21/10/2026
Në terapi, përpara se të realizoni programet e detyrat me fëmijën, synoni të krijoni marrëdhënien me të❤️
Pse është kaq e rëndësishme?
🔺Mos nxito drejt objektivave. Fëmija ka nevojë për kohë që të ndihet i sigurt në një ambient të ri.
👀 Ndiq interesat e tij. Vëzhgo çfarë e tërheq dhe hyr në lojën e tij, në vend që t’i imponosh menjëherë aktivitetin tënd.
🤝 Ndiq ritmin e fëmijës. Jo çdo fëmijë është gati të komunikojë, të imitojë apo të bashkëpunojë që në seancën e parë.
🎲 Luaj për të krijuar lidhje, jo vetëm për të mësuar. Loja mund të jetë ura drejt komunikimit dhe angazhimit.
💬 Krijo mundësi komunikimi pa presion. Mos e kthe çdo moment në një kërkesë për të folur, emërtuar apo përsëritur.
🌱 Vlerëso edhe hapat e vegjël. Afrimi, vëmendja e përbashkët, iniciativat spontane dhe pranimi yt në lojë mund të jenë përparime të rëndësishme.
Mos harro: Bashkëpunimi nuk ndërtohet vetëm duke i kërkuar fëmijës të na ndjekë. Ndërtohet edhe duke i treguar se ne jemi të gatshëm ta ndjekim atë.
❤️Para objektivave terapeutikë, ndërto marrëdhënien terapeutike.
Ka teknika specifike si Child-Led Therapy që mbështeten apo “udhëhiqen” nga fëmija⬇️
Child-Led Therapy është një qasje terapeutike në të cilën terapisti ndjek interesat, iniciativat dhe ritmin e fëmijës për të krijuar një marrëdhënie të sigurt dhe për të nxitur komunikimin, ndërveprimin dhe të nxënit përmes lojës. Realizohet hap pas hapi:
🎲 Fëmija zgjedh lodrën ose aktivitetin.
👀 Terapisti vëzhgon dhe ndjek interesat e tij.
🤝 I bashkohet lojës pa e drejtuar apo ndërprerë vazhdimisht.
💬 Krijon mundësi natyrale për komunikim dhe ndërveprim.
🌱 Zgjeron gradualisht lojën dhe aftësitë e fëmijës, duke integruar objektivat terapeutikë.
Por nuk duhet harruar që Child-led therapy nuk do të thotë që fëmija bën çfarë të dëshirojë pa strukturë. Terapisti ka objektiva të qarta, por i përshtat ato me interesat dhe iniciativat e fëmijës. Në të përgjithshmen ajo çfarë rekomandojmë është:
❤️Fillimisht lidhu me fëmijën, pastaj përdore këtë lidhje për të nxitur zhvillimin e tij.