09/09/2026
Infeksionet urinare – simptomat dhe rëndësia e trajtimit në kohë
Infeksionet urinare janë ndër infeksionet më të shpeshta dhe mund të prekin fshikëzën urinare, si dhe pjesë të tjera të traktit urinar.
Simptomat më të zakonshme:
• Djegie ose dhimbje gjatë urinimit
• Nevojë e shpeshtë për të urinuar
• Dhimbje ose presion në fund të barkut
• Urinë me erë të fortë
• Ndryshim i ngjyrës së urinës
Simptomat nuk duhet të neglizhohen. Trajtimi në kohë ndihmon në parandalimin e përhapjes së infeksionit dhe komplikimeve, përfshirë edhe prekjen e veshkave.
Nëse simptomat vazhdojnë ose përkeqësohen, rekomandohet konsultë me mjekun për diagnostikim dhe trajtim të duhur.