo “nuk ia dola”, duam që fëmija të mësojë të thotë:
“Do ta provoj përsëri.”

☀️ Qendra Psikologjike Rreze Dielli

  GabimiEshtePjeseEMesimit VetebesimiIFemijes Renditja Numrat Shkronjat AftesiKognitive Perqendrim Femije  MbeshtetjePerFemijet

09/08/2026

Kur loja bëhet pjesë e zhvillimit… 🌈

Vendosja e rruazave të vogla një nga një duket si një aktivitet i thjeshtë, por për fëmijën është një ushtrim që kërkon vëmendje, përqendrim, durim dhe koordinim.

Përmes këtij aktiviteti fëmija:
•ushtron motorikën e imët dhe koordinimin sy–dorë
• zhvillon vëmendjen dhe përqendrimin
• mëson të ndjekë një model dhe rend të caktuar
•stimulon perceptimin vizual dhe orientimin hapësinor
•ushtron durimin dhe përfundimin e detyrës së nisur
•përjeton kënaqësinë dhe vetëbesimin që vjen kur sheh punën e përfunduar.

🌱 Në Qendrën Psikologjike Rreze Dielli, aktivitetet përzgjidhen me qëllim që fëmija të mësojë, të zhvillojë aftësitë dhe njëkohësisht të kënaqet gjatë procesit.
☀️ Sepse përmes lojës, ndërtojmë aftësi për jetën.

     

📚 Kur fëmija ka vështirësi t'i mbajë mend shkronjat dyshe...Jo çdo fëmijë mëson në të njëjtën mënyrë.Për disa, letra dhe...
07/08/2026

📚 Kur fëmija ka vështirësi t'i mbajë mend shkronjat dyshe...

Jo çdo fëmijë mëson në të njëjtën mënyrë.
Për disa, letra dhe lapsi nuk mjaftojnë. Kur të nxënit shoqërohet me lojë dhe përvoja praktike, shkronjat bëhen më të lehta për t'u kuptuar, mbajtur mend dhe përdorur.

✨ Në këtë aktivitet, fëmija:
✔️ Vëzhgon modelin e shkronjës dyshe.
✔️ E shkruan në një sipërfaqe sensoriale (miell ose rërë).
✔️ Aktivizon shikimin, prekjen dhe lëvizjen njëkohësisht.
✔️ Zhvillon kujtesën vizuale dhe motorike.
✔️ Mëson në një atmosferë të këndshme, pa presion.

🧠 Kur në procesin e të nxënit përfshihen disa shqisa njëkohësisht, informacioni përvetësohet më lehtë dhe mbahet mend për një kohë më të gjatë.

🎯 Qëllimi:
Të ndihmojmë fëmijën të njohë, të dallojë dhe të mbajë mend më lehtë shkronjat dyshe, duke zhvilluar kujtesën, vëmendjen dhe vetëbesimin përmes aktiviteteve multisensoriale.

📍 Qendra Psikologjike Rreze Dielli
🌞 Sepse çdo fëmijë mëson ndryshe – ne gjejmë mënyrën që i përshtatet atij.

03/08/2026
30/07/2026

☀️ Pushimet verore janë për t'u shijuar... por edhe për të mos humbur ritmin e zhvillimit.

Edhe gjatë pushimeve, fëmijët kanë nevojë të vazhdojnë të ushtrojnë:
🎯 Përqendrimin
🧩 Vëmendjen
✋ Motorikën fine
💡 Kreativitetin
🤝 Bashkëpunimin dhe durimin

Përmes aktiviteteve të strukturuara dhe argëtuese, fëmijët mësojnë, zhvillohen dhe përgatiten gradualisht për rikthimin në shkollë.

📢 Regjistrimet kanë filluar!

🌞 Qendra Psikologjike Rreze Dielli

📞 Na kontaktoni për të rezervuar vendin e fëmijës tuaj.
☎️ 044 666 780

PushimeVerore

👵🤍 Gjyshe e dashur… dashuria jote është e pazëvendësueshme, por edhe kufijtë janë dhuratë!Të jesh gjyshe është një bekim...
26/07/2026

👵🤍 Gjyshe e dashur… dashuria jote është e pazëvendësueshme, por edhe kufijtë janë dhuratë!

Të jesh gjyshe është një bekim – përkëdhelje, kujdes dhe zemër e madhe pa fund. Por, ndonjëherë, nga shumë dashuri… harrojmë rëndësinë e disiplinës.

🌱 Fëmijët kanë nevojë për:
🔸️ Dashuri dhe siguri emocionale
🔸️ Rregulla të qarta dhe të qëndrueshme
🔸️Konsistencë nga të gjithë të rriturit rreth tyre

💡 Kur gjyshja thotë “po” për çdo gjë, ndërsa prindi thotë “jo”, fëmija ngatërrohet dhe mëson të shmangë rregullat.

🤝 Balanca është çelësi:
• Përqafo fort, por vendos kufij
• Jep ëmbëlsi, por mos prish rregullat e prindërve
• Mbështet, jo zëvendëso rolin e prindit

🌼 Fëmijët rriten më të sigurt kur dashuria dhe disiplina ecin bashkë.

Sepse gjyshja më e mirë nuk është ajo që thotë gjithmonë “po”… por ajo që ndihmon fëmijën të rritet i lumtur DHE i edukuar. 💛

 

Kur të gjithë mbështeten tek ti, kush të mbështet ty?Shumë nëna përballen me ngarkesa emocionale të heshtura, ndërsa vëm...
24/06/2026

Kur të gjithë mbështeten tek ti, kush të mbështet ty?

Shumë nëna përballen me ngarkesa emocionale të heshtura, ndërsa vëmendja e tyre përqendrohet tek nevojat e fëmijës. Por për të mbështetur një fëmijë, edhe nëna ka nevojë të ndihet e dëgjuar, e kuptuar dhe e mbështetur.
Ky program synon:
• Uljen e simptomave post-traumatike
• Elaborimin dhe përpunimin e përvojave traumatike
• Lehtësimin e përballjes me emocionet e dhimbshme
• Ofrimin e mbështetjes, mirëkuptimit dhe empatisë

🌱 Kujdesi për nënën është mirëqenie për fëmijën.

Informacioni i programit:

👩‍👧 Kush ka të drejtë aplikimi?
Nënat e fëmijëve me çrregullime neurozhvillimore.

📍 Ku do të mbahet?
Prishtinë – Qendra “Rreze Dielli”

📅 Kur do të fillojë?
Nga korriku 2026.

👩‍⚕️ Terapistet:
Psikotraumatologe dhe Psikoterapiste EMDR

🤝 Seanca grupore EMDR
5–6 seanca terapeutike.

📌 Vendet janë të kufizuara.
Mos hezitoni të aplikoni.
Ky program do të ofrohet FALAS

👉 Aplikoni përmes linkut në bio:
https://docs.google.com/forms/d/1JGcP2OHUMttfW4PRR_rNcm4sjPO3kvu790jLih7wpCc/prefill

Apo numrave tanë të telefonit:
044 666 780 dhe 045 561 970

          ZhvillimiIFëmijës
23/06/2026

ZhvillimiIFëmijës

Vëzhgojm figurën, gjejm objektin e duhur dhe imitojm personazhin! 😊
19/06/2026

Vëzhgojm figurën, gjejm objektin e duhur dhe imitojm personazhin! 😊


          TerapiPerAdoleshente TerapiPerTeRritur EMDR ABATerapi PrinderimPozitiv VleresimPsikologjik Prishtine Kosove Qe...
09/06/2026

TerapiPerAdoleshente TerapiPerTeRritur EMDR ABATerapi PrinderimPozitiv VleresimPsikologjik Prishtine Kosove QendraRrezeDielli

Address

Rruga Ndue Përlleshi, Prishtinë
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 10:00 - 19:00
Tuesday 10:00 - 19:00
Wednesday 10:00 - 19:00
Thursday 10:00 - 19:00
Friday 10:00 - 19:00
Saturday 10:00 - 19:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Rreze Dielli posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Rreze Dielli:

Shortcuts

Share

Category